SERBIA E ZEMERUAR NGA PRIVATIZIMI NE KOSOVE

Beogradi thote se plani i OKB-se nuk zgjidh ceshtjen e borxhit te firmave Kosovare.

SERBIA E ZEMERUAR NGA PRIVATIZIMI NE KOSOVE

Beogradi thote se plani i OKB-se nuk zgjidh ceshtjen e borxhit te firmave Kosovare.

Tuesday, 6 September, 2005

Serbia ka protestuar ndaj programit te Kombeve te Bashkuara per privatizimin ne Kosove, duke thene se autoritetet nderkombetare fillimisht duhet te percaktojne se kush eshte pergjegjes per borxhet e krijuara nga firmat ne province.


Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, ka njoftuar gjashte tenderat e pare per shitjen e kompanive ne pronesi te shtetit me 16 Maj. Kompanite te cilat do te shiten jane nje prodhues i rezistencave elektrike, nje miniere mermeri, nje kontraktues inxhinierik, dy prodhues tullash dhe nje prodhues frigoriferesh.


Ne perfundim te procesit te privatizimit pritet te shiten rreth 500 ndermarrje. Tenderi eshte mundesuar nga rregullorja e UNMIK e miratuar me 9 Maj e cila ka ndryshuar menyren e pronesise se tokes nga kompanite publike.


E drejta e tyre e tanishme per te pasur ne perdorim token eshte shnderruar ne te drejten per marrjen me qera te tokes per nje periudhe prej 99 vjetesh e cila me pas mund te transferohet apo te perdoret si nje siguri per kredi. Ky hap ka per qellim ti beje me terheqese kompanite perpara privatizimit.


Administrata e OKB-se thote se shitja e pronave publike eshte shume e rendesishme me qellim qe te ringrihet ekonomia e Kosoves, ku popullsia prej rreth dy milion banore varet kryesisht nga ndihmat e huaja.


Administrata e OKB-se ka krijuar ne Qershor te vitit 2002 Agjensine e Administrimit te Kosoves e cila do te administroje kompanite ne pronesi publike dhe te nise procesin e privatizimit. Ligji per privatizimin eshte miratuar nje muaj me pare.


UNMIK eshte perpjekur te pakesoje problemet burokratike ne lidhje me ceshtjet e pronesise duke deklaruar te pavlefshme shumicen e ligjeve te vendosura pas vitit 1989.


Serbia e ka kritikuar dekretin me te fundit te UNMIK, duke e akuzuar ate se po inkurajon "vjedhjen e tokes ne pronesi shteterore".


Beogradi ende vazhdon te kete sovranitetin mbi Kosoven, dhe ka qene ne bisedime me UNMIK mbi aspektet e ndryshme te se ardhmes se provinces. Diskutimet disa here kane qene te veshtira per shkak te dyshimeve te medha te Serbise mbi cdo levizje e cila mund te kontribuoje ne pavaresine de fakto te Shqiptareve te Kosoves.


Ceshtja e privatizimit komplikohet edhe me teper nga kerkesa e Beogradit qe perpara se kompanite te privatizohen duhet te zgjidhet ceshtja e borxheve qe kane firmat Kosovare ndaj kreditoreve nderkombetare dhe atyre ne Serbi.


Me 15 Maj, zevendes kryeministri Serb Nebojsha Coviq, i cili kryeson Qendren per Koordinimin per ceshtjet e Kosoves ne qeveri, CCK, ka thene ne Keshillin e OSBE-se ne Viene se skema e privatizimit perben nje kercenim per ekonomine e Serbise.


Coviq ka shprehur shqetesim te vecante per faktin qe borxhet te cilat jane akumuluar nga firma te Kosoves do te shlyhen tani nga qeveria Serbe e cila konsiderohet nga kreditoret se ka sovranitetin mbi Kosoven.


"Serbia momentalisht po paguan interes institucioneve financiare nderkombetare per borxhet e Kosoves prej 1.5 miliard dollare Amerikan, ndersa UNMIK nuk pranon as te bisedoje ne lidhje me marrjen persiper te kesaj peshe te rende," ka thene ai ne OSBE.


Ministri i privatizimit Aleksandar Vlahoviq ka theksuar pikpamjen e Beogradit se kreditoret duhet te kene te drejten te kerkojne borxhet te cilat ua kane kompanite ne Kosove perpara privatizimit te tyre. Ne ate menyre Serbia do te clirohet nga cdo detyrim per te ripaguar keto borxhe. Pozicioni i OKB-se ka qene se kjo ceshtje mund te zgjidhet me pas sepse kompanite e privatizuara do te trashegojne jo vetem pronat por edhe borxhet e tyre.


"Serbia tani kerkon nje percaktim te qarte te shumes se kredive te cilat jane dhene ne Kosove, me qellim qe me ne fund Serbia te mos paguaje borxhet e kompanive te Kosoves. Ne presim qe UNMIK te kerkoje publikisht kreditoreve te raportojne kerkesat e tyre. Me pas ne do te konsiderojme privatizimin te rregullt," ka thene Vlahoviq per IWPR.


Simon Haselock, drejtor i informacionit publik ne UNMIK, i ka hedhur poshte akuzat per vjedhjes, duke insistuar se cdo vendim eshte konsultuar ne cdo faze me Beogradin. Ai ka thene se Goran Bogdanoviq, anetari Serb i Agjensise se Administrimit, kishte mbeshtetur rregulloren me te fundit dhe kishte theksuar se ajo i eshte treguar Beogradit dy jave me pare se te miratohej.


Pasi ka kundershtuar planin, Coviq me 17 Maj megjithate u ka kerkuar Serbeve te Kosoves te marrin pjese ne procesin e privatizimit.


Ai ka thene se qeveria e tij do te botonte informacione per investimet e Serbise ne Kosove si edhe per borxhet e kompanive te Kosoves ndaj Serbise, "ne menyre qe UNMIK apo investitoret e huaj te marrin persiper edhe peshen e borxheve te ketyre kompanive".


Analistet e ekonomise presin mosmarreveshje te metejshme ndermjet UNMIK dhe Beogradit kur te diskutohen kerkesat e kompanive Serbe ne kontekstin e privatizimit. Shkaterrimi i shume dokumentave ne konfliktin e vitit 1999 do te thote se nuk ka shume prova dhe informacion te sakte mbi investimet e Serbise ne Kosove.


Haselock ka thene se ndersa ai pranonte faktin qe kompanite Serbe mund te kene investuar ne Kosove, qeveria e Beogradit eshte po ashtu e detyruar te pranoje edhe "shumat te cilat mund te jene nxjerre jashte Kosoves".


Pervec mosmarreveshjeve financiare ndermjet Serbise dhe UNMIK per investimet dhe borxhet, shume eksperte kane frike se vetem procesi i privatizimit nuk do te mjaftoje per te zgjidhur shume nga problemet e Kosoves.


Mirko Stimac, i organizates jo qeveritare G17 Plus me qender ne Beograd, ka thene se mafia do te jete perfituesja kryesore e privatizimit, sepse provinca nuk ka "spastruar ende krimin e organizuar dhe ekonomine e paligjeshme".


"Nje process privatizimi ne keto kushte do te thote vetem legalizim i parave te fituara ne menyra te paligjeshme," ka thene ai. "Kjo do te coje ne probleme me te medha, vecanerisht kur te mblidhen taksat nga pronaret e rinj".


Tatjana Matiq eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Prishtine.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists