SERBI: HAP I RENDESISHEM PER REFORMIMIN E MEDIAVE
Ne Serbi arrihet nje sukses ne perpjekjet per te shnderruar radio dhe televizionin shteteror ne nje tranmetues te pavarur publik
SERBI: HAP I RENDESISHEM PER REFORMIMIN E MEDIAVE
Ne Serbi arrihet nje sukses ne perpjekjet per te shnderruar radio dhe televizionin shteteror ne nje tranmetues te pavarur publik
Parlamenti i Serbise me ne fund ka pergatitur nje liste te kandidateve per krijimin e nje autoriteti per transmetimet i cili konsiderohet si nje hap i madh perpara per lirine e medias nga kontrolli shteteror dhe per shnderrimin e tij ne nje sherbim te vertete publik.
IWPR ka mesuar se parlamenti, pas disa muajsh vonese, ka pranuar javen e kaluar njw liste prej gjashte kandidatesh per nje post ne Keshillin Kombetar te Transmetimeve te perbere nga tete anetare.
Keshilli do te pergatise nje strategji zhvillimi per tranmetimet, do te leshoje licensa, do te krijoje standarte per programet, do te mbroje te drejten e autorit dhe do te penalizoje tranmetuesit te cilet nxisin diskriminimin, urrejtjen dhe dhunen.
Objektivi eshte heqja e kontrollit shteteror mbi median publike. Qeveria e re ka premtuar ta beje nje gje te tille qe prej ardhjes ne pushtet por eshte treguar e ngadalte.
Tani, perzgjedhja e kandidateve nga parlamenti ka shmangur edhe pengesen e fundit serioze per te krijuar keshillin dhe per zbatimin e ligjit te ri te transmetimeve elektronike te miratuar ne Qershor te vitit te kaluar.
Ivan Andriq, kryetar i komitetit te kultures dhe informacionit ne parlamentin e Serbise, ka konfirmuar per IWPR se lista e kandidateve te Keshillit te Tranmetimit me ne fund eshte perfunduar, dhe ka thene se ata mund te emerohen nga parlamenti brenda 10 diteve te ardheshme.
Me pas, parlamenti mund te zbatoje ligjin e transmetimit, dhe te miratoje edhe ligje te tjera me te rendesishme per informacionin publik, ka thene Andriq. Ligji me i fundit eshte miratuar dy vjet me pare pas rrezimit te Millosheviqit dhe qe prej asaj kohe eshte bllokuar ne parlament.
Andriq ka thene per IWPR se procesi i perzgjedhjes se kandidateve eshte vonuar per shkak se koalicioni qeveritar Opozita Demokratike e Serbise, DOS, eshte vonuar ne zgjedhjen e nje perfaqesuesi te saj.
Shume analiste te mediave mendojne se DOS ka vonuar emerimin e kandidatit per shkak te mungeses se deshires per krijimin e nje televizioni te pavarur publik.
Partite dhe organizmat e tjera te perfaqesuara ne keshill kane perzegjedhur kandidatet e tyre menjehere pas miratimit te legjislacionit te ri me 19 Korrik, 2002.
Vonesa e DOS, duke pasur edhe presion nga ana e Keshillit te Europes, OSBE, dhe BE, e ka lene televizionin shteteror nen influencen e plote te udheheqjes Serbe ndersa median Serbe ne pergjithesi ne te njejten gjendje kaosi qe ka mbizoteruar gjate regjimit te Millosheviq.
Analistet e mediave thone se rreth 1,000 deri 1,300 stacione radio dhe TV veprojne tani ne Serbi pa licensat e nevojeshme dhe pa asnje rregull mbi programet e tyre.
Darko Brociq, nje studiues i mediave dhe drejtor i AGB Strategic Research, thote per IWPR se "As policia nuk e di se sa stacione radio dhe TV veprojne ne Serbi. Qe prej renies se Millosheviqit kushdo mund te hape nje stacion te tijin".
"Shume stacione TV transmetojne vetem filma me ane te video kasetave - natyrisht ne menyre pirate. E njejta gje qendron edhe per stacionet e radiove. Disa tranmetues nuk japin as edhe reklama, keshtu qe nuk kuptohet se cilat jane aresyet e tyre, sepse ajo komerciale nuk ekziston".
Brociq ka thene se disa nga tranmetuesit private jane krijuar vetem per te permiresuar imazhin e pronareve te tyre ose thjesht si operacione per pastrimin e parave.
Shifrat zyrtare flasin per 504 radio stacione dhe 253 kanale TV ne Serbi. Analistet llogarisin se keshilli i transmetimit do te jape rreth 250 frekuenca per radiot dhe 50 per TV.
Por natyrisht, asnje nga keto nuk mund te behet nese nuk krijohet keshilli - dhe disa analiste mendojne se mund te duhen rreth gjashte muaj perpara se krijimi i keshillit te filloje te jape rezultatet e para. Me keto ritme, zgjedhjet e ardheshme do te mbahen perseri ne kete klime kaosi ne median Serbe.
Tamara Spaiq eshte nje gazetare e pavarur dhe konsulente e mediave per kryetarin e dhomes se qytetareve ne parlamentin federal.