Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

SERBI: GJYQI I MILLOSHEVIQIT TRONDIT LIBERALET

Aktivistet e te drejtave te njeriut ne Serbi jane tronditur nga procedurat e hapjes se gjyqit te Millosheviqit ne Hage. A mos po shkon cdo gje keq?
By Tim Judah

Duke komentuar rreth fillimit te gjyqit te Millosheviqit, nje diplomat Perendimor ka thene se prokuroret po zbulojne tani ate qe disa dhjetra zyrtare nderkombetare dhe emisare te paqes, e kishin zbuluar gjate lufterave ne Jugosllavi. Pra, qe ish udheheqesi Serb eshte "nje njeri shume i afte dhe i veshtire per t'u thyer". Natyrisht "shume i afte" per te mbrojtur pozitat e tij.


Liberalet Serbe, vecanerisht ata te cilet kane qene dakort qe Millosheviqi te shkonte ne Hage, jane tmerruar nga hapja e gjyqit ndaj ish udheheqesit te tyre, e cila eshte transmetuar direkt ne televizionin Serb dhe deri me tani ka pasur nje publik te gjere.


Gabime te vogla por domethenese te bera nga prokuroret ne deklaraten e hapjes dhe paraqitja e dobet e deshmitareve te pare, perfshire edhe ish udheheqesin e Kosoves Mahmud Bakalli - i cili ka dale nga politika me shume se dy dekada me pare - kane bere qe shume Serbe te mrekullohen nga menyra me te cilen po e trajton ceshtjen Millosheviqi.


Nje anketim i opinionit publik ne revisten e perjaveshme politike Nin ka treguar se 41.6 perqind e te anketuarve i kane vene noten maksimale sjelljes se ish udheheqesit te tyre deri ne kete moment.


Branislav Ivkoviq, drejtuesi i Partise Socialiste te Millosheviqit ne parlamentin Serb, eshte me se i kenaqur. "Ai ka vendosur te punoje per popullin Serb dhe jo per veten. Ai ka hedhur poshte genjeshtrat e shtypit te krijuara per ne," ka thene ai.


Ne ndryshim nga ai, Biljana Kovaceviq-Vuco, kryetarja e Komitetit te te Drejtave te Njeriut te Avokateve te Beogradit, thote se hapja e dobet e prokuroreve ka qene shume e demshme. "Njerezit kane filluar te festojne rolin e shkelqyeshem te Millosheviqit ne mbrojtjen e tij si nje 'Serb i vertete'" ka thene ajo. "Natyrisht keta njerez e fajesojne Millosheviqin jo se ka filluar luften, por sepse e humbi ate".


Kovacevic-Vuco, si edhe Serbet e tjere te cilet kane mbeshtetur gjykaten, ka frike se lufta e tyre, jo vetem qe nuk do te fitohet, por, nese prokuroret nuk bejne nje pune te mire, do te kthehet mbi ta si nje bumerang.


Nje nder argumentat kryesore te tyre ne favor te gjykates se krimeve te luftes ka qene qe Serbet duhet te perballen dhe te kuptojne krimet e medha te kryera ne emer te tyre. Por deri me tani, Millosheviq ka arritur me zotesi te identifikoje veten e tij me popullin ne pergjithesi dhe te zhvleftesoje vleresimin se vetem ai eshte ne gjyq per krime lufte.


Ai ka argumentuar se, pavaresisht se ka qene president i Serbise dhe i Jugosllavise se atehershme, ai ose nuk ka ditur asgje per krimet e tmerrshme ose nuk ka pasur mundesi ti ndaloje ato.


Ne kete menyre ai po perforcon paragjykimin qe ekziston ndermjet shume prej bashkeqytetareve te tij se gjykata nuk eshte gje tjeter pervec se nje gjykate anti-Serbe e cila do te beje drejtesine sipas "te fituarve". Nese kjo ide ka sukses, atehere, jo vetem qe Serbet nuk do te pranojne krime te tilla si masakra e mbi 7,000 burrave dhe djemve ne Srebrenice ne vitin 1995, por shumica e tyre do te besojne se Millosheviqi, eshte ne fakt, ashtu sic edhe ka thene ai "fitimtari moral".


Nje pjese tjeter domethenese e opinionit publik Serb thote se per shkak te hapjes se dobet te prokuroreve ne gjyq, ata kane pasur te drejte kur kerkonin qe Millosheviqi te gjykohej ne Beograd per krime te kryera kunder Serbeve.


Ne fakt, deri tani, Millosheviq ka perdorur propaganden dhe demagogjine e vjeter te cilen e ka perdorur gjate viteve qe ka qene ne pushtet. Ai po perserit se cilido tjeter ka qene absolutisht fajtor per shkaterrimin e ish Jugosllavise dhe se vetem ai ka qene promotori i paqes.


Kjo ka shqetesuar edhe Zoran Gjingjiq, kryeministrin e Serbise i cili ka qene njeriu kryesor pas ekstradimit te Millosheviqit per ne Hage, vitin e kaluar. Ai thote se niveli i ulet i prokurorise ka ndihmuar ne demtimin e imazhit edhe ashtu te dobesuar te gjykates ne Serbi dhe kjo eshte nje gje e demshme per te ardhmen e qeverise se tij dhe vendit vecanerisht ne nje moment kur ushtrohet presion ndaj Beogradit per te dorezuar me teper te akuzuar per krime lufte.


Ai argumenton se meqenese gjykata e Hages shihet si nje institucion Perendimor, deshtimet e saj do te shkojne ne favor te armiqve te tij politik, te cilet nuk jane shume entuziast per reformat e ashpra ekonomike te cilat jane vendosur si parakusht per nje integrim te shpejte me pjesen tjeter te Europes. Ai thote se ata do te thone qe "ata [Perendimi] nuk jane serioze, por si ne - pak fjale, pak manipulim por jo shume vepra".


Ndoshta pjeserisht per kete aresye, Gjingjiq thote se ai nuk eshte i pergatitur te arrestoje ish udheheqesin ushtarak te Serbeve te Bosnjes Gjeneralin Ratko Mlladiq, sepse nuk do t'ia vlente nese ne perpjekje per te arrestuar ate do te vdiste ndonje polic i ri Serb. "Ne po perpiqemi te krijojme nje shtet demokratik...dhe per kete nevojitet kohe. Tani ata thone se ne duhet te bejme ate qe nuk e bene dot 50,000 trupa te NATO-s ne Bosnje - dhe kjo nuk eshte e ndershme," thote ai.


Ne kampin tjeter politik, ata te cilet perkrahin presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica mendojne se gjerat po shkojne keq ne Hage. Predrag Simiq, keshilltari i presidentit federal per politiken e jashteme, thote se ndersa prokuroria eshte perpjekur te paraqese Millosheviqin si "Hitleri dhe Serbet si Naziste", Millosheviqi e ka perdorur kete me zgjuarsi ne avantazhin e tij, duke luajtur rolin e tij "si Gjergj Dimitrovi", komunisti Bullgar i cili ka mundur Nazistet ne gjyqin famekeq, te krijuar, per djegien e Raishtagut ne vitin 1913. Ne kete menyre thote Simiq, "njerezit ka mundesi te bien perseri ne dashuri me te".


Simiq shton se presioni nderkombetar per te dorezuar me teper kriminel lufte do te thote qe vete Jugosllavia eshte "peng" i Hages. Kjo per faktin se ndersa vazhdojne bisedimet delikate per te ardhmen e shtetit te perbashket ndermjet Serbise dhe Malit te Zi, cdo hap i Gjingjiq per te ekstraduar te dyshuar te tjere mund te ishte si gozhda e fundit ne arkivolin e Jugosllavise nese ish besniket e Millosheviqit vendosin te largohen nga federata.


Nuk ka asnje dyshim qe vazhdimi i gjyqit te Millosheviqit do te kete pasoja per Serbine. Por, pavaresisht audiences se larte ne TV, frikes se politikaneve dhe intelektualeve, eshte gjithashtu e mundur qe po behet nje zhurme me e madhe se duhet rreth kesaj ngjarjeje. Branka Prpa, historiane dhe e veja e Slavko Curuvijas, redaktorit te gazetes i cili kishte dale haptazi kunder Millosheviqit dhe ishte vrare me 11 Prill, 1999, thote me hidherim se ne fund te fundit, "Pjesa me e madhe e njerezve nuk e vrasin mendjen...ata thjesht nuk duan t'ia dine".


Tim Judah eshte autor i librit Serbet: Historia, Miti dhe Shkaterrimi i Jugosllavise, i botuar nga qendra e shtypit te Universitetit te Yale.