SERBI: CESHTJA E SPIUNAZHIT I JEP NJE GODITJE TE RENDE GJINGJIQ
Skandali i spiunazhit te Perishiq mund te dobesoje edhe me teper Kryeministrin Zoran Gjingjiq dhe mund te lere Serbine pa ndihmen financiare Amerikane aq te nevojeshme.
SERBI: CESHTJA E SPIUNAZHIT I JEP NJE GODITJE TE RENDE GJINGJIQ
Skandali i spiunazhit te Perishiq mund te dobesoje edhe me teper Kryeministrin Zoran Gjingjiq dhe mund te lere Serbine pa ndihmen financiare Amerikane aq te nevojeshme.
Doreheqja e zevendes kryeministrit Serb, Momcillo Perishiq, dje per shkak te akuzave ndaj tij per spiunazh jo vetem qe ka demtuar kryeministrin e republikes, Zoran Gjingjiq, por ka pakesuar edhe shanset per ekstradimin e te dyshuarve per krime lufte ne gjykaten e Hages.
Perishiq ka dhene doreheqjen pasi eshte akuzuar se u ka dhene informacione teper sekrete Amerikaneve. Agjente te sherbimeve sekrete ushtarake, nen kontrollin e presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica, e arrestuan ate ne nje motel ne rrethinat e Beogradit me 14 Mars.
Gjenerali ne pension eshte nje figure kryesore e Opozites Demokratike Serbe, DOS, koalicioni shume partiak i drejtuar nga Gjingjiq i cili drejton Serbine qe prej renies se Millosheviqit. Dje, ai ka thene per televizionin kombetar se ai "do te mbroje pafajesine dhe nuk do te kerkoje asnje imunitet".
Perishiq ka qene shef i shtabit te pergjitheshem te ushtrise Jugosllave gjate viteve 1993-1998, ndersa Millosheviq ka qene ne pushtet. Ai eshte shkarkuar ne fundin e vitit 1998, dhe ka krijuar Levizjen per Serbine Demokratike, nje parti e cila ka terhequr shume disidente nga qarqet ushtarake.
Nje gjeneral i ushtrise i cili ka marre pjese ne arrestimin e tij ka thene, ne kushte anonimiteti, se Perishiq ishte ndaluar per aresye se po perpiqej te jepte informacione te rendesishme sekrete John Neighbor, Sekretar i Pare i Ambasades Amerikane ne Beograd.
Dy burime te pavarura, nje i afert me Gjingjiq, dhe nje tjeter nga rradhet e policise Serbe, e kane konfirmuar nje gje te tille.
Gjenerali ka thene se oficere te sherbimeve sekrete kane regjistruar momentet kur Perishiq po i jepte Neighbor nje zarf ne te cilin ndodheshin te dhena te cilat do te mundesonin cilindo qe i zoteronte ato te pergjonte bisedat telefonikete zyrtareve te larte Serbe dhe Jugosllav. Ai ka thene se ai kishte qene prezent kur zevendes kryeministri ka pranuar se po ia kalonte kete informacion Amerikaneve por nuk ka pranuar se ishte spiun.
Gjenerali ka thene se Neighbor - i arrestuar ne te njejten kohe me Perishiq - ka qene me i qete dhe ka kontrolluar me mire veten sesa zevendes kryeministri gjate pyetjeve dhe kishte pranuar se ai ishte shef i CIA-s per gjithe rajonin e Ballkanit. Kjo deklarate eshte pergenjeshtruar nga ambasada Amerikane. Kur IWPR eshte perpjekur te kontaktoje diplomatin, ambasada ka thene se ai eshte larguar nga Beogradi.
Nje dite pas arrestimit te Perishiq, forca te policise speciale ushtarake e kane derguar ate ne ndertesen e qeverise Serbe, ku gjate nje kontrolli ne zyren e tij jane zbuluar mbi njeqind dokumente ushtarake teper sekret, ka vazhduar burimi ushtarak. "Kjo eshte vetem nje pjese e vogel e provave qe ne kemi ne dore," ka thene ai, duke shtuar se hetimet rreth veprimtarise se Perishiq kane filluar muaj me pare, kur zyrtare te sherbimeve sekrete kane zbuluar per here te pare se nga shtabi i ushtrise Jugosllave kishin dale informacione te rendesishme.
Burimi thote se CIA kishte ushtruar presion ndaj Perishiq, duke e kercenuar se do ti jepte gjykates se Hages per krime lufte nje kasete ne te cilen tregohet se ka qene ai i cili kishte urdheruar shefin e ushtrise se Serbeve te Bosnjes, Ratko Mlladiq, te niste sulmin nda enklaves Muslimane ne Srebrenica, ne Korrik 1995.
Sulmi ne qytetin e Bosnjes lindore ka perfunduar ne masakren me te rende ne Europe qe prej perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, me vrasjen e 6,000 burrave dhe djemve.
Burime te aferta me Gjingjiq kane thene per IWPR-ne se disa muaj me pare se kryeministri ishte njoftuar per faktin qe Perishiq po i behej presion per ceshtjen e Srebrenica.
Arrestimi do te kete pasoja serioze per Gjingjiq dhe per bashkepunimin e Jugosllavise me gjykaten e Hages. Duke arrestuar zevendes kryeministrin, lobi qe kundershton gjykaten e krimeve te luftes ne ushtrine Jugosllave, e cila eshte me e afert me Koshtunicen, ka demtuar rende shanset per ekstradime te reja. Ata jane perpjekur te provojne me kete arrestim se kryeministri dhe besniket e tij nuk jane patriote dhe jane instrumenta ne duart e Hages.
Perpara kesaj ngjarjeje, Gjingjiq ka pasur probleme per te bindur njerezit dhe per te krijuar nje mbeshtetje per dergimin e te dyshuarve per krime lufte ne gjykate, ne rradhe te pare per shkak te rritjes se armiqesise ndaj Hages, te shkaktuar nga gjyqi i Millosheviqit. Tani mundesia e ekstradimeve duke filluar nga afati i vendosur nga Uashingtoni per me 31 Mars per dhenien e 115 milione dollareve, duket shume e vogel.
Lobi i cili kundershton ekstradimet nuk ka lejuar gjithashtu Perishiq qe te jepte Hages informacione te cilat implikojne ushtrine Jugosllave ne luften e Bosnjes. Prova te tilla mund te jene teper te rendesishme per vertetimin e akuzes ndaj Millosheviqit per krime ne Bosnje.
Kryeministri fillimisht eshte perpjekur te shpetonte zevendesin e tij, duke thene se sherbimet sekrete ushtarake nuk kane pasur mandat per te survejuar Perishiq apo diplomatin Amerikan. Por ne nje takim me disa drejtues ushtarake dhe civil ne zyren e Koshtunices, naten e se Djeles, sipas nje burimi te brendeshem Gjingjiq "ka qendruar i heshtur" pasi jane shfaqur kaseta e videos dhe regjistrimet e bisedave, te cilat provonin se Perishiq kishte nxjerre sekrete te ushtrise. "Ai ka shkuar ne takim i vendosur per te mbrojtur Perishiq, duke menduar se sherbimet sekrete te ushtrise nuk kishin prova te sakta," ka thene burimi.
Te Henen, Koshtunica i ka kerkuar Gjingjiqit te mos ndihmoje me Perishiq ose te jape doreheqjen me te gjithe kabinetin e tij. Kryeministri e ka pranuar humbjen, duke thene ne nje konference per shtyp se ai i kishte "kerkuar" personalisht Perishiq te jepte doreheqjen per te hapur rrugen per hetime te metejshme. Ai ka ngulur kembe se e vetmja aresye e tij kishte qene se ai kishte dashur te "parandalonte mundesine qe rasti i Perishiq te behej nje peshe me teper per qeverine Serbe".
Gjingjiq ka kerkuar doreheqjen e komandantit te sherbimeve sekrete te ushtrise, Aco Tomiq, i cili ka drejtuar operacionin e arrestimit. Por Koshtunica veshtire se mund te pranoje nje kusht te tille. Perkundrazi ai planifikon ta emeroje ate ne postin e shefit te shtabit te ushtrise ne vend te Nebojsha Pavkoviq, i cili dyshohet se eshte perfshire ne krimet e luftes ne Kosove.
Ngritja ne pergjegjesi e Tomiq do te jete nje goditje tjeter ndaj mundesise se bashkepunimit me Hagen, si edhe nje kercenim per ministrat e qeverise te afert me Gjingjiq te cilet mbajne kontakte jo zyrtare me te huajt.
Duke arrestuar Perishiq, Tomiq u ka derguar atyre nje mesazh te qarte qe ata te largohen nga Gjingjiq dhe te afrohen me Koshtunicen. Disa ministra mund te vendosin te largohen nga kampi i kryeministrit si rezultat i kesaj ngjarjeje.
Zheljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes se Beogradit, Blic News.