Serbi: Kerkohet Shkeputja Nga Mali i Zi

Serbet gjithnje e me teper mendojne se republika e tyre do te jete me mire nese qendron e vetme.

Serbi: Kerkohet Shkeputja Nga Mali i Zi

Serbet gjithnje e me teper mendojne se republika e tyre do te jete me mire nese qendron e vetme.

Serbia po kercenon te shkaterroje federaten Jugosllave nese partnerja e saj ne republike, Mali i Zi, nuk thote qartesisht nese do te qendroje apo do te shkeputet deri ne pranveren e vitit tjeter.


Ky kercenim eshte bere pas deshtimit te nje takimi me 26 Tetor ndermjet perfaqesuesve te dy republikave per te ardhmen e Jugosllavise.


Presidenti Jugosllav, Vojisllav Koshtunica, zevendes kryeministri Jugosllav Miroljub Labus dhe kolegu i tij Serb, Zoran Gjingjiq, ka pranuar se Mali i Zi duhet te organizoje nje referendum per pavaresine deri ne pranveren e vitit 2002 dhe se nuk do te tolerohet nje vonese tjeter.


Labus ka thene se ata kane vendosur afatin per pranveren tjeter pikerisht sepse atehere skadon afati i nje marreveshjeje me FMN-ne dhe duhet te nenshkruhet nje tjeter.


Ky zemerim i Serbise i ka zanafillat tek frika se pasiguria politike po demton reformat ekonomike, duke larguar investitoret e huaj dhe duke demtuar mundesite per anetaresim ne organizmat e rendesishme financiare dhe te mbrojtjes Perendimore, si Keshillin e Europes dhe programin e NATO-s Partneritet per Paqe.


Urgjenca e kesaj krize ka detyruar Koshtunicen dhe Gjingjiqin te lene me nje ane rivalitetin e tyre me qellim per te shpetuar procesin e reformave dhe per te shmangur nje kryengritje sociale. Ne te kaluaren, Serbia eshte pare gjithnje si e vendosur te mos lejoje Malin e Zi te shkeputet prej saj. Presioni per te ruajtur nje shtet te perbashket mbijetoi rrezimin e Sllobodan Millosheviqit ne Tetorin e 2000, ne nje forme jo te dhuneshme.


Ministri i drejtesise se Serbise, Vladan Batiq, ka thene me 27 Tetor se jo vetem Mali i Zi ka te drejten te mbaje nje referendum per pavaresi.


"Askush nuk ka te drejte te interpretoje deshiren e qytetareve te Serbise sipas deshires se tij," ka thene ai. "Rreth 60 perqind e popullsise se Serbise mbeshtet idene e nje referendumi ne Serbi".


Anketimet e kryera nga agjensia e studimeve Marketingu Strategjik mbeshtesin komentet e Batiq, dhe tregojne se rreth 60 perqind e publikut deshirojne te kene nje mundesi per te votuar per ndarjen.


Nje anketim ne rruget e Beogradit ka konfirmuar se mbeshtetja per mevetesine e Serbise po shtohet. "Une jam kunder nje shteti te perbashket Serbo-Malazez dhe mendoj se nje referendum duhet te mbahet ne Serbi," thote Aleksander Radiq, nje gazetar vendas.


Shtepiakja Vanja Krstiq nga Beogradi shpreh zemerimin e ndjere nga shume Serbe ndaj federates se vjeter. "Ata vetem sa po na pengojne," thote ajo per Malazezet.


Serbet kane humbur durimin me drejtuesit e Malit te Zi, te cilet mbeshtesin haptazi shkeputjen por kane vonuar ne menyre te perseritur caktimin e nje date per votimin popullor.


Shumica e anetareve te Opozites Demokratike te Serbise, DOS, ne qeveri, mendojne se partite e Malit te Zi kane rrezikuar ne menyre te vazhduar procesin e reformes gjate vitit te fundit dhe reintegrimin e vendit ne institucionet nderkombetare.


Presidenti i Malit te Zi, Millo Gjukanoviq, eshte gjendur ne nje pozite gjithnje e me te veshtire. Perendimi nuk e mbeshtet shkeputjen e vendit te tij dhe mbeshtetja financiare e cila eshte dhene me shumice gjate viteve te sundimit te Millosheviqit, ka filluar te pakesohet.


Megjithese Malazezet jane shume te percare ndermjet perkrahesve te pavaresise dhe atyre pro Jugosllavise, votimi i mundeshem ne Serbi mund te ndihmoje tani Gjukanoviqin te vazhdoje me nje referendum dhe te merret me rezistencen e bllokut pro Jugosllav, te cilet kane kercenuar me bojkotimin e zgjedhjeve.


Politikat kontradiktore te dy partive kryesore Malazeze kane kontribuar edhe ne irritimin e Serbise.


Nga njera ane, partia Malazeze ne qeverine federale, Partia Popullore Socialiste pro Millosheviqit, SNP, nuk ka lejuar DOS-in te miratoje nje ligj per bashkepunimin me gjykaten e Hages, duke shkaktuar nje krize qeveritare kur Gjingjiq ka ekstraduar Millosheviqin me vendosmerine dhe autoritetin e tij.


Nga ana tjeter, partia ne qeveri ne Malin e Zi, Partia Demokratike e Socialisteve, DPS, nje kundershtare e vendosur e Millosheviqit, refuzon te njohe qeverine federale, duke deklaruar se ajo eshte nje produkt i ligjeve te miratuara nga regjimi i Millosheviqit.


Praktikisht, Mali i Zi dhe Serbia funksionojne si dy shtete te ndryshme. Secila ka policine e saj dhe kontrollin doganor si edhe ligjet e saj financiare dhe rregjim te vecante taksash. Mali i Zi nuk merr pjese ne menyre te barabarte ne buxhetin federal.


Milenko Krajcara nga Beogradi, ankohet se Serbia po paguan per dy qeveri dhe dy buxhete. "Shteti i perbashket po na kushton shume," thote ai.


E perjaveshmja shume e lexuar Nedeljni Telegraf, e cila eshte e afert me qeverine Serbe, ka parashikuar kohet e fundit se Jugosllavia do te shperbehet deri ne pranveren e ardheshme.


Ky raport mund te jete nje bllof, me synim berjen e presionit ndaj udheheqjes Malazeze. Megjithate, ajo mund te jete nje shenje se establishmenti politik ne Serbi deshiron te pergatise publikun per ndarjen e shpejte.


Burime te qeverise thone se vendimi perfundimtar do te merret deri ne fund te vitit, kur do te jete e qarte nese Mali i Zi do te permbushe afatin e vendosur per referendumin deri ne pranvere.


Daniel Sunter eshte asistent redaktor i IWPR-se ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists