SERBI: TË PAPUNËSUARIT E VRANJES REFUZOJNË OFERTËN E KREDISË

Dështimi i programit i cili synoj të shtyej të papunësuarit të fillojnë bizneset e tyre ngritë dyshime për mungesën e kulturës së biznesit.

SERBI: TË PAPUNËSUARIT E VRANJES REFUZOJNË OFERTËN E KREDISË

Dështimi i programit i cili synoj të shtyej të papunësuarit të fillojnë bizneset e tyre ngritë dyshime për mungesën e kulturës së biznesit.

Zorani, një banor i papunë në Vranje, në jug të Serbisë, ka aplikuar për një kredi nga fondi i zhvillimit të qeverisë serbe me qëllim të hapjes së një dyqani. Ai dhe gruaja e tij kanë humbur vendet e punës nga firma e tekstilit Kostana dhe përpunuesi i këpucëve Jumko, dhe bashkarisht kërkojnë kredi prej 12,000 dollarëve amerikan.

“Mënyra e vetme për të dalur nga situata ekonomike në të cilën familja ime gjindet është të nisim biznesin tonë,” tha ai.

Përpos tyre edhe 140 persona nga rajoni Pcinja kanë aplikuar për kredi dhe janë duke pritur përgjigje rreth aplikacioneve të tyre.

Duke marrur parasysh gjendjen katastrofale të ekonomisë në Serbinë jugore, mund të pritet që mijëra aplikantë si Zorani të kenë aplikuar për kredi të tilla. Por kjo nuk është ashtu. Edhepse Vranje ka nivelin më të lartë të papunësisë në Serbi, nuk ka pasur shumë aplikantë për kredi nga fondi zhvillimor, përkundër faktit se këto fonde janë dedikuar për njerëzit e papunë.

Analistët janë të hutuar rreth këtij fenomeni. Disa pohojnë se banorët e Vranjës ngurojnë të marrin përgjegjësinë për të ardhmën e tyre dhe fajësojnë kohën e komunizmit për mungesë të iniciativës. Të tjerët theksojnë injorancën e njerëzve ndaj principeve ekonomike dhe drojën se ata nuk do të mund të paguajnë kreditë.

Me 80,000 banorë, Vranje është qyteti më i madh në rajonin e Pcinës në pjesën jugore të pazhvilluar të Serbisë. Prej 12,000 zyrtarisht të papunësuar në komunë, vetëm 40 kanë aplikuar për kredi. Afati për aplikim mbaroj me 20 maj.

E menduar posaçërisht për personat e regjistruar me Agjensinë Kombëtare për Papunësi, NSZ, shuma e ofruar është prej 7,200 deri 30,000 dollarë, me interes vjetor prej vetëm një përqind dhe një viti të falur. Pak dokumente nevojiten. Aplikantët duhet të kenë dëshmi të pronësisë dhe ose një kontratë garancioni të nënshkuar nga një entitet juridik ose një dokument premtues me nënshkrimet e dy të garantorëve të punësuar.

Kreditë janë mjaft të mira në krahasim me intereset e ofruara nga bankat komerciale – shumica vendosin interese dy apo tre përqind në muaj dhe insistojnë në depozite substanciale.

Pagat janë të ulëta në Vranje, madje edhe me standarde serbe. Duke mos gëzuar statusin e “Zvicrrës së Vogël” të kohës së komunizmit, rrogat mujore janë rreth 220 dollarë, 30 dollarë më pak se rroga mesatare në vend.

Qyteti morri këtë emër gjatë kohës së komunizmit, kur disa ndërmarrje të mëdha shoqërore punësuan dhjetra mijëra punëtorë. E gjithë kjo u shkatërrua pas kolapsit të regjimit të Millosheviqit në vitin 2000 dhe fillimin e periudhës së tranzicionit ekonomik. Gjatë procesit të adaptimit me ekonominë e tregut që pasoj, shumica e komplekseve industriale në Vranje dështuan dhe liruan shumë punëtorë nga puna.

Nga tre gjigantët që punësonin më shumë se 20,000 njerëz, vetëm Simpo, prodhues i mobiljeve me rreth 6000 punëtorë ka mbijetuar. Madje edhe e ardhmja e kësaj ndërrmarje është e pasigurtë. E privatizuar në vitin 2000, ajo ka rreth 146 milion dollarë në borxhe dhe funksionon vetëm në saje të subvencioneve shtetërore dhe shitjes së pjesëve më profitabile.

Punëtorët e dy gjigantëve të tjerë lokal, Jumko dhe Kostana, nuk janë aq fatlum.

