SERBI: ENKLAVA BULLGARE SHUHET NGADAL

Në mungesë të vendeve të punës dhe perspektivës, të rinjët janë duke lëshuar qytezën kufitar të Bosilegrad.

SERBI: ENKLAVA BULLGARE SHUHET NGADAL

Në mungesë të vendeve të punës dhe perspektivës, të rinjët janë duke lëshuar qytezën kufitar të Bosilegrad.

Në qytetin e vogël kufitar Bosilegrad, jo larg nga kufiri me Bullgarinë, është vështirë të gjindet ndonjë i ri në rrugët e kësaj qyteze.


Shumica e banorëve janë të vjetër tani pasi të rinjët lëshojnë qytetin pas mbarimit të shkollës së mesme.


“Vajzat shfrytëzojnë çdo mundësi për tu larguar dhe martuar në qytetet e tjera,” pohon Ivan Nikolov, presidenti i Qendrës per Informim të Kulturës për Minoritetin Bullgar, KIC. “Ne kemi shumë të pamartuar këtu.”


Në teori, Bosilegrad ka potencial të madh. Vetëm disa kilometra nga Liqeni Vlasina, liqeni më i madh artificial në Serbia, rrugët përgjatë qytetin çojnë në drejtim të pejsazheve spektakulare të Serbisë.


Në çdo vend tjetër, kjo do të vendosej nën mbrojtjen e shtetit dhe shëndërruar në park kombëtar.


Por në Serbi, e vetmja përgjigje e autoriteteve është injorimi. Komuna tani është një nga komunitetet më të pazhvilluara në vend.


Rrugët e qytetit ofrojnë një kontrast të natyrës përtej qytetit. Derisa vizitorët hyjnë në fshat, bukuria natyrore mbulohet nga shtëpitë e vjetra dhe të shkatërruara.


Një lum i vogël përshkon qytezën, por bregu i përngjan një depoje të mbeturinave, dhe kryesisht shfrytëzohet nga qenët dhe macat e jo fëmijët.


Një ndjenjë e apatisë e përcjellur nga infrastruktura e rënuar reflektohet edhe në politikën e qytetit. Edhepse bullgarët etnik përbëjnë 90 përqind të popullatës, dhe vetëm rreth 20 familje serbe jetojnë në qytet, partitë serbe të djathta dominojnë administratën lokale.


Në dy zgjedhjet e fundit lokale, Partia Demokratike e Serbisë, DSS, e udhëhequr nga kryeministri i Serbisë, Vojisllav Kostunica, ka fituar shumicën e votave, së bashku me nacionalistët ekstrem Partia Radikale Serbe, SRS, presidenti i së cilës, Vojisllav Sheshel, është në gjykim për krime lufte në Hagë.


Në krahasim me këtë, Partia Demokratike e Bullgarëve në Jugosllavi, DPBY, është shuar në mes të nëntëdhjetave, pasi dështoj të tërheq mjaft vota.


Analistët thonë se problemi kryesor me të cilën qyteti ballafaqohet është mungesa e zhvillimit ekonomik.


Të gjitha institucionet e rëndësishme lokale gjinden në rrugën e gjatë 100 metërshe, përfshirë dyqanet, kafenetë, qendra e shëndetësisë, stacioni policor, qendra kulturore dhe Qendra për Informim të Kulturës për Minoritetin Bullgar, Caribrod.


Për nga numri, Bosilegrad është një ndër komunat më të vogla të Serbisë, me vetëm rreth 9800 banorë. Rreth 85 përqind të banorëve janë të papunësuar.


Industria e vetme është një punëtori e vogël e tekstilit, e cila prodhon çorapa dhe punëson 39 njerëz. Punëdhënësit kryesor të qytetit, si fabrikat e mëdha të tekstilit dhe farmaceutike, janë mbyllur që moti.


Kompania publike e transportit Autotransport, e cila lidhë rajonin me tërë vending, është pronë shoqërore dhe gjindët para falimentimit.


“Tani nuk kemi az shumë autobus,” njëri nga vozitësit tha. “Policia na dënon sepse autobusët tanë nuk i përmbushin rregullat..”


Vozitësi nuk ka marrur pagë për muaj tani por nuk ka mundësi tjetër përpos të vazhdoj punën. “Nuk mund të lë Autotransportin, sepse nuk mund të gjejë punë tjetërkund,” ai tha.


Ivan Nikolov, presidenti i KIC, tha se punëtorët e vetëm të cilët marrin rroga të rregullta janë punëtorët e shtetit, policët, gjyqësia, shërbimi shëndetësor dhe shkollat. Por ato përbëjnë vetëm 15 përqind të popullatës së aftë për punë.


Me kaq shumë kohë të lirë për vendorët, kafenetë dhe restaurantet bëjnë biznis të mirë.


“Fabrikat janë të mbyllura, asgjë nuk punon dhe vetëm të vjetërit kanë mbetur,” thotë Georgi Ciper, pronar i një lokali të fotografive. “Të rinjët kanë dalur jashtë, në kërkim të një jete me të mirë.”


Ata të cilët mbesin tentojnë t’ia dalin mbanë sipas mundësive. Alenka Ljubovna dërgon qumësht në qytet çdo ditë nga vshati Bozic, dhjetë kilometra larg. “Burri im dhe unë jetojmë nga dy lopët tona,” ajo tha.


"Ne kemi mbjellur perime në kopsht sepse nuk dëshirojmë të shpenzojmë të holla tek pemëshitësi.”


Në mungesë të investimeve të konsiderueshme, ka pak shenja se jeta do të përmirësohet në këtë skaj të harruar të Serbisë. Fondet të cilat qeveria i ka alokuar për Serbinë jugore nuk kanë arritur në Bosilegrad.


Qyteti është vetëm disa kilometra nga kufiri Ribarci me Bullgarinë, por përfiton pak nga afërsia pasi mungesa e pikës doganore do të thotë se shumica e trafikut kalon përmes Dimitrovgradit, në jug.


E ardhmja pa perspektivë ekonomike mund të shpjegoj se pse ka aq pak tension etnik në këtë qytet. Derisa të gjithë përqendrohen në mbijetim, nuk ka mjaft energji për t’u ankuar për të drejtat e bullgarëve.


Interesimi në mësimin e gjuhës bullgare në shkolla është aq i ulët sa që kur ministria e edukimit ofroj të krijoj shkolla fillore në gjuhën bullgare, 60 prindër nënshkruan një peticion duke thënë se ata ishin të kënaqur që fëmijët e tyre të mësojnë në gjuhën serbe.


“Politika dhe partitë politike nuk janë të rëndësishme tani,” tha Ciper. “Me rëndësi është që njerëzit të kenë ushqim dhe të vazhdojnë të jetojnë.”


“Në këtë qytet, një punë e sigurtë është sikur të fitoni lotarinë,” tha një 23 vjeçare e cila jeton me prindërit.


“Do të dëshiroja që të martohem dhe të largohem nga këtu.”


Nikola Lazic punon me javoren Novine Vranjske


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists