Serbi: Goditet Korrupsioni
Autoritetet Serbe kane nisur nje fushate te ashper anti korrupsion.
Serbi: Goditet Korrupsioni
Autoritetet Serbe kane nisur nje fushate te ashper anti korrupsion.
Nje gjykates akuzohet per marrje rrushfeti ne shkembim te nje vendimi; disa police hetohen se kane shitur patenta shoferesh; disa trafikante nafte mund te gjobiten per shkak te kane tentuar te kompromentojne nje polic.
Keto krime mund te duken shume te zakoneshme ne Serbi por menyra se si jane kapur te dyshuarit nuk eshte e tille. Serbet, te lodhur nga dhenia e rrushfeteve per zyrtaret, kane tani nje mundesi te denoncojne punonjesit e shtetit ne kuadrin e nje inisiative te re te qeverise. Kjo skeme, e cila inkurajon publikun te telefonoje ne nje numer telefoni te percaktuar per te dhene informacion, ka rezultuar ne 250 telefonata dhe nente arrestime qe prej krijimit te saj ne mes te muajit Janar. Keto tentativa te para per te goditur mitmarrjen, e cila deri me tani e ka renditur Serbine si vendin me te korruptuar ne bote, tregojne se Beogradi kete here mund ta kete seriozisht perpjekjen e tij per te luftuar korrupsionin.
Megjithate, pjesemarrja e policise sekrete Serbe, krejtesisht e kompromentuar ne kete skeme dhe mungesa e te dyshuarve te nivelit te larte ka bere qe disa vezhgues te pavarur ta konsiderojne kete inisiative me teper si nje show e cila do te rezultoje ne arrestimin e vetem disa peshqve te vegjel.
Por fushata e madhe publicitare sipas ministrit Serb te Financave Bozhidar Djeliq, tashme ka bere qe organizata jo qeveritare Transparenca Nderkombetare ta vendose Serbine ne vend te trete nder vendet te cilat perpiqen te luftojne korrupsionin.
Mitmarrja ne Serbi eshte aq e perhapur saqe edhe per te caktuar nje takim me doktorin apo per te marre nje mjekim duhet te paguash. Te besh nje grafi, nje operacion apo edhe ndihma mjeksore per te lindur nje femije duhet te paguash nje shume prej disa qindra marka Gjermane.
Policia, mesuesit, oficeret e doganave dhe sistemi gjyqsor jane gjithashtu te zhytur ne korrupsion dhe pothuajse te gjithe aktivitetet e biznesit apo sherbimet publike kerkojne te kesh nje lidhje personale apo te paguash dicka nen dore.
Te perballur me detyren teper te veshtire te ndryshimit te situates, autoritetet e Beogradit kane krijuar nje keshill te perbere nga oficere te larte te policise, prokurore dhe eksperte te pavarur per te drejtuar inisiativen anti korrupsion. Deri me tani, jane ngritur ekipe te specializuara hetuesish ne 26 qytete ne te gjithe Serbine.
"Ne duhet te inkurajojme njerezit te telefonojne dhe te japin informacion," thote prokurori i shtetit Sinisa Simiq. Por megjithate, ai e ka bere te qarte se ata qe telefonojne duhet te japin edhe prova per akuzat e tyre. "Ne nuk do te pergjigjemi asnje telefonate anonime".
Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq ka thene se qeveria dhe keshilli i ri anti korrupsion do te ndermerrte te gjitha hapat e mundshem per te siguruar qe kjo fushate anti korrupsion te kete sukses.
"Qellimi yne eshte te bashkojme sherbimet sekrete, prokuroret dhe departamentin e sigurise publike," ka thene Gjingjiq. "Sapo i akuzuari i pare te perfundoje ne burg, njerezit do te fillojne te na besojne".
Megjithate, disa jane te alarmuar nga taktikat e propozuara nga kryeministri dhe vecanerisht nga perfshirja e sherbimeve sekrete Serbe, te cilat, kane nje reputacion teper te keq. Ivan Maroviq, nje drejtues i organizates politike Otpor, ka thene se Gjingjiq ka qene teper evaziv kur eshte pyetur per shkallen e perfshirjes se sherbimeve sekrete.
Otpor e mirenjohur per aktivitetet e saj ne kohen e regjimit te Millosheviqit, vazhdon te luftoje korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin ne te gjitha nivelet. Ndermjet kohes se rrezimit te Millosheviqit ne Tetor 2000 dhe fillimit te ketij viti, ky grup ka mbledhur rreth 150 njoftime per mashtrime. Mbi dy te tretat e tyre jane momentalisht nen hetim.
Por rastet e korrupsionit te dala ne skene deri me sot kane pasur te bejne me njerez te zakonshem. Asnje zyrtar i larte shteteror apo politikan nuk eshte vendosur ne qender te vemendjes dhe shume njerez mendojne se ky eshte edhe problemi me serioz.
Ne pergjigje te ketyre kritikave, keshilli anti korrupsion ka kerkuar qe qeveria te paraqese nje liste te zyrtareve shteteror te cilet jane anetare te bordeve drejtues te kompanive Serbe, me qellim qe te monitoroje aktivitetet e tyre. Gjate periudhes se Millosheviqit pikerisht ne keto qarqe jane kryer pjese me e madhe e krimeve ekonomike.
Prokurori i rrethit te Beogradit Rade Terziq mendon se pengesa me e madhe ne te gjithe kete fushate eshte qendrimi i njerezve te thjeshte te cilet jane mesuar te zgjidhin problemet e tyre duke paguar dicka nen dore.
Megjithate, shumica duket se e mbeshtet kete fushate te ndermarre nga qeveria. Miodrag, nje punonjes shteteror nga Beogradi e ka permbledhur keshtu idene: "Tanime ka ardhur koha te behet dicka sepse mua me ka ardhur ne maje te hundes duke dhene rrushfete per cdo pune qe deshiroj te mbaroj".
Sinisa Stanimiroviq eshte redaktor i se perjaveshmes Nacional te Beogradit.