Në një kohë Jumko kishte 10,000 punëtorë. Pas marrjes së borxhit prej 36 milion dollarëve, qeveria është bërë pronari kryesor i akcioneve të saj. Prej atëherë qeveria ka ofruar paketa financiare për punëtorët e tepërt të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e numrit të punëtorëve të kaluar. Të gjithë janë të regjistruar në zyrën lokale të NSZ.

2,400 punëtorët e Kostanës kanë kaluar edhe më keq. Që nga viti 2003, kompania ka qenë në falimentim dhe udhëheqësia kërkon që shteti të paguaj 6,4 milion dollarë të cilat kompania i ka borxh në rroga dhe benificione sociale. Kjo është vetëm maja e akullnajës pasi borxhi i përgjithshëm i ndërmarrjes arrinë shumën prej 26 milion dollarësh.

Deri më tani, Kostana ka tërhequr vëmendjen e një blerësi të mundshëm, Amasis nga Beogradi, i cili ka ofruar 1.8 milion dollarë për pasurinë e mbetur të Kostanës – një fabrikë e boshatisur dhe mjete përpunuese të pambajtura. Pasi Amasis synon të blejë një ndërmarrje të falimentuar, ajo nuk ka obligime ndaj 2,400 punëtorëve të Kostanës.

Kur mirren parasysh punëtorët nga ndërmarrjet më të vogla të Vranjës të cilat kanë falimentuar së bashku me personat që kurrë nuk kanë gjetur vende pune, numri i të papunësuarve arrinë 12,000.

Një arsye prapa numrit të ulët të marrjes së kredive nga këta të papunësuar është se pak nga ata janë profesionistë me diploma nga shkollimi i lartë.

Shumica janë punëtorë fizikë të cilët përvetësuan kulturën e punës së kohës së komunizmit, ku iniciativa nuk ishte inkurajuar dhe mendohej se autoritetet do të kujdeseshin për ta.

Autoritetet e reja kanë bërë pak për të ndërruar këtë kulturë, ose përmes stimulimeve ose përmes ritrajnimit për të papunësuarit, pak nga të cilët kanë përvojë në udhëheqjen e bizneseve private.

Dragan Petrovic, deputet në parlament për reformistët G17 Plus nga Vranja dhe anëtar i komisionit të parlamentit serb për bujqësi, fajëson mungesën e kulturës së biznesit ndër qytetarët vendor, njohurinë e pamjaftueshme me rregullat juridike dhe varshmëria në zakone të fituara nga kohërat e komunizmit.

“Vendorët nuk janë duke përcjellur trendet moderne ekonomike,” deklaroj ai për IWPR. “Pak njerëz dinë si të hartojnë një plan të mirrëfilltë biznesi, e cila është faza kryesore preliminare për fillimin e një biznesi.”

Vendorët janë mësuar të punojnë prej orës 7 në mëngjes deri 3 pasdite në ndërmarrjet shtetërore, shtoj ai, dhe nuk janë mësuar të marrin përgjegjësi. Fillimi dhe udhëheqja e një biznesi privat është një gjë e panjohur për ata.

Por Srboljub Dimitrijevic, doktor i filozofisë nga Vranja, nuk beson se mentaliteti i vendorëve është problem. Ai thekson se rajoni pësoj një zhvillim ekonomik para një shekulli, kur ende ishte pjesë e Perandorisë Otomane, gjë që tregon se banorëve të Vranjes nuk iu mungon kultura e biznesit.

Dimitrijevic fajëson udhëheqësinë. “Shteti nuk ka definuar çartë politikën ekonomike,” ai tha. “Nëse dikush humbë punën – edhe nëse ai fiton kredinë – ai thjeshtë nuk di se ku t’i investoj të hollat.

“Shteti ka dështuar të shkolloj njerëzit rreth nisjes dhe udhëheqjes së biznesit privat – dhe pagimi i kredive nuk është gjë e lehtë.”

Miodrag Antic, president i Asociaiconit të Biznismenëve Privat për rajonin e Pcinjës dhe Jabllanicës, që ka rreth 1200 anëtarë, pajtohet. Vendorët dëshirojnë të fillojnë biznese por ballafaqohen me interese te larta, kërkesat për marrjen e kredisë dhe dokumentet e tepërta, ai tha.

Cilado që është arsyeja, skema e qeverisë per mikro-kredit duket se ka dështuar në këtë pjesë të Serbisë. Numri i vogël i aplikantëve dëshirojnë vetëm të hapin dyqane dhe punëtori të vogla, dhe prandaj bizneset e reja nuk do të ndikojnë në numrin e lartë të papunësuarve në qytet. Për momentin, lista e të papunësuarve të regjistruar në zyrën lokale të NSZ do të mbetet mjaft e gjatë.

Nikola Lazic është bashkëpunëtor i rregullt i IWPR në Beograd.

Serbia
Frontline Updates
Support local journalists