SERBI: PAVKOVIQ NDRYSHON POZICION

Kontrolli i presidentit Jugosllav ndaj ushtrise eshte tronditur rende.

SERBI: PAVKOVIQ NDRYSHON POZICION

Kontrolli i presidentit Jugosllav ndaj ushtrise eshte tronditur rende.

Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq ka marre nje ndihme te madhe pasi nje perkrahes i fuqishem i ish presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica ka kaluar ne anen e tij.


Vendimi i shefit te shtabit te ushtrise, Nebojsha Pavkoviq, per te ndryshuar krah ka bere qe Koshtunica te mos kontrolloje as te vetmin institucion ndaj te cilit ai ushtronte kontroll absolut.


Pavkoviq, 56 vjec, duket i bindur se vetem Gjingjiq mund ta mbroje ate nga nje hetim i ardheshem mbi rolin e tij ne konfliktin e vitit 1999 ne Kosove.


Largimi i shefit te ushtrise ka bere qe Koshtunica te perpiqet te shkarkoje ate ne dy raste gjate dhjete diteve te fundit, gjate sesioneve te keshillit Jugosllav supreme te mbrojtjes - organizmi i cili kontrollon ushtrine.


Ai eshte ndaluar ne kete perpjekje nga aleatet e Gjingjiq: presidenti Malazez Millo Gjukanoviq dhe presidenti Serb, Milan Milutinoviq.


Megjithese Gjingjiq ka insistuar per dy vjet qe Pavkoviq te shkarkohet nga posti i tij, tani po e ndihmon ate te ruaje pozicionin e tij.


Humbja e kontrollit te Koshtunices ndaj ushtrise do te dobesoje ate ne betejen per kontrollin e pushtetit qe ai po kryen me Gjingjiq.


Burime te aferta me qeverine Serbe thone se Koshtunica tani kontrollon vetem sherbimet sekrete te ushtrise, e cila eshte edhe forca me e vendosur federale kunder Hages.


Por ai nuk mund te shpresoje te gezoje mbeshtetjen e tyre per nje kohe te gjate ndersa parlamenti Jugosllav po pergatit nje ligj per reformimin e sherbimeve sekrete. Ky legjislacion, i cili pritet te miratohet brenda nje ose dy muajsh, parashikon qe ai te vendoset nen kontrollin e parlamentit federal.


Gjingjiq nuk ka ne plan te mbeshtese mbajtjen e Pavkoviq ne postin e shefit te shtabit per nje kohe te gjate, ndersa komuniteti nderkombetar insiston qe ai te largohet. Por kryeministri Serb po e shtyn shkarkimin e shefit te ushtrise vetem per te mos lejuar qe Koshtunica te zgjedhe nje besnik te tijin per ta zevendesuar.


Mosmarreveshja rreth komandantit te ri suprem te ushtrise ka shkaktuar nje rremuje te madhe dhe shihet si nje goditje e rende per lobin anti Hages ne prag te arrestimeve te planifikuara te disa te dyshuarve kryesore per krime lufte.


Presidenti Koshtunica dhe Pavkoviq kane qene aleate te ngushte. Pasi e ka trasheguar ate nga Sllobodan Millosheviqi, Koshtunica e ka mbajtur ate ne postin e tij edhe perkunder deshirave te koalicionit qeveritar Serb, Opozita Demokratike Serbe, DOS, dhe komunitetit nderkombetar.


Pavkoviq ka komanduar forcat e armatosura Jugosllave ne Kosove gjate bombardimeve te NATO-s dhe ka drejtuar ushtrine qe prej fillimit te vitit 2000. Nje besnik i Millosheviqit, ai eshte konsideruar si nje pragmatik. Ne demonstratat e Beogradit me 5 Tetor 2000, te cilat rrezuan regjimin e Millosheviqit, Pavkoviq ka hequr dore nga mbeshtetja e padronit te tij. Duke refuzuar te hape zjarr ndaj protestuesve, ai ka marre anen e Koshtunices, kandidati i atehershem presidencial i DOS-it.


Qe prej asaj kohe ai ka treguar besnikeri konstante ndaj Koshtunices, ndersa presidenti Jugosllav ka vleresuar Pavkoviq per disa reforma te ndermarra ne ushtri dhe ka thene se shkarkimi i tij do te destabilizonte ushtrine.


Ndryshimi i pozicionit te Pavkoviq eshte bere i qarte ne sesionin e 25 Marsit ne keshillin supreme te mbrojtjes, ku Koshtunica eshte perpjekur ta shkarkoje ate per ta zevendesuar ate me Gjeneral Aco Tomiq, kryetarin e sigurimit ushtarak.


Presidenti ka kerkuar dy anetareve te tjere te keshillit, Milutinoviq dhe Gjukanoviq, te mbeshtesin kerkesen e tij. Ata kane refuzuar, duke e quajtur Tomiq pergjegjese per arrestimin e fundit te zevendes kryeministrit Serb Momcillo Perishiq, me akuzen per zpiunazh.


Fakti qe Pavkoviq eshte afruar vertete me Gjingjiq eshte evident nga theniet e kryeministrit ne B92.


"Une thjesht nuk e kuptoj se perse Koshtunica i ka kerkuar shefit te shtabit te ushtrise te largohet nga posti i tij," ka thene ai. "Eshte shume ironik fakti qe Koshtunica deshiron te largoje Pavkoviq me qellim qe te kenaqe Perendimin dhe ne te njejten kohe te kundershtoje ekstradimet ne Hage te cilat i kerkon Perendimi.


Shenja e pare qe Pavkoviq do te ndryshonte krah ka pasuar arrestimin e Perishiq me 14 Mars, me akuza per dhenien e informacionit sekret ushtarak diplomateve Amerikan.


Ndersa Koshtunica ka vleresuar njerezit e Tomiq per veprimin, Pavkoviq eshte ankuar tek e perditeshmja Politika e Beogradit, se ai nuk eshte informuar deri sa arrestimi i tij eshte bere fakt i kryer.


"Eshte e rendesishme te percaktohet perse une nuk jam informuar. Nese une do te isha informuar per kete operacion, ne do te kishim shmangur disa nga ceshtjet e diskutueshme te cilat tani hedhin drite mbi nje operacion i cili eshte kryer shume mire," ka thene ai me 24 Mars.


Pavkoviq eshte influencuar tashme ne kalkulimet e tij nga rritja e presionit te perendimit per shkarkimin e tij, se bashku me nje njoftim nga kryeprokurori i gjykates, Carla Del Ponte, se Haga po pergatit nje liste te re te te dyshuarve per krime lufte nga ish Jugosllavia.


Shefi i ushtrise eshte sulmuar gjithashtu ne median e Beogradit per blerjen dhe ndertimin e apartamenteve luksoze dhe vilave ne kushte te dyshimta.


Burime te qeverise tregojne se ky kombinim i presionit ka bere qe Pavkoviq te marre anen e njeriut i cili mendohet se mund ta mbroje ate nga ekstradimi per ne Hage - kryeministri Serb.


Keto burime thone se Pavkoviq eshte paraqitur ne nje mbremje private te dhene nga Gjingjiq ne fillim te vitit, duke derguar nje sinjal te qarte se ai ishte duke kerkuar mbeshtetjen e kryeministrit.


Asnje nga keto manovra nuk do ta ndihmoje ate te mbaje postin e tij per nje kohe te gjate. Shkarkimi i njeriut te luftes ne Kosove shihet si nje parakusht i rendesishem per integrimin e Jugosllavise ne programin e NATO-s Partneritet per Paqe.


Strategjia e Gjingjiq nuk do te jete per te zgjatur qendrimin e Pavkoviq ne post, por per te ndaluar largimin e tij me qellim per te detyruar Koshtunicen per te vendosur nje drejtues te ushtrise me pak armiqesor ndaj gjykates.


Pavkoviq ndoshta nuk mendon edhe ai te qendroje per shume kohe ne postin e tij. Do te jete e mjaftueshme per te qe Gjingjiq ta mbronte nga nje hetim i mundeshem per te kaluaren e tij.


Daniel Sunter eshte redaktor koordinues i IWPR-se ne Serbi.


Balkans, Serbia, Kosovo
Support our journalists