Serbi: Dos Anulon Festimet Per Revolucionin

Drejtuesit e Beogradit anulojne festimet e pervjetorit te revolucionit nga frika se mos terheqin vemendje per premtimet e tyre te pambajtura elektorale.

Serbi: Dos Anulon Festimet Per Revolucionin

Drejtuesit e Beogradit anulojne festimet e pervjetorit te revolucionit nga frika se mos terheqin vemendje per premtimet e tyre te pambajtura elektorale.

Madona nuk do te kendoje ne nje koncert pop ne Beograd me 5 Tetor. Koalicioni qeveritar DOS ne Serbi ka hequr dore nga planet per nje festim te madh per te shenuar pervjetorin e pare te rrezimit te Sllobodan Millosheviqit.


Nuk eshte e veshtire per te marre me mend aresyet. Popullariteti i koalicionit qeveritar ka rene ndjeshem. Ne te njejten kohe, percarja ndermjet dy fraksioneve kryesore ne gjirin e DOS, mbeshtetesve te Kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq dhe besnikeve te presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica, eshte me e thelle se kurre.


Asnje alternative e re politike nuk ka dale, dhe keshtu pavaresisht mungeses se popullaritetit, pozicioni i koalicionit qeveritar nuk eshte ne rrezik. Por pas nje viti ne pushtet, DOS eshte ne nje rruge pa krye. Koalicioni nuk mund te mbetet i bashkuar edhe per shume kohe, sepse 18 partite nuk kane me nje armik te perbashket, tani qe Millosheviqi eshte ne Hage.


Ata nuk munden as te ndahen paqesisht dhe te shkojne drejt zgjedhjeve te reja deri sa kushtetuta Serbe te permiresohet. Por keto reforma nuk mund te perfundojne derisa Serbia te kete zgjidhur marredhenien e saj me Malin e Zi, partnerin e saj ne federate, i cili nuk ka vendosur nese do te qendroje ne Jugosllavi.


Drejtuesit e DOS-it insistojne se ata nuk kane hequr dore nga planet e tyre per shkak te mosmarreveshjeve te brendeshme por sepse vendi ka nevoje per shume pune me teper se per festime. Miroslav Hristodulo, zevendes kryetar i Social Demokrateve, ka thene se ata kishin gjera me te rendesishme per te bere, si per shembull permiresimi i nivelit te jeteses. Predrag Markoviq, i grupit te rendesishem G-17, eshte dakort me kete pikpamje. Ai ka thene se "nuk ka kohe per festime, duhet te behet pune".


Vetem tre muaj me pare, qeveria planifikonte te festonte ngjarjet e 5 Tetorit ne qender te Beogradit me nje koncert te madh ku do te merrte pjese eshte Madona. Bogoljub Kariq, nje biznesmen i pasur qe nga koha e Millosheviqit i cili tani perkrah autoritetet e reja, mendohej se do te paguante rreth nje milion dollare per kete feste.


Ne fakt, festimet jane anulluar sepse ato mund te terhiqnin vemendjen tek premtimet e paplotesuara te qeverise. Nga tre premtimet kryesore ndaj votuesve, largimi i Millosheviqit, reforma ekonomike dhe ndryshimet institucionale, koalicioni ka permbushur vetem te paren.


Reformat ekonomike ekzistojne vetem ne leter. Deshtimi ne kete drejtim ilustrohet nga fakti qe thuajse tre te katertat e 1.4 miliard dollareve te aprovuar per Jugosllavine ne nje konference te donatoreve te huaj ne Bruksel me 14 Qershor nuk kane arritur ende. Aresyeja eshte se Jugosllavia nuk i ka dhene donatoreve dokumentat e nevojeshme per projektet, ne menyre qe te autorizohet dhenia e fondeve.


Per sa i perket reformave politike dhe institucionale, ata as qe kane filluar. Qeveria nuk ka propozuar asnje ligj ne parlament per reformimin e ndonje institucioni. Si rezultat, Serbia ende funksionon nen kodin e vjeter te Millosheviqit.


Zyrtaret e Partise Demokratike te Gjingjiqit tani ankohen se "Revolucioni i Tetorit" duhet te kishte qene me i thelle. Duhet te ishte vendosur "gjendja e vitit zero" dhe cdo gje te fillonte nga fillimi, eshte shprehur nje prej tyre. "Te gjitha ligjet e Millosheviqit duhet te ishin pezulluar dhe te niste nje fillim i ri," ka vazhduar ai, por ai ka pranuar se kjo nuk ishte me pjese e praktikes politike te partise.


Ne ndryshim, Presidenti Koshtunica ka dale ne pah si mbrojtesi i kushtetutes ekzistuese, duke argumentuar me force se "ligjet duhet te respektohen, derisa ato te ndryshohen". Duke folur me 15 Shtator ne nje takim publik per reformat, ai ka thene: "Cdo gje tjeter, cfaredo aresyesh perdoren per ta justifikuar ate, do te conte ne probleme me te medha, dhe jo ne reforma apo stabilitet".


Ndersa Gjingjiq eshte perpjekur te bashkoje koalicionin ne nje platforme te reformes ekonomike, Koshtunica eshte paraqitur kunder. Ai nuk deshiron te shohe perqendrimin e pushtetit ne duart e presidentit Serb.


Per nje dekade, Millosheviq ka qene figura qe ka bashkuar opoziten Serbe. Pas arrestimit dhe ekstradimit te tij ne Hage, ky faktor bashkues eshte bere me i dobet. Por perseri kjo ka frikesuar perkrahesit e Millosheviqit, disa prej te cileve kane ruajtur pozicionet e tyre drejtuesve ne polici dhe ushtri.


Arrestimi i Millosheviqit, ka shenuar edhe carjen e pare ne gjirin e DOS-it. Tetorin e kaluar, ata kishin arritur te merrnin mbeshtetjen e me teper se dy te tretave te votuesve. Por qe prej revolucionit, opinioni publik ka ndryshuar shume ne drejtim te kundert.


Popullariteti i tyre ka rene shume ne Qershor kur Gjingjiq dhe Koshtunica u perplasen per ceshtjen e ekstradimit te Millosheviqit ne Hage. DOS ka humbur edhe me shume pike ne Ggusht, kur Milan Gavriloviq, nje ish polic i sherbimit sekret i afert me Koshtunicen, eshte vrare ne Beograd, duke bere qe presidenti Jugosllav te akuzoje kryeministrin Serb se ka lidhje me mafien.


Por votuesit e DOS-it nuk po shkojne ne drejtim te partive te tjera por abstenojne nga votimi fare. Si rezultat, megjithese mbeshtetja per DOS-in po bie - nje anketim i kryer nga G-17 plus thote se 40 perqind e popullsise mendon se ata tani jetojne me keq se ne kohen e Millosheviqit - koalicioni ende ka nje mandat popullor.


Per me teper, Gjingjiq kontrollon shumicen e mediave, parate dhe policine, e cila i jep atij nje avantazh tjeter ndaj presidentit.


Detyra me e rendesishme me te cilen perballen ata tani eshte ti japin fund pasigurise per statusin e ardheshem te Malit te Zi brenda federates Jugosllave. Nje zhvillim tjeter i mundeshem eshte dalja ne skene e nje grupi te ri partish ne spektrin e majte, te drejtuara nga zevendes kryeministri Nebojsha Coviq dhe ministri i jashtem Jugosllav Goran Svilanoviq dhe i mbeshtetur nga ekspertet e G-17 plus. Te dyja keto zhvillime do te stabilizonin bazat demokratike te Serbise dhe do te ndihmonin procesin e ndalur te reformave.


Analisti i marketingut Srgjan Bogosavljeviq mendon se qeveria duhet te perdore kohen e mbetur ne pushtet per te nxitur reformat dhe per te shmangur dobesimin nga lufta e brendeshme.


"Per sa kohe qe ka mirekuptim se vendi po shkon ne drejtimin e duhur, autoritetet do te jene ende ne nje pozicion te mire," thote ai. "Do te ishte fatkeqesi nese ata e humbasin kete pozicion per shkak te mosmarreveshjeve te brendeshme ne vend qe te pergatisin terrenin per nje te ardhme me te mire".


Zheljko Cvijanoviq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists