SERBI: INDUSTRIA E SHEQERIT NE KAOS

Eshte zbuluar se Serbia ka rieksportuar ne menyre te paligjeshme sheqer, dhe per pasoje fermeret vendas kane frike se do te humbasin te drejtat preferenciale ne tregti.

SERBI: INDUSTRIA E SHEQERIT NE KAOS

Eshte zbuluar se Serbia ka rieksportuar ne menyre te paligjeshme sheqer, dhe per pasoje fermeret vendas kane frike se do te humbasin te drejtat preferenciale ne tregti.

Tuesday, 6 September, 2005

Qeveria Serbe me ne fund po flet publikisht rreth skandalit te eksportit te sheqerit i cili po kercenon te nderprese tregtine me Europen dhe te demtoje sektorin e bujqesise ne vend.


Ne nje konference per shtyp me 14 Maj drejtuesi i doganave te Serbise, Vladan Begoviq, ka konfirmuar se sheqer i importuar eshte ri paketuar dhe eshte shitur ne vendet anetare te BE-se sikur te ishte prodhuar ne Serbi.


"Une jam i sigurte qe sheqeri i importuar eshte ri paketuar dhe me pas eshte eksportuar si prodhim i vendit. E gjithe Europa e di kete... Une personalisht kam pare dy fatura te ndryshme per nje kamion me rimorkio, dhe kam informuar policine rreth kesaj," ka thene Begoviq.


Nje dite pas ketij deklarimi Begoviq eshte levizur per ne nje post tjeter, por ministri i financave Bozidar Djeliq ka mbajtur nje konference per shtyp me 16 Maj gjate se ciles eshte perpjekur te kundershtoje zerat sipas te cilave keto dy ngjarje kane qene te lidhura.


"Askush nuk po perpiqet ti mbylle gojen Begoviq," ka thene Djeliq, ne prani te shefit te doganave. Begoviq eshte vendosur ne krye te agjensise qeveritare per duhanet.


Skandali i sheqerit ka demtuar aftesine e Serbise per te eksportuar per ne BE me kushte lehtesuese, dhe ka rrezikuar jetesen e rreth 100,000 fermereve ne provincen e Vojvodines te cilet varen shume nga prodhimi i panxharit te sheqerit. Komisioni i BE i ka shprehur fillimisht dyshimet e tij Beogradit se sheqeri po eksportohej ilegalisht prej Serbise qe ne muajin Mars 2003. Komisioneri i BE per marredheniet me jashte Chris Patten ka keshilluar qeverine Serbe per te shtrengoje doganat dhe kontrollin e tregtise.


Zyrtaret e Beogradit kane premtuar se do te hetojne keto akuza dhe do te krijojne nje komision te vecante qeveritar per kete qellim, por deri me tani ata nuk kane percaktuar se cfare ka ndodhur apo se kush ka perfituar. Policia Serbe ka konfirmuar ne fillim te muajit Maj se ajo kishte filluar nje hetim, megjithese ende nuk jane ngritur akuza.


BE ka ndermarre veprime te vendosura ne fund te muajit Prill, duke nderprere perdorimin e tarifave preferenciale per importet e sheqerit nga Serbia per nje periudhe prej tre muajsh. Djordje Djukiq, shefi i keshillit ekzekutiv ne Vojvodina, rajoni kryesor i prodhimit te panxharit te sheqerit i cili do te goditet me rende nga humbja e fitimeve, ka paralajmeruar se nderprerja e tarifave preferenciale rrezikonte te gjithe sistemin e prodhimit te sheqerit ne Serbi, dhe kishte kerkuar zbulimin menjehere te se vertetes.


Por askush nga fajtoret nuk eshte zbuluar deri me tani. Derisa Begoviq konfirmoi se kishte prova per ekzistencen e eksporteve te paligjeshme, autoritetet kane hezituar edhe te pranonin se ekzistonte ky problem. Pergjigja fillestare e ministrit te bujqesise Dragan Veselinov ndaj nderprerjes se importeve te sheqerit nga BE ka qene se ky eshte nje "presion politik".


Ministri i tregtise Slobodan Milosavljeviq ka thene se pergjigja e BE-se ka qene e ekzagjeruar. "Ministria ime ka urdheruar inspektoratin shteteror te tregtise te kontrolloje te gjitha kontratat e eksport - importit ne fillim te muajit Maj, dhe rezultatet i jane dhene komisionit qeveritar per hetimin e eksporteve te sheqerit," ka thene ai per IWPR.


"Analiza jone tregon ka treguar se ka pasur vetem nje rast ri eskporti te sheqerit - kur sheqeri i importuar nga Polonia eshte eksportuar me pas ne BE. Megjithate, ka qene vetem nje sasi simbolike, nje qind ton, dhe mendoj se BE na ka denuar shume ashper per nje shkelje kaq te vogel".


Por komentet e Begoviq ne konferencen per shtyp te 16 Majit tregojne se eksportet e paligjeshme kane qene ne shkalle shume me te larte dhe se te pakten dy firma kane qene te perfshira.


Megjithese qeveria ne pergjithesi eshte treguar e rezervuar, zevendes kryeministri Nebojsha Coviq ka qene nje ze i fuqishem i cili ka kerkuar marrjen e masave. Ai ka akuzuar kompanite vendase te sheqerit se kane fituar 130 milion euro ne kurriz te prodhuesve vendas te panxhar sheqerit. Dhe ministri i financave Djeliq ka bere thirrje per marrjen e masave ndaj personave pergjegjes.


"Privilegjet e BE-se jane shume te veshtira per tu siguruar, dhe mund te humben shume lehte. Komisioni qeveritar i krijuar per te hetuar kete ceshtje do te zbardhe krejtesisht ate," ka thene Djeliq.


BE ka zbuluar se dicka nuk shkonte kur ka pare se importet e sheqerit Serb po rriteshin shume. Te dhenat doganore kane treguar se Serbia kishte eksportuar 76,000 ton sheqer ne vitin 2001. Kjo shifer eshte prane shifres reale te teprices, dhe eshte ne perputhje me parashikimet e BE per importin nga Serbia. Por ne vitin 2002 eksportet jane me teper se dy fishuar ne 163,000 ton. Rritja e shpejte ka vazhduar edhe gjate vitit 2003, kur vetem gjate tre mujorit te pare Serbia ka eksportuar 84,000 tone sheqer.


Ratomir Vasiljeviq, drejtor i Jugosecer, nje shoqate e prodhuesve te sheqerit, mendon se ka pasur dy skema mashtruese qe jane kryer.


Ai ka thene per IWPR se sheqeri i importuar mund te jete perpunuar ne rafinerite ne Serbi dhe eshte rishitur ne tregjet e BE-se, me etiketa false ku thuhej se ka qene prodhuar nga panxhari i sheqerit i rritur ne Serbi. Per me teper, mendohet se sheqeri i panxharit i blere me cmime te ulta ne tregjet boterore mendohet se eshte eksportuar ne tregjet e BE-se me nje cmim me te larte, edhe ne kete rast duke thene se sheqeri ishte prodhuar ne Serbi.


Begoviq ka thene se lloji i dyte i mashtrimit ne dogana, ne te cilin kryhet importi dhe rieksporti i drejtperdrejte, do te eleminohet vetem nese zyrtaret e doganave autorizohen te kontrollojne ngarkesat e sheqerit nga momenti qe ato hyjne ne vend deri sa ato mberrijne tek bleresi.


Zyrtaret e doganave te Serbise jane derguar ne rafinerite e sheqerit per te mbajtur nen kontroll prodhimin e sheqerit. Ata do te ndohmohen nga 30 eksperte te taksave dhe doganave te derguar nga BE. Per ta bere me te veshtire riperpunimin dhe rishitjen e sheqerit te prodhuar nga kallami i sheqerit, Begoviq ka kerkuar ngritjen e laboratoreve per te kontrolluar nese sheqeri eshte prodhuar nga kallami apo nga panxhari.


Kultivimi i panxhar sheqerit dhe perpunimi i tij jane nje nder rezervat me te rendesishme ekonomike per Serbine. Industria ka marre nje shtytje ne fund te vitit 2000 kur BE i ka lejuar Serbise te shese sheqer me kushte teper te favoreshme per nje periudhe prej pese vjetesh. Ky hap eshte ndermarre me synim mbeshtetjen e qeverise demokratike te Serbise dhe per te ndihmuar ne rimekembjen e ekonomise se vendit pas rrezimit te Sllobodan Millosheviqit.


Zbulimi me i fundit kercenon te nderprese eksportimin e sheqerit me kushte lehtesuese. Dragan Veselinoviq, drejtor i fermes Granicar ne Gakovo, nje prej prodhuesve me te medhenj te panxhar sheqerit ne Serbi, ka thene per IWPR se ai ka frike se tani fermereve do tu paguhet nje cmim shume me i ulet se sa u eshte premtuar, si rezultat i humbjeve te shkaktuara rafinerive te sheqerit nga nderprerja e eksportit.


Serbia ka tete rafineri per perpunimin e sheqerit, shumica e te cilave jane privatizuar vitin e kaluar. Tre jane ne pronesi te tregtarit Serb Miodrag Kostiq, nje mik i vjeter i ish kryeministrit Zoran Gjingjiq. Kompania Italiane SVIR zoteron dy rafineri te tjera, ndersa kompania Greke, Hellenic Sugar zoteron dy te tjera dhe po pergatitet te bleje edhe shumicen e aksioneve ne nje rafineri tjeter.


Te drejtat e reja te sherbimit doganor do te ulin ne nje fare menyre shqetesimet e BE-se ne lidhje me tregtine e sheqerit ne te ardhmen. Por fermeret vendas do te ndjekin me kujdes veprimet e qeverise per te pare nese ato do te jene te mjaftueshme per te hequr sa me shpejte ndalimin e eksporteve ne BE.


Sijka Pistolova eshte nje bashkepunetore e IWPR ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists