Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

SERBI: MOSMARREVESHJET POLITIKE KERCENOJNE ZGJEDHJET

Mosmarreveshjet e vazhdueshme ndermjet dy njerezve me te fuqishem te politikes mund tw cojnw nw njw krize tjeter institucionale
By Zeljko Cvijanovic

Mosmarreveshjet gjithnje e me te thella ndermjet kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq dhe presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica po kercenojne riberjen e zgjedhjeve presidenciale te caktuara per muajin e ardheshem.


Analistet mendojne se zgjedhjet e 8 Dhjetorit, perseritja e zgjedhjeve te quajtura te pavlefshme te Shtatorit per shkak te pjesemarrjes se ulet, mund te kene te njejtin fat nese kryeministri nuk mbeshtet kandidaturen e Koshtunices per postin e presidentit.


Kjo gjendje ka shkaktuar ankth ne rradhet e politikaneve dhe vezhguesve, se mos zgjedhjet e reja perfundojne ne te njejten menyre si ato paradhese, dhe nje gje e tille do te krijonte nje vakum te rrezikshem politik i cili do te zhyste vendin ne krize dhe do te demtonte procesin e reformave.


Ndersa Koshtunica vazhdon te jete politikani me popullor ne Serbi, ai nuk mund te arrije te siguroje pjesemarrjen e te pakten pesedhjete perqind te votuesve te percaktuar nga ligji ne menyre qe zgjedhjet te konsiderohen te rregullta, pa mbeshtetjen e Gjingjiq.


Por duke pranuar ndihmen e kryeministrit, Koshtunica rrezikon te humbase mbeshtetjen e atyre votuesve qe ka siguruar me ane te retorikes se tij anti qeveritare. Per kete aresye ai nuk mund te kerkoje publikisht mbeshtetjen e Gjingjiq.


Drgoljub Micunoviq, drejtues i partise Qendra Demokratike, nje anetare e koalicionit qeveritar Opozita Demokratike e Serbise, DOS, eshte perpjekur te zgjidhe mosmarreveshjen ndermjet dy politikaneve me te fuqishem ne vend ne prag te zgjedhjeve.


Ai shpreson te binde presidentin federal te ndaloje kritikat ndaj qeverise se Serbise, dhe te beje nje kerkese publike per mbeshtetje nga kryeministri i saj. Ne te njejten kohe, Micunoviq po i kerkon Gjingjiq te mbeshtese Koshtunican, dhe te kerkoje nje pjesemarrje me te larte ne votim.


Mendohet se kandidatet - Koshtunica, nje nacionalist i moderuar, dhe perfaqesuesit e se djathtes ekstreme Vojislav Sheshelj dhe Borislav Peleviq - nuk do te jene te afte te bindin nje numer te madh njerezish te marrin pjese ne keto zgjedhje.


Perplasja me e forte ne zgjedhjet e Tetorit ka qene ndermjet Koshtunices dhe kandidatit reformist Miroljub Labus - nje ekspert i ceshtjeve te ekonomise i mbeshtetur nga DOS dhe Gjingjiq.


Pasi zgjedhjet u deklaruan te pavlefshme, Labus - i cili fitoi gjysmen e votave te fituara nga presidenti federal - u distancua nga Gjingjiq dhe ka thene se ai nuk kishte ne plan te merrte pjese ne zgjedhjet e ardheshme, duke i lene keshtu zgjedhesit e qendres se majte pa nje kandidat te pershtatshem.


Rreth nje milion votuesit te cilet kane mbeshtetur Labus rradhen e kaluar duhet te zgjedhin nje alternative tjeter ose zgjedhjet mund te deshtojne perseri. Sipas analistit te Institutit te Shkencave Sociale ne Beograd, Vladimir Goati, Koshtunica duhet perpiqet te fitoje mbeshtetjen e ketyre njerezve.


Megjithate, qendrimet nacionaliste te presidentit Jugosllav nuk do te priten mire nga pakicat Muslimane dhe Hungareze te cilat kane votuar rradhen e kaluar per Labus. Dhe ndersa Koshtunica eshte mbeshtetur nga shtate prej 17 partive te DOS, kjo mbeshtetje nuk do te kete shume sukses nese edhe rivali i tij me i madh nuk shpreh mbeshtetje per te.


Pavaresisht ketyre shqetesimeve, perfaqesuesit e koalicionit qeveritar dhe komuniteti nderkombetar po punojne shume per te siguruar nje pjesemarrje te mjaftueshme qe keto zgjedhje te konsiderohen te vlefshme.


Pas deshtimit te zgjedhjeve te 28 Shtatorit, parlamenti Serb eshte gjendur nen presion te madh nga perendimi per te ndryshuar ligjin e komplikuar zgjedhor te trasheguar nga periudha e Millosheviqit - i cili kerkon nje pjesemarrje te pakten prej 50 perqind ne te dyja raundet e zgjedhjeve. Nje ligj i ri i miratuar rishtazi thote se tani shifra minimale e pjesemarrjes eshte e detyrueshme vetem per raundin e pare.


Por mund te kete shume me pak njerez te cilet do te dalin per te votuar kete here se sa mendojne autoritetet. Lista e zgjedhesve, e cila nuk eshte ndryshuar qe prej kohes se Millosheviqit, mendohet te jete kaq e pasakte saqe te pakten 600,000 nga rreth 6.5 milion njerezit e perfshire ne keto lista si me te drejte vote ne fakt tanime kane vdekur, jetojne jashte vendit, apo kane bojkotuar te gjitha zgjedhjet e mepareshme per aresye etnike apo politike.


Per ata qe perpiqen te sigurojne nje pjesemarrje te pakten prej 50 perqind, mungesa e ketyre njerezve do ta beje edhe me te veshtire.


Srecko Mihajlloviq i Institutit te Shkencave Sociale ne Beograd mendon se per shkak te listave te parregullta te zgjedhesve te pakten 65 perqind e votuesve te regjistruar duhet te votojne ne menyre qe te arrihet shifra minimale e pjesemarrjes - dhe ai pranon qe nje gje e tille "veshtire se mund te ndodhe".


Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i revistes se perjaveshme Blic News ne Beograd.