SERBI: DRAMA E EKSTRADIMIT
A do te ndryshoje perpjekja per vetevrasje e nje ish minisitri vendosmerine e qeverise per te dorezuar me teper te dyshuar per krime lufte ne gjykaten e Hages?
SERBI: DRAMA E EKSTRADIMIT
A do te ndryshoje perpjekja per vetevrasje e nje ish minisitri vendosmerine e qeverise per te dorezuar me teper te dyshuar per krime lufte ne gjykaten e Hages?
Lufta ne Serbi mbi miratimin e nje ligji per bashkepunimin me gjykaten ka hyre ne nje faze dramatike te Enjten ne mbremje pasi nje nga te dyshuarit kryesore eshte perpjekur te kryeje vetevrasje ne shkallet e parlamentit Jugosllav, vetem disa minuta pasi deputetet kishin votuar pro ligjit te diskutueshem.
Ish ministri i brendeshem, Vlajko Stojiljkoviq, 64 vjec, ka qelluar veten ne koke, duke zbatuar keshtu nje kercenim qe kishte bere kohet e fundit se me mire do te vriste veten sesa te shkonte ne gjykaten nderkombetare te krimeve te luftes. Te Premten, ai luftonte te shpetonte nga kthetrat e vdekjes ne nje spital te Beogradit.
Ne nje leter qe ka lene, ai ka shkruajtur: "qytetaret patriotik te ketij vendi do te dine si te hakmerren per mua". Ai ka vleresuar ish shefin e tij, Sllobodan Millosheviq, tani ne gjykaten e Hages, dhe ka akuzuar kryeministrin Serb Zoran Gjingjiq dhe presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica, se kane vepruar si "kukulla".
Stojiljkoviq eshte akuzuar se ka drejtuar nje vale terrori policor ne Kosove ne vitin 1999, perfshire debimin e rreth 800,000 Shqiptareve etnik e cila ka perfunduar me nderhyrjen ushtarake perendimore, e cila i dha fund kontrollit Serb ndaj provinces.
Asambleja Jugosllave ka miratuar ligjin per bashkepunimin me gjykaten e Hages e Merkuren, duke ctensionuar - te pakten per momentin - nje krize ne marredheniet me SHBA-ne, e cila bllokoi nje pakete ndihmash prej 115 milion dollare per Jugosllavine deri sa Beogradi te plotesonte kerkesat e gjykates.
Pas dy perpjekjesh te pasukseseshme per te miratuar ligjin Qershorin e kaluar dhe ne Mars te ketij viti, deputetet e koalicionit qeveritar Serb, Opozita Demokratike e Serbise dhe partneret e saj Malazez, Partia Popullore Socialiste, e kane miratuar ate ne asamble.
Kjo ka shenuar nje kompromis ndermjet dy rivaleve kryesor politik ne Serbi, Gjingjiq dhe presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica. Ky i fundit ka penguar me pare miratimin e ligjit. Gjingjiq ka mbeshtetur qe ne fillim bashkepunimin por se fundi ka refuzuar te ekstradoje te dyshuarit vetem me autoritetin e tij duke shmangur keshtu mundesine e akuzave ndaj tij per "tradheti" perpara zgjedhejve ne Jugosllavi te cilat priten te mbahen se shpejti.
Ndersa lufta ndermjet dy drejtuesve eshte perkeqesuar, afati i 31 Marsit i vendosur nga SHBA per ekstradimin e te dyshuarve ka skaduar dhe Uashingtoni ka bllokuar paketen e tij te ndihmes.
Sipas procedures se re per ekstradim, ministri federal i drejtesise do te paraqese akuzat e ngritura ndaj te dyshuarve Serbe dhe Malaze ne gjykata ne Beograd dhe Podgorice. Me pas ato do te leshojne urdherat e arrestit per policine. Te akuzuarit do te kene te drejte te apelojne vendimet ne gjykaten e larte, e cila do te marre vendimin perfundimtar per ekstradimet.
E gjithe procedura nuk duhet te marre me teper se dy jave, dhe ne ate kohe priten edhe transferimet e para nga Beogradi per ne Hage. Kryeprokurorja e gjykates Carla del Ponte pritet te vizitoje Beogradin ne fund te muajit.
Duke mbrojtur ligjin e ri, Gjingjiq ka thene te Marten se te dyshuarit per krime lufte do te perfundonin ne Hage "me apo pa kete ligj". Ai ka shtuar: "Gjeja e rendesishme eshte qe publiku dhe faktoret politik ta mbeshtesin ate".
Megjithese Beogradi ka ndermarre nje hap te madh perpara drejt normalizimit te marredhenieve me komunitetin nderkombetar dhe SHBA-ne, rruga ende nuk eshte krejtesisht e lire dhe pa pengesa. Ligji ka fuqi vetem per 16 qytetaret Jugosllave dhe Serbe te Bosnjes te cilet jane strehuar ne Serbi dhe Malin e Zi dhe te cilet jane akuzuar tashme.
Ky ligj nuk ka fuqi vepruese mbi qytetaret Jugosllave te cilet mund te akuzohen ne te ardhmen, nje boshllek te cilin zedhenesja e gjykates Florence Hartman e ka pershkruar si "te papranueshme". "Nese vijne edhe akuza te reja, ne do ti kerkojme Jugosllavise te zbatoje kete ligj," ka thene ajo.
Megjithese ministri i drejtesise se Serbise, Vladan Batiq ka thene te Marten se partneret Malazez te koalicionit qeveritar kishin ngulur kembe per keto limite te ligjit, aresyeja e vertete per kete boshllek duket te jete marreveshja sekrete ndermjet Gjingjiqit dhe Koshtunices me te derguarin Amerikan per krimet e luftes, Pierre Richard Prosper. Prosper ka pasur takime te vecanta me te dy politikanet te Premten e kaluar.
Nje anetar i larte i koalicionit te DOS ka thene se prioriteti i Uashingtonit ka qene ekstradimi i shpejte i te dyshuarve te tanishem. Burime te DOS kane thene se ndersa Gjingjiq ka premtuar te siguroje ekstradimet e te gjithe te akuzuarve, Prosper ka lene te kuptohet se SHBA do te kerkoje nga Haga te garaqntoje qe akuzat e ardheshme te behen nga gjykatat Jugosllave.
Nje ceshtje tjeter e diskutueshme ka te beje me faktin qe hetuesit e Hages nuk do te kene akses te menjehershem ne arkivat e policise dhe ushtrise sic kishin kerkuar. Perndryshe, neni 11 i ligjit e le kete ceshtje ne deshiren e qeverive federale dhe republikane.
Gjykata kishte shpresuar per te pasur akses te menjehershem ne keto dosje per te zbuluar prova te reja ndaj te dyshuarve te tanishem dhe ndoshta te leshojne akuza te reja.
Ligji megjithate, ka tronditur kasten ushtarake, e cila deri tani ka vepruar si pika kryesore e kundershtimit ndaj opozites. Koshtunica eshte konsideruar si mbrojtesi i vendosur i ushtrise, nje imazh i cili eshte tronditur qe kur ai ka pranuar ligjin.
Disa nga te akuzuarit mund te vendosin te dorezohen vullnetarisht gjate diteve te ardheshme, tani ata nuk mund te mbeshteten me ne kundershtimin e forte te Koshtunices ndaj ekstradimeve. Pervec Stojiljkoviq, dy ndihmes te tjere te larte te Millosheviqit, Nikola Sainoviq, nje ish zevendes kryeminister, dhe Dragoljub Ojdaniq, ish shefi i shtabit te ushtrise federale, pritet te ekstradohen brenda ketyre diteve.
Ndersa dorezimi i ketyre te treve do te kenaqe SHBA-ne, Del Ponte, gjate vizites se saj ne Beograd, pritet te theksoje kerkesat per te vepruar ndaj tre ish oficereve te ushtrise Jugosllave te kerkuar per vrasje massive te 260 Kroateve prane Vukovarit ne vitin 1991. Ata jane Gjenerali Mile Mrksiq, Koloneli Veselin Sljivancanin dhe Kapiteni Miroslav Radiq.
Nuk ka asnje shenje qe vetevrasja dramatike e Stojiljkoviq do te jete fillimi i ndonje proteste publike serioze ndaj gjykates, duke i bere me te veshtire dorezimin e te dyshuarve te tjere. Por ky veprim ka lene nje shije te hidhur ne gojen e shume Serbeve, te cilet e kane konsideruar prej kohesh gjykaten si anti-Serbe. Pamja e nje turme te madhe njerezish qe bertisnin "vrases" perpara nderteses se parlamentit, pas vrasjes, nuk ka qene inkurajuese.
Zheljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.