SERBI: SISTEMI SHENDETESOR KA NEVOJE PER NDERHYRJE URGJENTE
Mungesa e investimeve për vite me rradhë, ka lënë në gjëndje të mjerueshme sistemin shëndetësor i cili dikur ka qenë më i miri ndër vendet e bllokut socialist.
SERBI: SISTEMI SHENDETESOR KA NEVOJE PER NDERHYRJE URGJENTE
Mungesa e investimeve për vite me rradhë, ka lënë në gjëndje të mjerueshme sistemin shëndetësor i cili dikur ka qenë më i miri ndër vendet e bllokut socialist.
Në Institutin e Urologjisë në Beograd, kryeinfermjerja Liljana Nikoliq ka vendosur të marrë masa të jashtëzakonëshme për të kompensuar mungesën prej vitesh të investimeve në sistemin e shëndetësisë në vend.
Ajo shkon nëpër hotelet luksoze në pronësi të të huajve në pjesën e re të qytetit, ku u kërkon atyre të dhurojnë carcafet e vjetër të cilët nuk i përdorin më për shkak të ndonjë grisjeje apo njolle të vogël. Ndërtesa ku ajo punon është në gjendje të mjeruar dhe e tejmbushur me pacientë. “Cdo gjë po rrëzohet,” thotë ajo, duke bërë me dorë nga një pavion ku 30 pacientë – shumica e të cilëve të sëmurë me kancer – përdorin vetëm një banjo dhe dy lavamanë.
Me fasadën 80 vjecare të shkatërruar, hyrjen që i ngjan një magazine, korridoret ngjyrë gri dhe banjot e pakta, instituti i urologjisë është një simbol i rrënimit të shërbimit shëndetësor në Serbi. Praktikisht i injoruar gjatë 12 vjetëve të regjimit të Sllobodan Millosheviq, kur fondet janë përdorur për projekte ushtarake dhe nacionaliste, shërbimi shëndetësor është në ditët e tij të fundit.
Fondet mungojnë. Ndërsa Britania shepnzon 1,500 dollar amerikan në vit për person për shëndetësinë, Serbia dhe Mali i Zi shpenzojnë vetëm 50. Pagat mujore të rreth 26,000 doktorëve në vend janë rreth 20,000 dinar, ose 300 euro – një shumë tepër e vogël krahasuar me kolegët e tyre në perëndim.
130,000 punonjës në sektorin shëndetësor janë një ushtri e demoralizuar. Nga 2 tetor deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar rreth gjysma e tyre kanë qenë në grevë, duke kërkuar rritjen e pagave. Qeveria as nuk mund të shqyrtonte kërkesat e tyre, sepse buxheti për vitin 2004 nuk ishte diskutuar ende për shkak të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në dhjetor 2003. Sindikatat e shëndetësisë kanë paralajmëruar se ato do të rinisin grevat e tyre menjëherë pas krijimit të qeverisë së re.
Megjithëse pagat e punonjësve janë të ulta, ato përbëjnë rreth 60 përqind të buxhetit të përgjithëshëm për shëndetësinë prej 1 miliard euro. Shumë zyrtarë kanë kërkuar shkurtimin e numrit të punonjësve. “Sistemi që kemi tani është tepër i fryrë,” ka thënë ministri i shëndetësisë, Dragomir Marisavljeviq. “Eshtë shumë i ngurtë dhe i fryrë. Ka nevojë për ndryshime të thella”.
Ndërkohë, punonjësit e spitaleve të paguar keq punojnë edhe në klinikat private për të siguruar të ardhura më të mëdha – natyrisht në kurriz të punës së tyre në sektorin shtetëror.
Milan Spuran ka punuar për 13 vjet në Qendrën Klinike Serbe në Beograd. Edhe duke punuar turnet e natës, paga ime është vetëm 24,000 dinar (350 euro),” ankohet ai. Pavarësisht se ka një punë të mirë dhe pozicion të rëndësishëm, ai nuk mund të blejë një apartament, dhe për këtë arësye punon edhe në një klinikë private. “Unë kryej vizita privatisht dhe jap edhe konsultime,” thotë ai. “Shpresojmë që pagat tona të rriten së shpejti dhe pajisjet spitalore të riparohen dhe të zëvendësohen me të reja”.
Por shpresat e Spuran duket se nuk do të realizohen shpejt. Megjithëse janë blerë disa pajisje të reja, përfshirë makinat e radiologjisë, ambulanca dhe salla të reja operacioni, përmirësimet e vërteta strukturore varen nga vazhdimi i ndihmës së huaj.
Sipas ministrisë së shëndetësisë, ndihma e huaj për shëndetësinë deri më tani kap shifrat e rreth 100 milion euro. Një shumë prej 50 milion euro është në procesin e miratimit nga Banka Europiane për Investim. Por këto fonde janë bllokuar në parlament pasi disa deputetë të opozitës thonë se ato do të shtojnë borxhin tepër të madh të vendit.
Përfaqësuesit e sistemit shëndetësor po kërkojnë ratifikimin e marrëveshjes për kredinë, duke theksuar se kthimi i saj nuk ka një afat kohor. Ata kanë paralajmëruar se pa këto fonde, ata shumë shpejt mund të mos jenë më në gjendje të ofrojnë as shërbimet më minimale.
Operacionet dhe kujdesi shëndetësor bazë ofrohen pa pagesë në Serbi dhe Malin e Zi, por pacientët kanë filluar të paguajnë për një sërë shërbimesh të tjera mjeksore. Për njerëzit të cilët jetojnë me rroga të vogla, këto shuma janë të frikëshme.
Milinko, 52 vjec, është i shqetësuar jo vetëm nëse do ti mbijetojë një operacioni të rëndë por edhe për koston e mjekimeve pas operacionit. Një doktor i ka dhënë familjes së tij një listë të gjatë ilacesh të cilat ai do të duhet ti blejë me shpenzimet e tij.
“Kam shpenzuar tanimë rreth 10,000 dinarë (150 euro) për ilace dhe materiale të tjera përpara operacionit,” thotë Milinko, i cili fiton 17,000 dinarë në muaj. Më pas thotë ai do të duhet të shpenzojë edhe shumë më tepër “Do të duhet të paguaj për të gjitha, kështu që familja ime ka filluar të kursejë për cdo gjë”.
Milinko duket tepër konfuz. Dhoma e tij e vogël në spital është me mure me suva të rënë dhe të palyer. Në një komodinë ndodhet ende ushqimi i dhënë nga spitali të cilin ai nuk e ka prekur fare.
Edhe kur pacientët duhet të paguajnë vetëm disa qindra dinarë, kjo është një peshë e rëndë për ta, vecanërisht për pensionistët apo për refugjatët. Vojo, 55 vjec, një refugjat nga Drvar, në Bosnjen veri perëndimore, po përpiqej të lypte 200 dinarë nga kalimtarët përpara një klinike ku gruaja e tij po kurohet për kancer. “Deri më tani kam paguar mbi 150 euro për analizat dhe vizitat dhe tani doktorët më kanë kërkuar të ble ilace të cilat kushtojnë 200 dinarë,” ka thënë ai. “Më vjen shumë rëndë të lyp por nuk nuk asnjë njeri në Beograd kujt mund ti kërkoj borxh”.
Varfëria e madhe e pacientëve dhe e punonjësve të shëndetësisë krijon kushte për mitmarrje. Në janar, një njësi policore anti korrupsion ka ndaluar Laslo Svirtlih, drejtor i klinikës Miroslav Zotoviq, me dyshimin se ka kërkuar pagesa të jashtëligjëshme nga pacientët e tij.
Svirtlih është akuzuar se ka kërkuar një pagesë prej 300 euro për të shtruar një pacient në spitalin e tij dhe më pas 100 euro për të zgjatur trajtimin e tij mjeksor disa ditë më pas. Policia e ka ndaluar atë në momentin e marrjes së parave, pasi ishte njoftuar më parë. Familja e pacientit kishte vendosur shenja në kartmonedhat që i kishin dhënë atij. Ai është tani në pritje të procesit gjyqësor.
Zoran Iliq, kryetar i një prej sindikatave të punonjësve të shëndetësisë, thotë se lufta ndaj krimit në sistemin e shëndetësisë duhet të jetë një prioritet, por se “në këtë drejtim është bërë shumë pak progres”. Në fakt, korrupsioni në shkallë të vogël ka qenë pjesë përbërëse e sistemit të shëndetësisë prej vitesh. Pacientët shpesh u japin “dhurata” në para ose të tjera gjëra për të siguruar trajtim të mirë.
Tomica Milosavljeviq, një ish ministër i shëndetësisë, ngul këmbë se Serbia ende ka një rrjet relativisht të zhvilluar mirë institucionesh shëndetësore dhe se problemi qëndron kryesisht tek mirëmbajtja. “Shumë nga problemet tona janë thjesht probleme banale,” thotë ai, “si tuba të carë, dritare që nuk mbyllen, mungesa e ngrohjes dhe ushqimi i keq për pacientët”.
Milosavljeviq fajëson për këtë sigurimet e ulta shëndetësore, të cilat janë të detyrueshme, por vetëm 11 përqind të të ardhurave në krahasim me një mesatare në Europë prej të paktën 13 përqind. Ai gjithashtu thotë se një përqindje më e lartë e shpenzimeve publike duhet të shkojë për shëndetësinë.
Ndërsa ai dhe pasuesi i tij, Dragomir Marisavljeviq, parashikojnë një përmirësim të gjendjes së sistemit shëndetësor gjatë dekadës së ardhëshme, pacientët e sotshëm janë të detyruar të përballen me spitale gjysëm të shkatërruara dhe një kujdes jo të mirë nga punonjësit. Sic thotë një grua 58 vjecare e cila është në pritje të mjekimit në Beograd, “Njerëzit që nuk kanë para nuk mund t’ia lejojnë vetes të sëmuren”.
Zelimir Bojoviq është një korrespondent i radios Deutsche Eelle në Beograd.