SERBI: VOTAT E REFORMATOREVE DO TE NDAHEN

Shkeputja e eksperteve te G17 Plus nga rradhet e perkrahesve te Gjingjiq do te sjelle nje fryme te re ne skenen politike ne Serbi por do te percaje reformatoret.

SERBI: VOTAT E REFORMATOREVE DO TE NDAHEN

Shkeputja e eksperteve te G17 Plus nga rradhet e perkrahesve te Gjingjiq do te sjelle nje fryme te re ne skenen politike ne Serbi por do te percaje reformatoret.

Rradhet e reformatoreve ne Serbi jane pakesuar nga shkeputja e Miroljub Labus prej Partise Demokratike, DS, te kryeministrit Zoran Gjingjiq, duke shkaktuar nje vale njoftimesh ne media sipas te cilave ai do te krijoje partine e tij se shpejti.


Labus, drejtues i grupit te eksperteve G17 Plus dhe zevendes kryeminister ne qeverine federale, eshte larguar nga partia e kryeministrit javen e kaluar, forca dominuese ne Opoziten Demokratike te Serbise, DOS.


Ky hap perben nje goditje per Gjingjiq. Labus ka qene nje prej themeluesve te Partise Demokratike ne vitin 1989 dhe eshte bere zevendes kryetar perpara krijimit te G17 Plus. Nje parti e re e cila mund te terheqe anetare nga G17 Plus do te largoje mbeshtetes te Gjingjiq dhe mund te forcoje te djathten.


Njoftimet per shnderrimin e shpejte te G17 Plus nga nje OJQ ne nje parti te vertete kane qarkulluar prej me se nje viti. Ky grupim i ka dhene DOS programin ekonomik, dhe pas rrezimit te Sllobodan Millosheviq ekspertet e tij jane bashkuar me ekipin ekonomik te qeverive federale dhe Serbe.


Ekspertiza e OJQ-se dhe lidhjet e mira personale jane permendur si aresyet kryesore te arritjes se marreveshjeve te favoreshme per Jugosllavine si ajo me FMN dhe Banken Boterore per te riskeduluar borxhet nderkombetare, dhe per ti falur disa prej tyre.


Asnjehere nuk eshte arritur nje konsensus ne gjirin e G17 Plus per krijimin e nje partie apo per mbetjen e saj neutrale. Guvernatori i Bankes Kombetare te Jugosllavise Mladjan Dinkiq ka mbeshtetur prej kohesh krijimin e nje partie, ndersa Bozhidar Djeliq, ministri i financave ne qeverine e Gjingjiq dhe simbol i reformave ne Serbi, mbetet kunder.


Pas raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi me 13 Tetor, kur rezultati i tyre u shpall i pavlefshem si pasoje e pjesemarrjes se ulet, u duk se do te fitonte opsioni politik. Labus ka kandiduar ne keto zgjedhje kunder presidentit federal Vojisllav Koshtunica me mbeshtetjen e DOS dhe te Gjingjiq dhe ne raundin e dyte ka fituar rreth nje milion vota, gjysmen e atyre qe ka fituar Koshtunica.


Por Labus eshte ankuar me pas se partia e Gjingjiq e "kishte tradhetuar" duke bojkotuar praktikisht zgjedhjet. "Une nuk jam larguar nga DS, ajo me ktheu mua shpinen," ka thene ai. Labus ka deklaruar se ai kishte nje "te drejte legjitime qe te priste mbeshtetjen e Partise Demokratike ne zgjedhje duke qene anetar i saj" dhe ka shtuar se "Une nuk kam deshire te zhgenjej njerezit por edhe nuk me pelqen te zhgenjehem vete".


Ky shperthim i cili ka cuar ne shperberjen edhe formalisht te aleances me Gjingjiq, do te thote se tanime votat e reformatoreve do te ndahen. Nje hap i tille do te zemeroje shume njerez ne Partine Demokratike sepse sipas burimeve te aferta me G17 Plus ne muajin Gusht Labus i ka premtuar kryeministrit Serb se ai nuk do ta shnderronte OJQ-ne ne nje parti politike te pavarur.


"Labus ka shkelur premtimin e tij, sepse ai ka thene qartesisht me pare se do te mbetej nje anetar i DS dhe nuk do te krijonte nje parti tjeter," ka thene Cedomir Jovanoviq, nje figure e njohur e demokrateve, per agjensine e lajmeve te Beogradit FoNet.


Labus e ka lene formalisht ceshtjen e krijimit te partise se re ne doren e asamblese se grupimit e cila do te mbahet ne Dhjetor, duke thene se "tanime ka nisur nje diskutim ne gjirin e G17 Plus ne lidhje me kete ceshtje". Por pjesa me e madhe e eksperteve mendojne se vendimi tanime eshte marre. Dimitrije Boarov, nje ekonomist i afert me G17 Plus, ka thene se ky zhvillim ishte i pashmangshem sepse kjo ishte rruga qe kerkonte Mladjan Dinkiq, guvernatori i bankes se pergjitheshme, i cili megjithese i ri ne moshe eshte nje figure e rendesishme.


Boarov ka parashikuar se partia e re do te thithe ne rradhet e saj nje numer partish tani besnike ndaj Gjingjiq dhe se si pasoje do te krijohet nje grupim i ri politik, i cili do te perbeje nje alternative ndaj Koshtunicas dhe Gjingjiq, te cilet mendohet se kane rrezikuar procesin e filluar te reformave per shkak te konflikteve te panderprera ndermjet tyre.


Shume vezhgues mendojne se G17 Plus do te mund te behet nje parti e forte, sepse ajo konsiderohet nga shume njerez si e pa korruptuar. Anketimet e opinionit publik kane treguar vazhdimisht se tre anetare te ketij grupimi - Labus, Dinkiq dhe Djeliq - jane ndermjet pese figurave politike me popullore ne Serbi. Sic tregon edhe faqja e saj ne internet (www.g17.org.yu), kjo organizate tanime zoteron nje rrjet te gjere ne te gjithe Serbine, i cili mund te sherbeje ne te ardhmen si nje baze per infrastrukturen e partise.


Ne muajin Gusht, Srdjan Bogosavljeviq, drejtor i agjensise anketuese te Beogradit Marketing Strategjik, ka thene se G17 Plus gezon nje besim te madh ne rradhet e elektoratit dhe do te perbente nje bllok te fuqishem nese do te vendoste te merrte pjese ne zgjedhje. Rezultati i Labus ne zgjedhjet presidenciale ka qene nje fillim i mire, sepse ai ka treguar se mund te fitoje rreth nje milion vota nga njerezit te cilet votojne per reformatoret.


Nje burim i IWPR nga G17 Plus ka thene se nje faktor tjeter pozitiv ka qene mbeshtetja e institucioneve nderkombetare financiare, me te cilat Labus dhe koleget e tij kane marredhenie te mira.


Nga ana tjeter, Zoran Lutovac, i Institutit te Shkencave Sociale ne Beograd, ka paralajmeruar se grupimi do te humbase shume prej popullaritetit qe ka gezuar deri me tani nese shnderrohet ne nje parti politike. "Ata do te duhet te heqin dore nga imazhi i njerezve te cilet kane per zemer te miren e pergjitheshme dhe te cilet nuk jane te interesuar per pushtet," ka thene ai per te perditeshmen e Beogradit Blic, te Enjten e kaluar.


G17 Plus duhet te pergatitet gjithashtu edhe per pengesa te ndryshme nga ana e Gjingjiq, i cili nuk do ta konsideroje me grupimin si nje partner por si rival. Analiste te tjere paralajmerojne se nuk ka me hapesire ne spektrin politik ne Serbi per grupime te tjera pas shperberjes dhe krijimit te grupimeve te cilat kane ndodhur kohet e fundit.


Nese merr pjese ne menyre te pavarur ne zgjedhje, G17 Plus do te demtoje me rende Gjingjiq sesa Koshtunicen, sepse te dyja partite do te perpiqen te fitojne votat e te njejtit grupim votuesish. Nje gje e tille mund te shkaktoje percarje te metejshme ne gjirin e DOS, nese G17 Plus arrin te shkepuse disa nga partite e vogla prej aleances se DOS.


Nje mundesi tjeter eshte qe Labus te krijoje nje aleance me Partine Demokratike te Serbise, se Koshtunices, DSS. Ne rast te zgjedhjeve te parakoheshme, kjo parti veshtire se mund te fitoje nje shumice absolute per te krijuar e vetme nje qeveri dhe do te kete nevoje per aleate nga gjiri i grupimeve me te reformuara.


Megjithate, nje aleance me mbeshtetesit me nacionaliste te Koshtunices mund ti kushtoje rende G17 Plus. Deri tani, ajo ka pasur nje pozicion krejtesisht te kundert me tradicionalistet e DSS te cilet nuk mbeshtesin aspak reformat. Por cfaredo qe te ndodhe ne kongresin e grupimit ne Dhjetor, duket se nuk ka me dyshim qe Koshtunica dhe Gjingjiq nuk do te jene me te vetem ne luften e tyre per te siguruar drejtimin e skenes politike ne Serbi.


Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i revistes se perjaveshme Blic News ne Beograd.


Serbia
Support our journalists