SERBI: QEVERIA NE DILEME PER MAFIAN
Vrasja e Boshko Buha do te detyroje autoritetet te perballen me krimin e organizuar ose te pranojne se ata kontrollohen pre tij.
SERBI: QEVERIA NE DILEME PER MAFIAN
Vrasja e Boshko Buha do te detyroje autoritetet te perballen me krimin e organizuar ose te pranojne se ata kontrollohen pre tij.
Vrasja e Gjeneralit Boshko Buha, njeriu i trete me i rendesishem ne forcen e policise se Serbise, perfaqeson sfiden me serioze te mafias ndaj autoriteteve qe pas renies se Sllobodan Millosheviqit.
Buha, 42 vjec, eshte qelluar disa here te Henen, 10 Qershor heret ne mengjes, ne parkimin e Hotel Jugosllavia ne Beograd.
Ne te kaluaren, dhe nen presionin nderkombetar, qeveria ka shprehur deshiren per te luftuar influencen e mafias. Por keto perpjekje kane mbetur vetem ne teori dhe asgje nuk ka ndodhur ne praktike.
Kjo vrasje do te detyroje autoritetet te forcojne qendrimin e tyre ndaj krimineleve te cilet kane qene shume te fuqishem gjate periudhes se Millosheviqit. Qeveria duhet te ndermarre veprime serioze ose te pranoje se mafia ne fakt kontrollon Serbine.
Buha, i cili eshte emeruar ne postin e zevendes shefit te sherbimit te sigurimit publik te Serbise ne fund te vitit te kaluar, ka kaluar oret e fundit te jetes se tij me disa shoke ne nje restorant mbi lumin Danub prane hotelit.
Ndersa policia nuk ka bere te ditur hollesi rreth shokeve me te cilet ka darkuar ai, restorantet ne anijet levizese mbi Danub njihen si vende takimi per mafian e Beogradit.
Pasi eshte ndare me shoket e tij ne parkim, Buha ka qene duke hapur deren e makines se tij Nissan ndersa eshte qelluar. Mendohet se ne kete sulm kane qene te perfshire dy njerez te cilet jane larguar menjehere pasi kane kryer vrasjen.
Megjithese shoket e tij dhe nje patrulle policie kane qene ne parkim ne ato momente, ata jane shtrire pertoke sapo kane degjuar te shtenat e armeve dhe nuk kane arritur ti shohin vrasesit.
Megjithate, nje shofer taksie i cili ka pare vrasesit e shefit te policise ka thene per IWPR-ne se njeri prej tyre ka qene rreth 20 vjec, ka qene i veshur me nje xhakete lekure, dhe nuk ka pasur maske ne fytyre, dhe kishte qelluar me nje automatic Kallashnikov.
Ministri i brendeshem Dushan Mihajlloviq ka thene ne nje konference per shtyp te Henen se autoritetet do te bejne te gjitha perpjekjet per te zbuluar vrasesit.
Ne nje operacion policor, ndoshta me i madhi i kryer nga policia Serbe gjate viteve te fundit, skuadra speciale te policise kane kontrolluar shume apartamente dhe shtepi ne kryeqytet dhe kane ndaluar disa dhjetra kriminele te dyshuar.
Kryeministri Zoran Gjingjiq ka thene se motive i vrasjes ende nuk eshte percaktuar. Dhe nuk do te jete e lehte te percaktohet, sepse megjithese Buha ka pasur nje karriere me shume ulje dhe ngritje, ai nuk dihet te kete pasur ndonje konflikt me ndonje grup te vecante.
Megjithate tashme jane ngritur disa teori rreth aresyeve te vrasjes se tij. Njera eshte se vrasja eshte bere per hakmarrje nga mbeshtetes te Millosheviqit te cilet jane te zemeruar se Buha eshte rreshtuar me opoziten kur eshte rrezuar regjimi.
Buha ka ardhur ne Serbi ne vitin 1991 si refugjat nga Kroacia dhe eshte emeruar komandant i brigades se policise se Beogradit ne vitin 1998. Ai ka drejtuar brigaden ne Kosove nga Qershori i atij viti dhe eshte rikthyer ne Beograd nje vit me pas pasi kishte pesuar disa plagosje te lehta.
Ne fund te Shtatorit 2000, Millosheviq e ka derguar Buhan dhe brigaden e tij ne Kolubara per te shtypur greven e minatoreve e cila shenoi nje hap te rendesishem ne pergatitjet per protestat masive te cilat rrezuan qeverine.
Ai nuk ka zbatuar urdherat e Millosheviqit dhe njesia e drejtuar prej tij nuk ka pranuar te shtype demonstruesit me 5 Tetor, diten kur Millosheviq u rrezua.
Nje teori tjeter eshte se Buha eshte eleminuar per te mos e lejuar te deshmoje kunder Millosheviqit ne Gjykaten e Hages. Disa burime te policise thone se Buha e dinte qe gjykata kishte prova kompromentuese ndaj tij, dhe pikerisht nje rregjistrim te nje bisede ne radio ndermjet tij dhe Sreten Lukiq, shefi i sigurimit publik i cili ka komanduar forcat e policise ne Kosove nga viti 1998 deri 1999.
Ka mundesi qe qarqet e lidhura me Millosheviqin dhe lobin anti Hagen e Serbi ta kene vrare Buhan sepse ai dinte shume dhe kishte pranuar te deshmonte per keto informacione para prokuroreve.
Megjithate, karriera e tij ka qene ne renie perpara vdekjes. Pasi eshte emeruar ne postin e rendesishem te shefit te policise ne Beograd menjehere pas rrezimit te Millosheviqit, ai ne fakt eshte anashkaluar pas emerimit si zevendes shef i sigurise publike.
Zevendes kryeministri Serb, Nebojsha Coviq, ka thene te Marten se Buha eshte shkarkuar si shef i policise se kreyqytetit per shkak te njoftimeve se ai kishte pasur kontakte “me disa grupe te mafias”. Por keto lidhje nuk jane provuar kurre.
Ne Dhjetor te vitit te kaluar, vetem pak kohe perpara se te fillonte renia e karrieres se tij, Buha ka leshuar nje deklarate te ashper per gazeten Nedeljni Telegraf te Beogradit ne te cilet ai e ka paraqitur veten si nje armik te vendosur te mafias.
Ai ka thene se pese grupe te medha te krimit te organizuar jane aktive ne Beograd dhe drejtuesit e tyre ishin te perfshire ne ndertimin e rrugeve dhe ne ndertime te tjera. Ai ka shtuar se mafia i kishte ofruar atij dhe politikaneve te tjere “sherbime te ndryshme, para, dhe deri dosje te cilat do ti ndihmonin ata per te kompromentuar rivalet e tyre politik”.
Qeveria e re ka filluar gjate muajve te pare te saj ne pushtet nje lufte agresive ndaj krimit, por rreziku i zemerimit te mafias dhe krimit te organizuar shume shpejt ka bere qe ajo te ndryshoje qendrim.
Si rezultat, ndersa boset e mafias kane investuar disa nga fitimet e tyre te paligjeshme me ane te bizneseve te ndryshme, ata kane vazhduar gjithashtu te kontrollojne edhe disa nga bizneset e tyre te vjetra te ligjeshme. Autoritetet fiskale mendojnse se rreth gjysma e transaksioneve financiare ne Serbi behen nepermjet kanaleve ilegale.
Deshira dhe mundesia e qeverise per te gjetur vrasesit e Buhas do te tregoje qendrimin e saj te vertete ndaj mafias dhe krimit te organizuar. Nese kjo vendosmeri pakesohet, kjo do te jete nje shenje e qarte se disa gjera nuk kane ndryshuar ende qe prej rrezimit te Millosheviqit.
Zeljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i revistes Blic News dhe nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.