Serbi: Udheheqesit Serb Te Bosnjes Perballe Nje Fushate Denigruese

Autoritetet e Beogradit po perpiqen te demtojne reputacionin e Karaxhiqit dhe Mlladiqit duke i lidhur ata me mafian.

Serbi: Udheheqesit Serb Te Bosnjes Perballe Nje Fushate Denigruese

Autoritetet e Beogradit po perpiqen te demtojne reputacionin e Karaxhiqit dhe Mlladiqit duke i lidhur ata me mafian.

Qeveria Serbe ka filluar nje fushate paprecedente per te diskredituar ish udheheqesit Serb te Bosnjes, tashme ne ilegalitet, Radovan Karaxhiq dhe Gjeneralin Ratko Mlladiq duke parapergatitur publikun per arrestimin e tyre.


Qeveria eshte vene nen nje presion te madh per te arrestuar dhe ekstraduar Mladiq, i cili besohet se qendron i fshehur ne Beograd. Beogradit po i kerkohet te jape kontribut ne zbulimin dhe dorezimin e Karaxhiqit, i cili besohet se strehohet ne Bosnjen lindore.


Packa se qeveria e kryeministrit Zoran Gjingjiq ka premtuar transferimin e tyre ne Hage, fakti se shumica e Serbeve i konsideron ata si heronj te kombit perben nje pengese serioze.


Nje linje e ndjekur ne strategjine e qeverise eshte lidhja e emrave te tyre me mafien e Beogradit. Arrestimi i Alija Delimustafiq, i kerkuar nga autoritetet e Sarajeves, me 17 Janar ishte nje hap i hedhur ne kete drejtim.


Me nje histori lidhjesh financiare me aleatet e Karaxhiqit, Delimustafiq u arrestua se bashku me dy partneret e tij Serbe ne biznes, Mladjo Novakoviq dhe Borislav Radosavljeviq.


I ngarkuar me detyren e ministrit te brendshem ne qeverine Boshnjake te fillimit te viteve 90, Delimustafiq thuhet se perfitonte nga shumat e caktuara per policine Boshnjake. Lidhjet e tij me Serbet nenkuptonin se ne prag te luftes ne Bosnje ai mundi te blinte municione dhe xhaketa antiplumb ne Serbi.


Me shkallezimin e konfliktit ai u largua nga vendi dhe vijoi aktivitetin e tij ne Viene dhe qytete te tjera perendimore.


Me perfundimin e luftes ai u rikthye ne Sarajeve ku dhe krijoi banken e fuqishme BH tek e cila kishin llogarite e tyre shumica e organizatave nderkombetare ne vend.


Ne vere te vitit 2000, banka BH falimentoi dhe ai u mbajt i burgosur ne Sarajeve per shkelje financiare.


Ne shkurt te vitit te kaluar ai u lirua me kusht. U largua nga Bosnja dhe kerkoi strehim tek Serbo Boshnjaket ne Banja Luka, ne kohen kur partia e dikurshme e Karaxhiqit, Partia Demokratike Serbe, SDS, ishte rikthyer ne pushtet.


Lidhjet me SDS mundesuan qe Delimustafiq te merrte nje identitet te ri ne Republiken Srpska te Bosnjes. Ai u shperngul ne Beograd nentorin e kalur nen emrin Gojko Mitroviq.


Atje ai u prit nga miku me i ngushte qe nga periudha e paraluftes, Momcilo Mandiq, ish zevendes i Delimustafiq ne kohen e luftes.


Mandic u largua per ne policine e Republikes Srpska, ku u be njeriu i besuar i Karaxhiqit dhe Momcilo Krajisnik, nje tjeter udheheqes serbo boshnjak.


Ne perfundim te vitit te pare te luftes Mandiq u largua per ne Beograd nen mbrojtjen e Millosheviqit dhe krijoi nje perandori biznesi me nje vlere te perllogaritur ne qindra milione euro.


Mandiq i siguroi fitimet me te medha duke zhvilluar kontrabande nafte me Serbine ne kohen e vendosjes se sanksioneve nderkombetare ndaj Beogradit. Ai pranoi gjate nje interviste tek e perditshmja Beogradase Blic me 6 Shkurt se zoteronte kater stacione nafte ne Serbi dhe Republiken Srpska.


Mandiq nuk i fshehu kurre lidhjet e tij me udheheqesit nacionaliste serbo boshnjake. Gjate nje interviste ne revisten Ekstra Janarin e kaluar ai pranoi se pasurine e vene ia dedikonte lidhjeve me SDS.


Ai gjithashtu pranoi se kishte financuar mbrojtjen per Krajisnik pas dergimit te tij ne Hage ne prill 2000.


Sipas spekulimeve mediatike ai ka financuar edhe sigurine per Karaxhiqin ndonese kjo nuk eshte provuar ndonjehere. "Jam pro-Karaxhiqit dhe nuk e fsheh kete," i tha Mandiq Blic News me 6 Janar.


Deklaratat e fundit te qeverise Serbe deshmojne qarte matrapazlleqet e nacionalisteve serbo boshnjake dhe synojne te rrenojne reputacionin e Karaxhiqit.


Zarko Korac, zevendeskryeminister ne qeverine Serbe i deklaroi se perditshmes se Banja Lukes Nezavisne Novine me 6 Shkurt se "ishte e veshtire t'i konsideroje patriote dhe miq te popullit ata te cilet u pasuruan gjate konfliktit".


Ne perpjekje per te denigruar Karaxhiqin dhe Mlladiqin, Gjingjiq synon te perdore arrestimin e Delimustafiq dhe Mandiq per te rrenuar presidentin Jugosllav Vojisalv Koshtunica.


Partia Demokratike e Gjingjiq pretendon se keshilltari i Koshtunices Aleksandar Tijaniq dhe nje biznesmen Serb nga Qipro, Zoran Drakuliq, i vetmi donator kryesor i partise se presidentit Jugosllav jane te lidhur ngushte me Delimustafiq.


Mbetet per t'u pare nese publiku do te influencohet nga fushata diskredituese e ndermarre ndaj te akuzuarve te Hages. Shumica e interpreton lidhjen e ngushte midis partise se Kostunices dhe SDS ne Bosnje si prove e patriotizmit te presidentit Jugosllav - gje qe padyshim e shqeteson kryeministrin Serb.


Nese situata nuk ecen sipas parashikimeve reputacioni i Gjingjiq si tradhetar, te cilin e fitoi per shkak te rolit te tij kyc ne ekstradimin e Millosheviqit ne Hage do te perforcohej edhe me shume.


Zheljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjavshmes se Beogradit Blic News.


Frontline Updates
Support local journalists