SERBI: RIVALET PERFITOJNE NGA GABIMI I GJINGJIQ

Nje perpjekje e kryeministrit Serb per te dobesuar pushtetin e rivalit te tij kryesor mund te demtoje vete ate.

SERBI: RIVALET PERFITOJNE NGA GABIMI I GJINGJIQ

Nje perpjekje e kryeministrit Serb per te dobesuar pushtetin e rivalit te tij kryesor mund te demtoje vete ate.

Beteja per pushtet e cila ka filluar prej kohesh ndermjet Zoran Gjingjiq dhe Vojisllav Koshtunica ka pasur nje zhvillim te ri kete jave kur perpjekjet e kryeministrit Serb per te pakesuar influencen e presidentit Jugosllav ndaj parlamentit kane shtuar mundesine e zgjedhjeve te parakoheshme.


Koalicioni qeveritar i Gjingjiq, Opozita Demokratike e Serbise, DOS, ka thene me 24 Maj se ajo kishte ne plan te shkarkonte 50 deputete te saj - perfshire 23 te Partise Demokratike Serbe, DSS, te Koshtunices - nga parlamenti Serb.


DOS ka theksuar se deputetet kane bllokuar reformat duke mos marre pjese ne sesionet e parlamentit gjate muajve te kaluar dhe kane marre pjese shume rralle ne votim me partneret e tyre ne koalicion.


Vendimi eshte marre pas nje sesioni te asamblese javen e kaluar kur Gjingjiq kishte shpresuar te miratohej nje ligj per funksionimin e ministrive - i cili do ti jepte atij autoritetin te ribente qeverine - por qe nuk u miratua dot per shkak te mungeses se deputeteve te DSS dhe opozites pro Millosheviqit ne votim.


Megjithese me pas eshte arritur numri i nevojshem i deputeteve, kryeministri vendosi te denonte DSS-ne e Koshtunices duke zevendesuar deputetet jo besnik me te tjere te cilet ai mendon se mund t'u besoje.


Deputeti i partise se koshtunices, Dragan Marsicanin, e ka quajtur kete hap si nje "dhune politike dhe ligjore".


"Keto kane qene metoda tipike te perdorura nga Sllobodan Millosheviq dhe jane po aq tipike edhe per Zoran Gjingjiq," ka thene ai per Radio B92 te Beogradit.


Besniket e kryeministrit thone se vendimi i tij bazohet ne nje marreveshje te dy vjeteve me pare ndermjet partnereve te DOS-it. Duke pasur frike se ish presidenti Millosheviq mund te shperbente aleancen pas zgjedhjeve, tetembedhjete partite pjesemarrese ne kete aleance kane rene dakort qe secili prej deputeteve te tyre duhet te jete besnik ndaj DOS-it dhe jo partive te tyre.


Megjithate, shume eksperte ligjor dhe politik thone se hap ii fundit i kryeministrit eshte shume i dyshimte.


"DOS nuk eshte nje koalicion formal dhe nuk eshte i regjistruar si i tille ne ministrine e drejtesise," ka thene Marko Blagojeviq, nje anetar i Qendres per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci, CESID, per Radio B92.


Gjingjiq ka hedhur poshte akuzat sipas te cilave ky hap i tij ka pasur aresye politike. "Nje numer i caktuar i deputeteve te cilet jane zgjedhur nga lista e DOS nuk po permbushin detyrimet e tyre per te cilat marrin edhe rrogat," ka thene ai per Radion Zeri i Amerikes me 28 Maj.


Ai ka thene se rroga e nje deputeti eshte rreth 500 euro, e cila perben nje shume te konsiderueshme ne Serbi. Ai ka thene se sjellja e tyre ka ngritur pikpyetje mbi integritetin moral te DOS-it.


Nese ky hap i koalicionit miratohet nga keshilli administrative i parlamentit, Gjingjiq do te perforcoje shume pozitat e tij, sepse keshtu ai do te kete larguar te gjithe kundershtaret e mundeshem nga parlamenti. Nje gje e tille do ta kthente Serbine prapa ne kohen e Millosheviqit - pushtet absolute pa nje opozite te vertete.


Megjithate, Koshtunica nuk do te qendroje i qete dhe te shohe sesi Gjingjiq perforcon pozitat e tij.


Presidenti Jugosllav ka kerkuar prej kohesh thirrjen e zgjedhjeve te parakoheshme - te cilat kryeministri Serb eshte i interesuar ti shtyje - dhe e ka perseritur qendrimin e tij edhe pasi Gjingjiq ka njoftuar planet per shkarkimin e deputeteve.


Ne te njejten kohe, Koshtunica ka terhequr 24 anetare te partise se tij nga poste kryesore ne disa kompani shteterore, ndersa DSS ka kercenuar se do te terhiqet fare nga parlamenti.


DSS eshte partia me e madhe ne Serbi dhe nese ajo del nga asambleja, Koshtunica mund ta zhvendose betejen politike ne media. Ai mund te fitoje nje perkrahje te gjere popullore duke shfrytezuar protestat e tanishme sociale.


Gjingjiq i cili eshte i shqetesuar se nuk do te arrije nje rezultat te mire ne zgjedhjet e parakoheshme, duket se e ka kuptuar se sa i rrezikshem eshte plani i tij per te shkarkuar deputet e Koshtunices.


Ne te vertete, kane filluar te duken shenjat e para te nje terheqjeje te tij. Cedomir Jovanoviq, nje zyrtar i larte i partise se Gjingjiq, u ka dhene 50 deputeteve nje shans per te shpjeguar mungesat e tyre dhe per te ruajtur vendet ne parlament, pavaresisht se kishte insistuar tre dite me pare se vendimi i DOS ishte "perfundimtar".


Megjithate DSS, e ka kuptuar se mund te perfitoje nga koje situate dhe i ka kerkuar kryeministrit Serb te heqe dore nga propozimi i tij perpara se ajo te filloje te diskutoje per ndonje kompromis.


Kryeministri duket se tani po studion mundesite qe ka. Nese ai vazhdon ne rrugen e tij, Koshtunica me siguri do te terheqe deputetet nga parlamenti. Tashme, partia anetare e DOS-it, Nova Serbia, e cila ka nente vende ne parlament, ka njoftuar largimin e saj dhe pritet qe ate ta pasojne edhe partite e opozites.


Si rezultat, duket gjithnje e me e mundur qe Serbia do te perballet me zgjedhje te reja te cilat konsiderohen nga shume njerez si nje pengese per reformat e nisura.


Zheljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists