SERBI: RIVALET E BETUAR PERGATISIN ARMEPUSHIMIN
Nje marreveshje e cila do ti jape fund luftes se brendeshme politike e cila ka paralizuar vendin mund te arrihet se shpejti.
SERBI: RIVALET E BETUAR PERGATISIN ARMEPUSHIMIN
Nje marreveshje e cila do ti jape fund luftes se brendeshme politike e cila ka paralizuar vendin mund te arrihet se shpejti.
Dy rivalet kryesore per kontrollin e pushtetit kane pranuar ti japin fund mosmarreveshjeve politike ne vend, por pak vezhgues mendojne se kjo marreveshje mund te jete e sukseseshme per nje kohe te gjate.
Kryeministri i Serbise, Zoran Gjingjiq dhe presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica kane nenshkruar nje marreveshje me 4 Nentor, sipas se ciles deputetet qe i perkasin partise Demokratike Serbe DSS, te drejtuar nga Presidenti Koshtunica, do te rimarrin vendet e tyre ne parlament te cilat u jane hequr kete vere, ne shkembim te nje mbeshtetjeje per programin e reformave te kryeministrit Gjingjiq.
Konflikti ndermjet dy figurave kryesore ka shkaktuar kritika te ashpra nga komuniteti nderkombetar pasi ka rezultuar ne bllokimin e shume prej institucioneve Serbe.
Mosmarreveshjet jane thelluar edhe me teper pasi Gjingjiq ka debuar 45 deputete te Koshtunices nga asambleja Serbe me ndihmen e partive te tjera pjestare te koalicionit qeveritar te Serbise, Opozita Demokratike e Serbise, DOS.
Kryeministri ka insistuar se veprimi i tij ka qene i ligjshem. I zemeruar nga pengesat e shkaktuara prej DSS per programin e tij te reformave, ai ka theksuar se marreveshja e pare per krijimin e koalicionit saktesonte se aleanca, dhe jo partite e vecanta, kontrollojne mandatet parlamentare.
Por ky veprim i ashper ka shkaktuar zemerimin e disa aleateve te Gjingjiq, dhe nuk ka arritur ti jape fund kaosit ne asamble. Kriza institucionale eshte thelluar me tej pas raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi me 13 Tetor kur nje pjesemarrje e ulet - me pak se 50 perqind e elektoratit morri pjese ne votim ne raundin e dyte - duke bere qe zgjedhjet te konsideroheshin te pavlefshme.
Ndersa presidenca dhe parlamenti kane qene praktikisht te bllokuara dhe te paralizuara, reformat aq te nevojeshme jane ndalur. I vetmi njeri qe ka perfitur nga kjo situate ka qene ultra-nacionalisti Vojislav Sheshelj i cili ka fituar nje te treten e votave ne raundin e pare dhe u duk se po fitonte popullaritet.
Pas nje shqetesimi ne rritje ne rradhet e komunitetit nderkombetar, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kane ushtruar presion te madh ndaj Gjingjiq dhe Koshtunices per te zgjidhur mosmarreveshjet ndermjet tyre.
Burime te IWPR ne qeverine Serbe kane thene se ambasadori Amerikan William Montgomery e ka nxitur Gjingjiq t'u riktheje deputeteve te Koshtunices vendet e tyre ne parlament. Ne te njejten kohe, Koshtunices i eshte kerkuar te mbeshtese reformat e kerkuara prej Gjingjiq per t'u miratuar ne parlamentin e Serbise, dhe te mos perpiqet te rrezoje qeverine e tij.
Ne kuadrin e marreveshjes perfshihet edhe nje premtim qe dy rivalet do te punojne per "nje funksionim me efikas te parlamentit te Serbise" dhe te harmonizojne "prioritetet e tyre".
"Prioritetet" e permendura ne marreveshje kane qene legjislacioni i zgjedhjeve, organizimi i zgjedhjeve te reja presidenciale dhe pergatitja e nje kushtetute te re, e cila do te pasohej me zgjedhje parlamentare.
Te dy drejtuesit e kane vleresuar marreveshjen, Gjingjiq duke thene ne televizion me 5 Nentor se ajo i kishte dhene fund bllokimit te parlamentit. Koshtunica, nderkohe, ka thene se marreveshja do te thoshte qe Serbia kishte tejkaluar nje "krize serioze parlamentare".
Megjithate, edhe nese dy rivalet e vjeter vertete duan te lene me nje ane mosmarreveshjet, gjendja politike ne te cilen ata gjenden mund te mos ua lejoje nje gje te tille.
Megjithese parlamenti Serb ndryshoi me shpejtesi ligjin e diskutueshem per zgjedhjet per te hequr kufirin prej 50 perqind ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale, parlamenti e ka lene ne fuqi ate pjese te ligjit per ne raundin e pare.
Koalicioni i DOS, i kontrolluar nga Gjingjiq, me pas ka njoftuar se ai ndoshta nuk do te marre fare pjese ne zgjedhjet e reja parlamentare te cilat do te mbahen me 8 Dhjetor. Pa pasur nje kandidat te forte, veshtire se DOS mund te fitoje ndaj Koshtunices i cili gezon popullaritet te madh.
Por nese DOS nuk paraqet nje kandidat, mbeshtetesit e koalicionit veshtire se mund te shkojne per te votuar ne keto zgjedhje ku do te kandidohet vetem nje nacionalist konservator si Koshtunica. Kjo do te bente qe edhe nje here tjeter te merrnin pjese ne zgjedhje me pak se 50 perqind e votuesve, duke i bere keshtu perseri te pavlefshme keto zgjedhje.
Nje rezultat i tille do te shkaterronte marreveshjen e arritur javen e kaluar dhe nuk do te detyronte me Koshtunicen te permbushte obligimin e tij per te mbeshtetur qeverine.
Perkrahesit e Koshtunices tashme po thone se njoftimi i DOS per nje terheqje te mundeshme nga zgjedhjet presidenciale pa caktuar nje kandidat, eshte e njejta gje si nje bojkot i ketyre zgjedhjeve.
Zevendes kryetari i DSS Dragan Marsicanin ka akuzuar koalicionin ne nje interviste me Radio B92 me 6 Nentor se "po tregon planin e tij te vertete per deshtimin e zgjedhjeve".
Per kete aresye, Koshtunica ende nuk ka vendosur nese do te kandidoje perseri per postin e presidentit. Gjendja mund te behet edhe me absurde nese Gjingjiq vendos te mbeshtese Koshtunice, sic ka lene te kuptohet se fundi.
Nje mbeshtetje e tille eshte me teper nje kercenim sesa ndihme, sepse fushata e mepareshme e Koshtunices ka qene e bazuar ne nje kritike te ashper te qeverise - kritike e cila e ka ndihmuar ate te behet politikani me popullor ne Serbi. Pa nje armik si Gjingjiq, Koshtunica do te kete shume pak arme per te luftuar fushaten e tij elektorale.
Zeljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i revistes Blic News ne Beograd.