SERBIA E NGERTHYER NE LUFTEN POLITIKE

Procesi jetesor i reformave duket se eshte rrezikuar ndjeshem pasi edhe zgjedhjet e dyta presidenciale deklarohen te pavlefshme.

SERBIA E NGERTHYER NE LUFTEN POLITIKE

Procesi jetesor i reformave duket se eshte rrezikuar ndjeshem pasi edhe zgjedhjet e dyta presidenciale deklarohen te pavlefshme.

Deshtimi i raundit me te fundit te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi kercenon te rrezikoje institucionet politike te vendit dhe te paralizoje procesin e reformave.


Tre jave perpara fillimit te vitit te ri te cilin shume analiste e konsiderojne si nje vit deciziv per reformat, Serbia nuk ka ende nje president te ri. Ajo ka gjithashtu nje parlament ne te cilin asnje prej grupimeve kundershtare politike nuk ka nje shumice te forte, dhe nje qeveri e cila ka vendosur mbijetesen e saj perpara ndryshimeve te nevojeshme.


Deshtimi i zgjedhjeve dhe kriza qe ka pasuar eshte pasoje e nje lufte politike te ashper qe ka filluar qe prej nje viti ndermjet dy udheheqesve politike te cilet rrezuan Sllobodan Millosheviq dy vjet me pare - kryeministri Serb Zoran Gjingjiq dhe presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica.


Konflikti - i cili ka penguar fillimin e reformave te nevojeshme per permiresimin e kushteve te jeteses - ka shkaktuar nje apati te theksuar ne rradhet e votuesve, duke arritur kulmin me deshtimin e zgjedhjeve ne raundin e mbajtur me 29 Shtator, dhe perseri me 8 Dhjetor, kur keto zgjedhje jane perseritur.


Ligji zgjedhor i Serbise kerkon qe ne menyre qe zgjedhjet te jene te vlefshme, duhet te votojne te pakten 50 perqind e zgjedhesve te regjistruar. Meqenese nuk eshte arritur numri i nevojshem i zgjedhesve ne te dyja keto votime, ato jane quajtur te pavlefshme.


Ne raundin me te fundit, Koshtunica perseri fitoi numrin me te madh te votave - 1.7 milion - rreth 57.6 perqind te atyre qe votuan dhe 36 perqind te elektoratit te pergjitheshem.


Pas tij jane renditur dy ultra nacionaliste. I pari ka qene aleati i vjeter i Millosheviqit Vojisllav Sheshelj, drejtuesi i Partise Radikale, i cili ka fituar dicka me teper se nje million vota. Borislav Peleviq eshte renditur ne vendin e trete me rreth 10,000 vota. Peleviq eshte kryetar i Partise se Bashkimit Serb, SSJ, e krijuar nga Zheljko "Arkan" Raznatoviq - komandanti paraushtarak i akuzuar per krime lufte nga Gjykata e Hages.


Ndersa rivaliteti ndermjet Gjingjiq dhe Koshtunices ka luajtur padyshim rolin e tij ne anullimin e zgjedhjeve, ka pasur edhe faktore te tjere te cilet kane ndikuar ne kete rezultat.


Njeri prej ketyre faktoreve ka qene mos paraqitja e nje kandidati nga blloku i kryministrit te Serbise ne raundin me te fundit te zgjedhjeve. Ky veprim ka ngushtuar opsionet e zgjedhjeve ndermjet se djathtes se moderuar dhe asaj radikale, duke i lene te majtet dhe mbeshtetesit e qendres pa nje mundesi per tu perfaqesuar ne keto zgjedhje.


Nje factor tjeter jane edhe listat e votuesve. Ato nuk jane rifreskuar qe prej kohes se Millosheviqit dhe analistet mendojne se ne to ndodhen rreth 600,000 njerez te vdekur apo te zhvendosur, duke fryer ne kete menyre numrin e zgjedhesve, dhe duke bere qe ato te deshtojne.


Ky deshtim zgjedhor pritet te krijoje nje perplasje edhe me te forte ndermjet Koshtunices dhe Gjingjiq, e cila do te thelloje krizen e tanishme kushtetuese.


Presidenti federal ka refuzuar te pranoje rezultatin e zgjedhjeve, duke akuzuar Gjingjiq se ka bojkotuar zgjedhjet, dhe duke fajesuar ligjin zgjedhor te cilit i ka kaluar koha. Koshtunica ka paraqitur nje ankese ne gjykaten e larte Serbe, por ajo eshte kundershtuar me 9 Dhjetor.


Gjingjiq eshte kunderpergjigjur ndaj akuzave te Koshtunices dhe ka fajesuar presidentin i cili sipas tij nuk ka arritur te diskutoje nje pakt zgjedhor.


Ndersa kryeministri i Serbise kishte ofruar mbeshtetjen e tij perpara votimit, ky veprim eshte kundershtuar nga presidenti Jugosllav, i cili kishte ndertuar fushaten e tij elektorale mbi sulmet ndaj qeverise se Gjingjiq dhe kishte frike se duke pranuar mbeshtetjen e qeverise do te humbiste mbeshtetjen e kundershtareve te saj.


Presidenti i tanishem i Serbise, Milan Milutinoviq, i cili eshte akuzuar per krime lufte nga gjykata e Hages, e liron postin e tij me 5 Janar, 2003. Pritet qe detyrat e tij ti zbatoje Natasha Miciq, kryetarja e parlamentit dhe nje besnike e Gjingjiq.


Sipas kushtetutes ajo eshte e detyruar te therrase zgjedhjet e reja Brenda 60 ditesh - por opinioni eshte i ndare mbi fuqine ligjore te ketij detyrimi.


Ndersa kampi i Koshtunices mendon se ajo eshte e detyruar te therrase zgjedhjet e reja, mbeshtetesit e Gjingjiq thone se ajo nuk e ka te drejten te beje nje gje te tille. Vete Miciq ka thene te Enjten, me 9 Dhjetor se ajo nuk ndjehet e detyruar te therrase zgjedhjet e reja deri sa te jete arritur "nje konsensus" me i gjere. "Nje gje e tille nuk do te vendoset nga nje njeri i vetem," ka thene ajo.


Kriza kushtetuese pritet te preke punen e parlamentit Serb, ku asnje prej blloqeve politike nuk ka nje shumice absolute. Per me teper, Koshtunica kishte premtuar se do te rrezonte qeverine nese zgjedhjet e Dhjetorit deshtonin.


Ne fakt, ai nuk e ka shumicen e nevojeshme prej 126 deputetesh, sepse shtate partite e vogla ne koalicionin qeveritar te Opozites Demokratike te Serbise, te cilat e mbeshteten ate ne garen presidenciale nuk jane te gateshme te votojne per nje votebesim ndaj qeverise.


Nga ana tjeter, Gjingjiq gjithashtu nuk ka nje shumice te qendrueshme. Nje gje e tille eshte bere e qarte me 6 Dhjetor, pak dite perpara zgjedhjeve, kur parlamenti nuk miratoi buxhetin e propozuar per vitin 2003 kur mbeshtetesit e Koshtunices siguruan me teper vota sesa ata te bllokut te kryeministrit.


Muajt e ardheshem ndoshta do te dominohen nga perpjekjet e Koshtunices per te zhvilluar zgjedhje te parakoheshme vitin e ardheshem. Nese ai ka sukses ne keto perpjekje, ai me ne fund do te kete shansin te marre ne dore pushtetin ne Serbi.


Nga ana tjeter, Gjingjiq i cili po humbet gjithnje e me shume popullaritetin e tij kerkon te shmange me cdo kusht zgjedhjet e parakoheshme parlamentare deri ne vitin 2004, kur te kete perfunduar mandati i qeverise se tij. Per kete aresye, ai do te deshironte nje president te zgjedhur nga parlamenti - dhe mundesisht nje njeri besnik te tijin.


Nderkohe, procesi i reformave eshte ndalur dhe kjo ka shqetesuar shume komunitetin nderkombetar.


Shefat e diplomacies se BE-se kane ftuar kete jave te gjitha palet te "arrijne nje zgjidhje demokratike" ndersa Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Peter Schieder, u ka bere thirrje drejtuesve politik te "veprojne ne menyre te pergjegjeshme dhe me maturi".


Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists