SERBI: POLICIA E PAFUQISHME NDAJ TREGTISE SE SEKSIT

Fushata kunder industrise se seksit duket e destinuar te deshtoje per sa kohe qe shume vajza e konsiderojne punen e shoqerueses si nje menyre per ti shpetuar varferise.

SERBI: POLICIA E PAFUQISHME NDAJ TREGTISE SE SEKSIT

Fushata kunder industrise se seksit duket e destinuar te deshtoje per sa kohe qe shume vajza e konsiderojne punen e shoqerueses si nje menyre per ti shpetuar varferise.

Tuesday, 6 September, 2005

Anastasija, nje studente 24 vjecare nga Beogradi, eshte arrestuar muajin e kaluar nen dyshime se punonte si prostitute ne nje prej shume agjensive te shoqerimit ne Beograd te cilat ofrojne sherbime seksuale per burrat.


Qindra vajza kane pasur te njejtin fat me te pasi policia ka nisur nje fushate masive kunder prostitucionit ne vjeshte, ne kuader te te cilit u mbyllen 10 nga agjensite me te medha te ketij lloji.


Fushata, megjithate, nuk ka arritur shume rezultate ne planin afatgjate. Pas nje periudhe te shkurter ne burg, shume nga prostitutat, perfshire edhe Anastasija, i jane kthyer punes se tyre.


Ajo thote se ngacmimet e policise nuk do ta detyrojne ate te heqe dore nga puna si shoqeruese me pagese, sepse paga mesatare ne Serbi prej 170 euro ne muaj nuk eshte e mjaftueshme per te jetuar.


"Une nuk kam turp per ate qe bej," thote ajo. "Shefi sillet me korrektesi, dhe une fitoj mire - rreth 500 euro ne muaj. Per nje vend si Serbia kjo eshte nje shume e mire. Gjithashtu nuk mendoj as per gjera te tilla si per te paguar faturat ne klube apo per te blere veshje dhe kozmetike".


Disa grupe te te drejtave te njeriut dhe te grave mendojne se autoritetet kane nje politike te gabuar ndaj prostitucionit. Ne kundershtim ndaj linjes se ashper te kerkuar nga publiku ne pergjithesi dhe komuniteti nderkombetar, autoritetet kerkojne qe kjo tregti te legalizohet ose te pakten te dekriminalizohet.


Dy lloj grash perfshihen ne prostitucion: viktima te pafajeshme te trafikimit te qenieve njerezore dhe ato te cilat punojne me deshire ne agjensite e shoqerimit ne kerkim te nje standarti me te mire jetese.


Une kam folur personalisht me kater vajza te tjera te reja qe punojne ne te njejten agjensi me Anastasian - e cila vepron ne nje apartament me tre dhoma ne qender te Beogradit. Ato me thane se e bejne kete pune me deshire, per te fituar para.


Pronari i agjensise, Dragan, 35 vjec, thote se ai i zgjedh vendet prane nje rajoni policie, sepse "aty ka me pak dyshime". Ai jeton me nje nga vajzat te cilat punojne per te, ndersa te tjerat "vijne ne agjensi kur ne kemi kliente".


Dragan thote se veprimet e policise kane bere qe shume agjensi te fillojne te fshihen: "Ne shpesh ndryshojme vendin, perdorim telefone celulare ne vend te atyre te zakonshem dhe paguajme njerez ne rradhet e policise per te na informuar ne lidhje me kontrollet e mundeshme".


Ai fiton rreth 3,000 euro ne muaj. Ashtu si vajzat te cilat punojne ne agjensine e tij, edhe ai kerkon qe prostitucioni te legalizohet. Ata thone se kjo do te jepte me teper siguri per prostitutat dhe klientet dhe do te largonte elementet kriminal te cilet perfitojne nga kercenimet dhe vendosja e gjobave ndaj vajzave.


"Do te ishte me mire te paguanim taksat shtetit, dhe keshtu do te punonim me me pak probleme," thote Dragan. "Per fat te keq, duke njohur shoqerine tone, une dyshoj se nje gje e tille do te mund te realizohet se shpejti".


Shifrat zyrtare tregojne se ne Beograd punojne rreth 2,500 prostituta, por numri i vertete mendohet te jete shume me i larte. Pjesa me e madhe e tyre jane te punesuara nga agjensi shoqerimi, dhe fitojne rreth 50 euro per nje ore sherbime seksuale. Nje numer me i vogel punojne ne rruge prane stacioneve kryesore te hekurudhes dhe autostrades Beograd - Nish, duke fituar te njejten shume por duke u perballur me nje rrezik me te madh.


Grupet e mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe te grave te cilat kerkojne vendosjen e ligjeve thone se berja e industrise se seksit nje biznes legjitim do te ulte nivelin e krimit. "Per fat te keq sistemi i drejtesise dhe policia ne Serbi nuk jane ne favor te nje hapi te tille per momentin," thote Sandra Ljubinkoviq, e Qendres SOS Info Astra, nje grupim i cili ka si synim luften ndaj trafikut te qenieve njerezore.


Per momentin, shitja e sherbimeve seksuale mbetet nje krim ne Serbi, duke u denuar me gjoba dhe burgim nje mujor per prostitutat dhe pese deri 10 vjet burgim per pronaret dhe tutoret e tyre.


Vladan Batiq, minister Serb i drejtesise, ka thene per gazeten Blic ne Dhjetor se nuk parashikohen se shpejti ndryshime ne kodin penal. "Atmosfera ne Serbi nuk eshte e tille saqe te pranohet nje mase e tille," ka thene ai. "Nuk ka ardhur ende momenti".


Veselin Sariq, i departamentit te policise per luften ndaj krimit te organizuar, ka thene se koleget e tij kishin ngritur me teper se 200 akuza kriminale kunder personave te perfshire ne prostitucion, qe prej vitit 2001. "Ne nuk mund te eleminojme profesionin me te vjeter ne bote, por mund ta minimizojme ndjeshem kete fenomen," ka thene ai.


Por disa qindra njoftime ne revistat e Beogradit dhe ne gazeta tregojne per nje situate krejtesisht te ndryshme.


Sipas nje oficeri te policise Serbe tani ne pension - i cili ka punuar per vite me rradhe ne luften ndaj prostitucionit dhe trafikut te qenieve njerezore - keto fushata nuk mund te arrijne shume rezultate. "Njerezit te cilet duan te punojne ne kete fushe do ta bejne kete pavaresisht nga kontrollet e policise," thote ai.


Ish oficeri thote se ai mbeshtet gjithashtu propozimet per ndarjen e krimeve te trafikut te qenieve njerezore dhe prostitucionit, ne menyre qe ky i fundit te mund te legalizohet, apo te pakten te mos kriminalizohet. "Kjo do te pakesonte influencen e krimit te organizuar, dhe do te permiresonte shendetin dhe sigurine e kombit," ka thene ai per IWPR.


Slavisa Stijak eshte nje gazetar i stacionit televiziv, Yu Info.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists