SERBIA GODET PIRATET E PROGRAMEVE TE KOMJUTERAVE

Autoritetet po punojne ne bashkepunim me kompanine e madhe te programeve te kompjuterave Microsoft per ti dhene fund nje tregtie te demshme dhe te paligjeshme.

SERBIA GODET PIRATET E PROGRAMEVE TE KOMJUTERAVE

Autoritetet po punojne ne bashkepunim me kompanine e madhe te programeve te kompjuterave Microsoft per ti dhene fund nje tregtie te demshme dhe te paligjeshme.

Tuesday, 6 September, 2005

Dyqani i Zoranit, i cili merret me programe kompjuterash, si edhe shume te tjere ne Beograd po mbyllen.


Ne raftet e tij ndodhen ende disa lojra elektronike pirate dhe DVD te cilat dikur shiteshin me cmime te ulta.


Inventari i dyqanit te tij permban cdo gje, nga sistemi i operimit me i shtrenjte Microsoft Windows per kompjutera, deri tek filmat me te rinj dhe me te sukseseshem, te cilat mund te bliheshin me cmime deri ne dy euro e gjysem.


Por nje ligj i ri, i miratuar ne fillim te muajit te kaluar, po i jep fund tregtise fitimprurese te mallrave te fallsifikuara.


Pronari i dyqanit tund koken me keqardhje ndersa heq nga vitrina shenjen "Ulje Cmimesh" dhe pergatitet te mbledhe mallin per here te fundit perpara se te mbylle dyqanin. "Megjithese ligji i ri per te drejten e autorit nuk po zbatohet me rigorozitet per momentin, po behet gjithnje e me e veshtire te jesh ne kete tregti," thote ai.


"Asnjehere nuk je i sigurte sepse policia mund te vije dhe te konfiskoje mallin dhe te akuzoje per veprime te paligjeshme. Jam lodhur duke iu fshehur policise - ky eshte fundi".


Zoran i cili nuk deshiron te jape emrin e tij te plote, eshte vetem nje prej tregtareve te shumte ne kete fushe te cilet po mbyllin bizneset e tyre. Ne te gjithe qytetin dyqane te tilla po mbyllen dhe ne gazetat e Beogradit nuk mund te gjesh me reklama per shitjen e programeve te lira te kompjuterit.


Serbia ka qene prej kohesh nje qender nderkombetare e piraterise teknologjike - dhe autoritetet kane nje detyre te veshtire perpara nese jane vertet te vendosur te crrenjosin nje here e mire kete lloj tregtie te paligjeshme.


"Shume nga koleget e mi do te vazhdojne te shesin disqe pirate nga makinat e tyre - dhe sapo te shohin afrimin e policise do te largohen," thote Zoran.


Tregtia e paligjeshme ka lulezuar ne Serbi prej me teper se nje decade, e inkurajuar nga izolimi nderkombetar ne te cilen vendi eshte gjendur deri ne rrezimin e Sllobodan Millosheviq ne Tetor te vitit 2000.


Tani autoritetet kane vendosur te veprojne. Cdo pronar dyqani apo shites ambulant i cili kapet duke shitur mallra pirate do te denohet ashper me gjobe deri ne burgim dhe do ti konfiskohet malli i kapur.


Nje pike e rendesishme ne luften kunder piraterise ka qene nenshkrimi i nje kontrate per partneritet strategjik te Serbise me Microsoft ne vitin 2001, pas nje takimi te kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq me pronarin e korporates gjigande Bill Gates.


Menjehere pas kesaj ne Beograd eshte hapur nje zyre perfaqesimi e Microsoft, e perbere nga nje ekip i shoqates nderkombetare te biznesit te prodhuesve te programeve per mbrojtjen e pronesise intelektuale, BSA.


Zyra e Microsoft me pas ka filluar veprimtarine per legalizimin e programeve te paligjeshme te cilat ekzistojne ne Serbi - me kushte te cilat mund te pranoheshin nga njerezit.


Nebojsha Momcilloviq, nje ekspert i Microsoft pergjegjes per luften ndaj piraterise se kompjutereve ne Beograd, ka thene per IWPR se rreth 80 perqind e te gjitha programeve ne Serbi jane pirate, krahasuar me rreth 30 perqind ne Bashkimin Europian dhe 20 perqind ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.


"Ne deshirojme te bejme njerezit me te ndergjegjeshem, sepse shumica e tyre as qe e dine qe programet qe perdorin nuk jane te ligjeshme," ka thene ai. "Edhe nese niveli i piratesirse ulet deri ne 60 perqind, do te jete nje nivel i pranueshem".


Duke pasur para sysh nivelin e ulet te fuqise blerese ne Serbi, analistet e Microsoft kane njoftuar nje zgjidhje kompromisi. Gjate tre muajve te fundit te vitit 2002, kompanite private me te pakten dhjete kompjutera mund te kontaktojne korporaten dhe te legalizojne programet qe perdorin duke paguar licensen me keste gjate tre vjeteve te ardheshem.


Aleksander Bojoviq i zyres se Microsoft ne Beograd thote per IWPR se ky propozim eshte pritur me shume interes. "Disa kompani te medha i kane legalizuar tanime programet e tyre, perfshire drejtorine per planifikimin dhe zhvillimin e Beogradit, Mobtel, kompania Serbe e telefonise celulare, dhe Dunav Osiguranje, kompani e sigurimeve," thote ai.


Oferta me e lire permbante legalizimin e disa sistemeve te vjetra operuese per vetem 80 dollare, dhe perdoruesit do te kene mundesi gjithashtu te sigurojne permiresime te programeve falas gjate tre vjeteve te ardheshem.


Megjithate, duke filluar nga muaji i kaluar, keto kushte te favoreshme jane zevendesuar me nje system shume me te ashper. Kompanite e medha me disa dhjetra kompjutera do te synohen ne rradhe te pare gjate dy vjeteve te ardheshem - se bashku me ata te cilet i prodhojne dhe i shesin keto programe pirate.


"Denimet pritet te jene te ashpra dhe mund te perfshijne deri burgimin," ka thene Branislav Andjelkoviq, sekretar i agjensise Serbe per zhvillimin e infromacionit, teknologjise dhe internetit. "Gjate kesaj periudhe, shitesit e vegjel ambulante te cilet shesin programe, apo ata te cilet shesin nepermjet reklamave ne gazeta, do te perballen me konfiskimin e mallit dhe me gjoba te renda.


"Ne fazen e trete dhe perfundimtare, ligji do te perdoret me tere forcen e tij ndaj te gjitha subjekteve, pavaresisht permasave te kompanive dhe numrit te kompjutereve te cilet punojne me programe te parregullta. Gjithashtu do te forcohen edhe masat ndaj shitesve te vegjel".


Ligji i ri pritet te sjelle nje shtim te aktivitetit te policise ne pranvere, kur autoritetet pritet te ndermarrin veprime ndaj atyre te cilet vazhdojne aktivitetin e tyre te paligjshem tregtar ne Beograd.


Nje operacion i policise vitin e kaluar, ne nje magazine ne rrethinat e Zvezdara, ka perfunduar me bllokimin e mallrave pirate me vlere prej disa qindra mijera euro dhe me mbylljen e nje fabrike per prodhimin illegal te kompakt disqeve. Ne kete kontroll te policise u sekuestruan me teper se nje cerek milion kompakt disqe te prodhuara ne menyre te paligjeshme.


Slavisa Stijak eshte nje gazetar i stacionit televiziv, Yu Info.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists