Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Serbi: Mbyllja E Bankave Rrezikon Te Shkaktoje Trazira Sociale

Qeveria eshte detyruar te mbylle bankat e mbytura ne borxhe per te parandaluar rrenimin ekonomik te vendit.
By Zeljko Cvijanovic

Qeveria reformatore Serbe rrezikon te shkaktoje protesten me te madhe sociale ne historine e vendit duke ndermarre hapa per mbylljen e kater prej bankave me te medha shteterore ne vend.


Beogradska Banka, Jugobanka, Investbanka dhe Beobanka kane borxhe prej me teper se kater miliard Euro, te cilat sipas autoriteteve rrezikojne programin e reformave ekonomike ne vend.


Nje treshe ekspertesh nga grupi reformist G17 Plus ka marre vendimin me 3 Janar. Ata jane zevendes kryeministri Jugosllav Miroljub Labus, ministri Serb i financave Bozhidar Djeliq dhe governatori i Bankes Kombetare te Jugosllavise Mladjan Dinkiq.


"Nese do te kishim vazhduar edhe per nje muaj, buxheti nuk do te kishte perballuar dot kete ngarkese dhe nuk do te kishim qene ne gjendje te paguanim pagat dhe pensionet," ka thene Djeliq.


Vendimi eshte marre megjithe protestat e rreth 8,500 punonjesve te bankave dhe pakenaqesise ne rradhet e disa qindra mijera punonjesve te sektorit shteteror te cilet kane lidhje me keto banka. Rreth dy te tretat e ekonomise se Serbise ka qene e varur nga keto banka.


Nese kompanite te cilat varen nga keto banka do te falimentojne, qeveria e kryeministrit Zoran Gjingjiq do ta kete te veshtire te siguroje fondet e nevojeshme per te financuar pagesat per perkrahjen sociale te punonjesve te tyre. Nese komuniteti nderkombetar nuk ndihmon me fonde, mund te nisin protesta popullore masive.


Vendimi per te mbyllur bankat ka nxjerre ne pah gjendjen teper te renduar te ekonomise dhe faktin qe qeveria eshte me teper e shqetesuar per mundesine e kolapsit ekonomik sesa rritjen e tensioneve sociale.


Ekspertet e G17 Plus nuk kane pasure mbeshtetje direkte ne nivel republikan apo te federates, te cilat ndjejne drejtpersedrejti presionin e te ashtuquajturit lobi te borxhlinjve.


Nje rrjet bankash dhe ndermarrjesh te krijuara gjate regjimit te Sllobodan Millosheviqit, ky lob ka sherbyer si nje mjet per transaksione financiare ndersa vendi ishte nen daren e sanksioneve nderkombetare.


Pjese e ketij sistemi kane qene bankat te cilat u kane dhene kredi ndermarrjeve te falimentuara me qellim qe ato te paguanin pagat e punetoreve. Kredite nuk jane kthyer kurre por kjo gje nuk i ka demtuar ato. Millosheviq i ka mbuluar ato duke hedhur ne treg kartmonedha te reja, ose bankat kane ndihmuar veten duke perdorur depozitat e klienteve per te dhene kredi te reja per ndermarrjet e falimentuara.


Me kalimin e viteve, gjithnje e me pak kompani kane qene te sukseseshme, dhe thuajse asnje nuk ka falimentuar deri para rrezimit te Millosheviqit.


Duke pershkruar gjendjen e mjerueshme te sistemit bankar, Vesna Kostiq, keshilltare per marredheniet publike per Banken Boterore ne Jugosllavi, ka thene: "Ne asnje vend tjeter sistemi bankar nuk eshte ne gjendje kaq te veshtire sa ne Serbi".


Per ironi, sanksionet nderkombetare kane ndihmuar Millosheviqin ne nje aspekt: bankat mund te transferonin pagesat ne favor te borxhit te huaj te madh. Tani qe sanksionet nuk ekzistojne me, kreditoret kerkojne parate e tyre.


Miroljub Labus ka thene se vendimet e gjykatave te vendit dhe atyre te huaja, te cilat i detyrojne keto kater banka te paguajne borxhet e tyre e kane detyruar tashme qeverine Serbe te caktoje dhjete milion Euro nga buxheti i saj teper i shtrenguar ne Dhjetor.


Per te bindur publikun per gjendjen e rende, Djeliq ka shpjeguar se per te paguar borxhet e bankave, e gjithe popullsia qe punon ne Serbi do te duhej te mos paguhej per 18 muaj.


Presioni nga Banka Boterore - e cila ka kushtezuar ndihmen financiare per vitin 2002 ne shumen prej 250 milion dollaresh, me reformimin e sistemit bankar dhe mbylljen e bankave te falimentuara - ka ndihmuar ekspertet e G17 te marrin vendimin e tyre. Banka Boterore ka konfirmuar mbeshtetjen e saj per mbylljen e bankave, duke vleresuar kete vendim si "nje vendim teper te guximshem".


Reagimi i punonjesve te bankave ka qene shume i ndryshem. Ata kane rrethuar zyrat e bankave ne disa qytete ndersa sindikatat e tyre i kane bere thirrje autoriteteve te ndalojne keto masa dhe te gjejne menyra te tjera per te rimekembur keto institucione.


Nuk eshte per t'u habitur qe dy politikanet me te larte te vendit e kane lene kete "patate te nxehte" ne duart e ekonomisteve. As Gjingjiq as rivali i tij, presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica, nuk kane marre pjese aktive ne kete debat.


Ministri i financave i federates, Jovan Rankoviq, ka kundershtuar deklaraten e falimentit dhe ka thene se presidenti nuk do ta lejonte nje gje te tille.


Duke paralajmeruar per nje "efekt domino" ndaj kompanive te cilat i kane borxh bankave nje shume prej 412 miliard dinaresh (6.9 miliard Euro), ai ka parashikuar se falimentimi i disa koncerneve te medha te cilat dalin me humbje si kombinati i hekurit dhe celikut ne Smederevo dhe uzina e prodhimit te makinave Zastava ne Kragujevac, do te lere pa pune disa qindra mijera punetore dhe do te rendoje edhe me teper buxhetin e shtetit.


Megjithate, pasi Koshtunica u takua me stafin e bankave se bashku me Labus, Dinkiq dhe Djeliq, ai nuk ka pranuar te nxiste nje krize te re politike duke kundershtuar vendimin.


Ekonomistet e G17 Plus kane insistuar se kater bankat nuk mund te qendrojne me ne kembe. "Ne i dime rreziqet, por nje rrezik edhe me i madh do te ishte nese do te rrinim pa bere asgje," ka thene Labus me 3 Janar.


Por disa eksperte te tjere te ekonomise kane thene se edhe nese bankat nuk do te mbylleshin, pjesa me e madhe e firmave shteterore te cilat rezultojne me humbje do te mbyllen gjithsesi. I vetmi ndryshim eshte se ato do te mbaheshin ne kembe edhe per disa muaj me teper.


Zheljko Cvijanoviq punon per te perditeshmen e Beogradit Blic dhe eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.