Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

SERBI: SHTYSE PER PAQEN NE PRESHEVE

Arrestimi i nje ish drejtuesi ushtarak ne luginen e Presheves mund te kete parandaluar prishjen e procesit te brishte te paqes ne rajon.
By Jim Adams

Perpjekjet e militanteve Shqiptare per te shkaktuar trazira ne Serbine jugore mendohet se kane marre nje goditje te rende nga arrestimi kete muaj i njerit prej drejtuesve te tyre.


Shefqet Musliu, dikur drejtues i Ushtrise Clirimtare Shqiptare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, UCPMB, eshte arrestuar nga trupat Amerikane te KFOR-it ne fillim te muajit Maj. Ai dyshohet se eshte pergjegjesi i nje sere sulmesh te dhuneshme ne rajonin te banuar kryesisht nga Shqiptare ne luginen e Presheves gjate javeve te fundit.


Keto sulme kane qene nje shperthim i nje mine e cila ka plagosur dy anetare te ushtrise Jugosllave dhe nje numer sulmesh me granata ndaj shtepive te Serbeve dhe nje stacioni te policise shume etnike.


Burime prane administrates nderkombetare ne Kosove kane thene per IWPR-ne se Musliu eshte arrestuar sepse zyrtaret Jugosllave dhe Perendimore kane qene te shqetesuar per mundesine e shkallezimit te dhunes, e cila po rindizej pikerisht kur duket se po rritej mbeshtetja per integrimin e Serbeve dhe Shqiptareve etnik ne luginen e Presheves - nje process i cili ka filluar pas arritjes se armepushimit te nenshkruar ne Maj te vitit 2000 ndermjet UCPMB-se dhe Beogradit.


Reagimi i heshtur i Shqiptareve ndaj arrestimit te tij duket se reflekton faktin qe shumica e komunitetit te tyre e konsiderojne Musliun si nje radikal te izoluar i cili ende lufton per aneksimin e rajonit te tyre Kosoves - dicka e perjashtuar nga politikanet lokal Shqiptare te cilet mendojne se ata do te fitojne shumicen e vendeve ne zgjedhjet lokale dhe do te arrijne synimin e tyre per integrim me te madh ne jeten politike te Serbise.


Per here te pare qe prej vitit 1981, drejtuesit politik lokal ne tre bashkite e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit kane pranuar te organizojne nje regjistrim te popullsise ne kete zone, duke hapur keshtu rrugen per zgjedhjet lokale te caktuara per ne Qershor te ketij viti.


Mosmarreveshjet ndermjet politikaneve lokal dhe udheheqjes se UCPMB-se kane filluar te dalin ne skene menjehere pas aprovimit te marreveshjes se paqes. Megjithese Musliu e nenshkroi marreveshjen, ishte e qarte se ai ishte i pakenaqur me kushtet e saj.


Me pas, ai u armiqesua me Partine per Veprim Demokratik te drejtuar nga Riza Halimi, figura politike kryesore ne rajon. Musliu ka akuzuar haptazi Halimin se "ka tradhetuar interesat Shqiptare" ne rajon, dhe mendohet se ai ka qene organizatori i shkaterrimit te zyrave te partise se Halimit ne Bujanovc dhe i sulmeve fizike ndaj kolegeve te tij.


Pikpamjet e tij ekstremiste kane bere qe administrata e presidentit Bush ta vendose ate ne nje liste te zeze te te dyshuarve si terroriste, te bere publike vitin e kaluar.


Halimi nuk ka pranuar te komentoje rreth arrestimit te ish komandantit te UCPMB-se, megjithese ai ka theksuar se Musliu kishte kontribuar ne menyre active per procesin e paqes dhe kishte inkurajuar te rinjte Shqiptare ta mbeshtesnin ate.


Jonuz Musliu, ish kryetar i Keshillit Politik per Presheven, Bujanovcin dhe Medvegjen - krahu politik i UCPMB-se - ka thene se arrestimi i Musliut kishte "vene ne rrezik paqen ne rajon". Kjo thenie pason nje shqetesim qe ekziston ne rajon se pasuesit e ish udheheqesit ushtarak mund te hakmerren.


Musliu eshte bere i njohur kur ai u bashkua me Ushtrine Clirimtare te Kosoves, UCK, ne vitin 1998. Nje ish mekanik, ai u bashkua me grupin e guerrilave kur filluan perplasjet e para me arme me policine Serbe. Nje luftetar i vendosur, ai eshte bere njeri i afert me Ramush Haradinajn, ish komandantin e UCK-se i cili tani drejton Partine Aleanca per Ardhmerine e Kosoves.


Pas perfundimit te luftes ne Kosovene vitin 1999, Musliu krijoi UCPMB-ne duke kryer operacione kunder ushtrise Jugosllave, e cila ishte detyruar te terhiqej nga Kosova. Luftetaret e UCPMB-se u vendosen ne zonen prej pese kilometra te demilitarizuar te krijuar nga KFOR-i pergjate kufirit administrative te Serbise jugore me Kosoven.


Qellimi i UCPMB-se ishte te clironte Shqiptaret e Presheves nga tirania e kontrollit Serb duke aneksuar kete rajon me ate qe ata shpresonin se do te behej nje Kosove e pavarur.


Politikanet lokal i dhane mbeshtetjen e tyre grupit te guerrilave, por ishin me teper te interesuar per te fituar te drejta me te medha per Shqiptaret sesa per ankesimin e rajonit nga Kosova.


Megjithese ekziston nje mundesi qe arrestimi i KFOR-it te shkaktoje reagimin e kundert me ate qe deshirohet, ky veprim perben nje simbol te vendosmerise se komunitetit nderkombetar per te zgjidhur cdo rrezik te mundeshem per paqen e vendosur me aq mundim ne kete rajon te trazuar.


Jim Adams eshte pseudonimi i nje gazetari te pavarur te vendosur ne Serbi.