Serbi: Piratet E Internetit Perballe Ndeshkimit

Dalja e Serbise nga izolimi nderkombetar perben nje lajm te keq per piratet e internetit.

Serbi: Piratet E Internetit Perballe Ndeshkimit

Dalja e Serbise nga izolimi nderkombetar perben nje lajm te keq per piratet e internetit.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Friday, 4 January, 2002

Jugosllavia synon te kaloje ligje te reja per te ulur numrin e pirateve te internetit, duke kufizuar ne menyre te ndjeshme ate qe para pak kohesh mund te konsiderohej si nje tregeti ne lulezim.


Gjate kohes qe vendi dergjej nen saksionet e Perendimit, vjedhja e kutive te Viagras, kutive me cokollata, kamerave dixhitale dhe oreve te dores, bluzave dhe purove Kubane nuk ndeshkohej.


Nepermjet falsifikimit te numrave te kartave te kreditit piratet e internetit lane pas nje shkaterrim te tere duke plackitur kompani ne SHBA dhe Evropen Perendimore.


Pjeserisht motivi kishte te bente me hakmarrjen ndaj Perendimit per izolimin e vendit dhe pjeserisht per defrim. Por shtysa kryesore mbetej perfitimi financiar.


"Me nje kuti Viagra une arrija te paguaja qerane," thote nje pirat Serb I internetit duke buzeqeshur. "Vjedhja e Viagres ishte dicka e jashtezakonshme pasi ajo mberrinte ne pako te vogla dhe pa dogane."


Por renia e Miloshevicit vitin qe kaloi ua hoqi buzeqeshjen ketyre pirateve. Pas renies se tij Jugosllavia ka hyre ne rrjetin nderkombetar te policise, Interpol, dhe ligjet e reja kunder vjedhjes ne Internet do ta reduktojne kete fenomen.


Projektligji parashikon masa ndeshkimore per tete lloje krimesh te kryera me ane te kompjuterit si perdorimi i paautorizuar i kompjuterave dhe perhapja e viruseve kompjuterike. Fajtoret do te denohen deri ne 12 vjet burg.


Izolimi i Jugosllavise nga komuniteti nderkombetar gjate periudhes se Miloshevicit coi ne rritjen e nje veprimtarie te tille kriminale. Nje pirat me pervoje shpjegon se si funksionon sistemi. "Ajo qe nevojitet eshte nje numer i vlefshem karte krediti," thote ai.


Piratet perdorin programe te gjetura ne rrjete te paligjshme interneti te cilat prodhojne numra te falsifikuar kartash krediti. Disa piketoheshin, te tjeret jo. "Duhet te perdoresh nje numer tjeter. Njeri do te dale," thote ai.


Kur sitet e vjedhura refuzonin te dergonin libra, video, kaseta DVD apo CD ne Jugosllavi, piratet pergjigjeshin duke zevendesuar emrin "Jugosllavi" me "Serbi" si vend destinacioni.


Nje tjeter metode eshte kerkesa per dergese ne nje adrese ne Serbi dhe te shkruash "Hungari" apo "Greqi" si vendi i destinacionit. Kur materialet mberrinin ne keto vende zyrat e tyre postare ua dergonin qyteteve perkatese ne Serbi.


Gjate bombardimeve te NATO-s ne Jugosllavi gjate vitit 1999, piratet krijuan qellimisht kaos ne rrjet. Duke e konsideruar vepren e tyre si "vjedhje patriotike" ato vodhen nga site interneti ne SHBA apo vende te tjera pjesemarrese ne fushate.


Pas renies se Miloshevicit piratet filluan te mbulonin gjurmet e tyre duke e ditur se autoritetet e reja do te ri-vendosnin lidhjet me Perendimin. Ato ndryshuan sherbimet e internetit te cilat kishin perdorur deri ne ate kohe.


Dy muaj me pare policia njoftoi se komuniteti nderkombetar priste qe Serbia te eleminonte vjedhesit e rrjeteve te internetit pasi mjaft kompani kishin dhene detaje te menyres dhe numrat e vjedhur te kartave te kreditit.


Pak prej pirateve jane te shqetesuar pasi gjurmet tashme jane mbuluar. Vlera e nje vjedhjeje ne rrjet nuk i kalonte te 100 dollaret, gje qe e bente te pamundur ngritjen e padive.


Por me teper rendesi se denimi i pirateve mbetet kufizimi i aktivitetit te tyre ne te ardhmen. Autoritetet shpresojne se ligjet e reja do ta arrijne nje gje te tille.


Katarina Bugajski eshte nje korrespondente e rregullt e IWPR.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists