SERBI: GJERMANET E DEBUAR KERKOJNE KOMPENSIME

Gjermanet etnik te cilet kane humbur pronat gjate sundimit te komunisteve Jugosllave po kerkojne nga autoritetet kompensimin e tyre.

SERBI: GJERMANET E DEBUAR KERKOJNE KOMPENSIME

Gjermanet etnik te cilet kane humbur pronat gjate sundimit te komunisteve Jugosllave po kerkojne nga autoritetet kompensimin e tyre.

Wednesday, 22 May, 2002

Gjermanet e debuar nga provinca veriore Serbe e Vojvodines pas Luftes se Dyte Boterore po kerkojne tani kthimin e pronave te tyre te humbura.


Kjo kerkese ka shkaktuar pakenaqesi jo vetem ne rradhet e banoreve vendas, por edhe ne Beograd, i cili nuk ka fondet e nevojeshme per te kenaqur kerkesat per kompensim, pavaresisht se ka pergatitur nje projekt ligj per kete problem.


Megjithate, qeveria heret ose vone do te duhet te zgjidhe kete ceshtje, sepse rikthimi i pronave te marra nga autoritetet komuniste eshte nje nder parakushtet e vendosura per anetaresimin e Jugosllavise ne Keshillin e Europes.


Kerkesa per kompensim eshte paraqitur nga Presidenca e Shoqates Boterore te Gjermaneve ne rajonin e Danubit me 10 Maj te ketij vit, ne Subotica ne kufirin e Vojvodines me Hungarine.


Gjermanet nga Vojvodina po kerkojne rikthimin e pronave te tyre te shtetezuara nga i ashtuquajturi Keshilli Anti Fashti per Clirimin Kombetar te Jugosllavise, AVNOJ, te krijuar ne vitin 1944.


Sipas regjistrimeve te popullsise te kryera ne vitet 1921 dhe 1931, mbi gjysem million Gjermane jane jetuar ne Jugosllavi - 340,000 prej tyre ne provincen veriore te Serbise. Te njohur si Volkdeutschers, ata jane vendosur aty ne shekullin e 18 pas terheqjes se Turqve nga Hungaria jugore.


Ata kane qene komuniteti i trete me i madh etnik pas Serbeve dhe Hungarezeve dhe nje force e madhe ekonomike ne periudhen ndermjet dy lufterave boterore.


Por pas Luftes se Dyte Boterore, masat ndeshkimore e kane pakesuar ndjeshem kete popullsi. Shoqata e Danubit thote se rreth 80,000 anetare te komunitetit kane humbur jeten - kryesisht gra, femije dhe pleq - ne kampe perqendrimi ne rajon. Sipas nje regjistrimi te popullsise ne vitin 1991, ne Serbi jetojne vetem pak me teper se 5,000 Gjermane.


Pronat e konfiskuara prej tyre u jane shperndare kryesisht Serbeve te cilet kane ardhur ne Vojvodine nga Kroacia, Bosnja dhe Herzegovina dhe Mali i Zi gjate luftes.


Kjo ceshtje ka qene tabu per vite me rradhe. Katica Andrijeviq nga Mitrovica e Sremit ende e kujton periudhen kur fqinjet e saj Gjermane u detyruan te largoheshin ne fillim te viteve Pesedhjete.


"Franc Haltmayer, gruaja e tij Madica dhe djemte Rudolf, Karl dhe Viktor kane qene fqinjet tane," thote Ana ne nje zone rezidenciale te Rumska. "Ata ishin njerez te mire. Kemi qare te gjithe kur ata u larguan".


Ajo thote se me vone, Mandica dhe djemte e saj vizitonin shpesh Mitrovicen e Sremit. Viktor me pas eshte martuar me nje ish fqinje te tijen me te cilen luanin kur kishin qene femije.


Gjermanet e Vojvodines, si ata te cilet jane detyruar te largohen ashtu edhe ata pak te cilet qendruan, tani presin miratimin e legjislacionit te decentralizimit i cili do tu jape atyre mundesine per kompensim per pronat e patundeshme te cilat u jane marre ne menyre te padrejte.


Kryetari i Aleances Kombetare Gjermane, Rudolf Weis, dhe zevendes kryetar i Shoqates se Gjermaneve ne Bote, Rudolf Reiman, thone se ata nuk duhet te diskriminoheshin vetem per faktin qe jane Gjermane.


Miratimi i ketij ligji pritet gjithashtu me padurim edhe nga dhjetra mijera Serbe te cileve u jane konfiskuar pronat pas luftes.


Megjithate, kjo eshte lehte te thuhet por veshtire te behet. Nuk mund te kete asnje zgjidhje te shpejte sepse pronareve te pronave te cilat duhet te kthehen duhet tu gjehet nje vend tjeter per te jetuar dhe autoritetet e tanishme ne Beograd nuk kane fondet e mjaftueshme per te kompensuar njerezit per humbjet e tyre.


Projekt ligji i ministrise se drejtesise te Serbise eshte vleresuar shume nga komuniteti nderkombetar, por hyrja e tij ne fuqi eshte shtyre vazhdimisht. Burime te qeverise thone se ai mund te bllokohet edhe per nje periudhe tjeter dy vjecare.


Ata qe kerkojne rikthimin e pronave shpresojne se ceshtja e anetaresimit ne Keshillin e Europes do te shpejtoje zgjidhjen e problemit te tyre. Disa Serbe thone se ata kane ne plan te cojne ceshtjen e tyre ne Gjykaten Europiane ne Strazburg. Nje ankese e ngjashme e paraqitur ndaj qeverise Rumune ka mjaftuar qe ajo te miratoje legjislacionin e nevojshem brenda pak diteve.


Avokati i njohur nga Beogradi, Milenko Radiq, paralajmeron se Gjermanet te cilet kerkojne kompensim duhet te provojne qe nuk kane marre kompensime nga burime te tjera.


"Mesa di une, nje numer i madh Gjermanesh nga Vojvodina jane kompensuar ne Gjermani," ka thene Radiq, duke deklaruar se shteti Gjerman dhe disa organizata nderkombetare humanitare i kane ndihmuar ata.


Nje problem tjeter me te cilin perballen Gjermanet etnik ne perpjekjet e tyre per drejtesi eshte kundershtimi i atyre qe jetojne tani ne pronat e tyre. Vitin e kaluar ka pasur tensione ne qytetet Vrsac dhe Bela Crkva ne Vojvodine kur Gjermanet etnik jane kthyer per te vizituar shtepite e tyre.


Weis thote se anetaret e komunitetit te tij nuk kane deshire te krijojne padrejtesi te reja duke rimarre pronat e tyre. "Ne jemi te ndergjegjshem se te zhbesh gabimet e se kaluares mund te demtoje njerez te tjere, por ne duhet te bisedojme per kete ceshtje dhe te gjejme nje zgjidhje e cila te jete me e mira per te gjithe," ka thene ai.


Reiman e pranon kete gje. "Rikthimi i pronave te shtetezuara, nuk duhet te shkaktoje padrejtesi te reja," thote ai. "Ne nuk kerkojme hakmarrje".


Jan Briza eshte redaktor i se perditeshmes "Dnevnik" ne Novi Sad dhe bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.


Frontline Updates
Support local journalists