Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Serbi: Gjingjiq Perpiqet Te Arrije Nje Marreveshje Me Gjykaten E Hages

Zoran Gjingjiq po perpiqet te binde Hagen te heqe dore nga perpjekjet per te akuzuar shefin e policise, nje besnik te tijin.
By Zeljko Cvijanovic

Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq po perpiqet te shpetoje shefin e policise, nje besnik te tijin, Sreten Lukiq, pasi Haga ka njoftuar se ajo po hetonte rolin e tij ne krimet e kryera ne Kosove.


Duke dashur te rivendose kontrollin e tij te tronditur mbi forcat policore Serbe, Gjingjiq po perpiqet te binde gjykaten te mos akuzoje Lukiq, i cili konsiderohet nga te gjithe si krahu i tij i djathte.


Sipas burimeve te IWPR-se ne qeverine Serbe, kryeministri po zhvillon bisedime me Hagen, duke i ofruar ekstradimin e disa aleateve te Millosheviqit tashme te akuzuar deri ne fund te vitit - me kusht qe gjykata te mos akuzoje Lukiq. Ende nuk eshte e qarte nese do te arrihet nje marreveshje e tille.


Qeveria Serbe eshte vendosur prej muajsh nen nje presion te madh nga Perendimi per te bashkepunuar me gjykaten.


Por Gjingjiq tani duhet te ndermarre nje veprim delikat ballancimi ndermjet plotesimit te kerkesave te Perendimit dhe ruajtjes se besnikerise se forces policore Serbe, bashkepunimi i se ciles eshte i nevojshem per te kryer arrestimet e nevojeshme.


Vecanerisht pas ngjarjeve te muajit te kaluar, ruajtja e besnikerise se policise nuk eshte nje gje e lehte. Nje rebelim i berretave te kuqe, nje force policore speciale, dhe nje njoftim i nje reviste e cila ka botuar nje liste te oficereve te dyshuar nga gjykata per krime te kryera ne Kosove, kane dobesuar ndjeshem kontrollin e tij mbi forcat e policise.


Goditja e fundit ka ardhur me 28 Nentor, kur zevendes prokurori i pergjitheshem i Hages Graham Bluit ka thene se Lukiq, i emeruar shef i sigurise publike nga Gjingjiq ne Janar 2001, eshte gjithashtu nje person ne hetim.


Lukiq dhe shefi i shtabit te ushtrise Jugosllave Nebojsha Pavkoviq jane permendur ne akuzen perfundimtare te paraqitur ne gjyqin e Sllobodan Millosheviqit per krime te kryera ndaj Shqiptareve te Kosoves ne vitet 1998-1999. Pavkoviq dhe Lukiq "mund te jene persona nen hetim, por ende nuk eshte vendosur nese do te ngrihet akuze ndaj tyre" ka thene Bluit.


"Haga kerkon te mbeshtese akuzat ndaj Millosheviqit me dike nga policia, dhe ata mendojne se Lukiq eshte zgjidhja ideale," thote nje burim nga qeveria Serbe.


"Por qeveria eshte teper e vendosur per te mbrojtur Lukiq dhe per te bere nje marreveshje me gjykaten. Nje gje e tille do te rrise autoritetin e saj tek policia, per te cilen ajo ka nevoje per bashkepunimin me Hagen".


Gjingjiq mendon se nese pranon te ekstradoje disa emra te tjere te permendur ne akuzen ndaj Millosheviqit per Kosoven, te bere publike ne Maj 1999, mund te arrije nje marreveshje dhe te siguroje lenien te lire te Lukiq.


Nje gje e tille mund te perfshije keshilltaret politik dhe ushtarak te Millosheviqit, Vlajko Stojiljkoviq dhe Nikola Sainoviq, Gjeneralin Drgoljub Ojdaniq dhe Milan Milutinoviq, presidentin e tanishem te Serbise. Keta njerez mund te ekstradohen nga fundi i vitit, si nje shenje e deshires se Beogradit per te bashkepunuar me Hagen.


Duke shpetuar Lukiq, Gjingjiq mund te forcoje autoritetin e tij ndaj policise. Kontrolli i rrezikuar i qeverise Serbe mbi pushtetin eshte vene ne dukje muajin e kaluar kur trupat elite te policise, Berretat e Kuqe, kane protestuar per disa dite ne Beograd.


Ushtaraket kane demonstruar ne kundershtim te perfshirjes se emrave te anetareve te njesise ne nje liste paraqitur qeverise Serbe nga gjykata e Hages, me emrat e ushtareve te perfshire ne kryerjen e krimeve te luftes ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci. Me shume veshtiresi, Gjingjiq arriti ti mbijetoje protestes.


Vetem disa dite me pas, e perjaveshmja e Beogradit Reporter ka botuar nje liste me 362 emra te policeve, duke njoftuar se kjo liste i eshte derguar qeverise Serbe nga gjykata e Hages. Nje shenim perbri 17 emrave te oficereve te larte te policise Serbe thoshte se keta oficere po hetohen ne lidhje me krime lufte. Emrat e 345 personave te tjere jane pershkruar si te dyshuar ose si deshmitare ne krime.


Nje zyrtar Serb ka thene per IWPR-ne se lista eshte e vertete dhe se Karla Del Ponte e kishte paraqitur kete liste Gjingjiqit ne fillim te Shtatorit, gjate vizites se saj ne Beograd. Megjithate, ne publik, si qeveria Serbe ashtu edhe gjykata kane deklaruar se lista eshte e fallsifikuar dhe se ajo ishte bere me synim nderprerjen e bashkepunimit ndermjet Beogradit dhe Hages.


Disa mendojne se Gjingjiq ende ka nje hapesire per te manovruar per te kenaqur presionin ne rritje te komunitetit nderkombetar dhe per te permiresuar marrdheniet me forcen policore. Ata thone se ai mund te fitoje kohe duke dorezuar ish perkrahesit e Millosheviqit ne Hage perpara se te detyrohet te ekstradoje edhe aleatet e tij.


Zheljko Cvijanoviq punon per te perditeshmen Blic te Beogradit dhe eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.