SERBET E KOSOVES KTHEHEN NE NJE VEND TE HUAJ

Një grup i vogël pensionistësh serbë janë kthyer në Prishtinë, por ndërkohë ata kanë gjetur një qytet të ndryshuar shumë.

SERBET E KOSOVES KTHEHEN NE NJE VEND TE HUAJ

Një grup i vogël pensionistësh serbë janë kthyer në Prishtinë, por ndërkohë ata kanë gjetur një qytet të ndryshuar shumë.

Monday, 21 February, 2005

Vukosava Mitroviq po përgatitet të festojë 68 vjetorin e lindjes së saj në shtëpinë e vjetër në Prishtinë, ku ajo është kthyer pas pesë vjetësh ta kaluara si refugjate në Serbinë jug lindore.


“Ndjeva sikur zemra po më shpërthente nga emocionet kur kam parë përsëri Kosovën,” thotë ajo me lot në sy. “E dija se do të isha e lumtur nëse kaloj pleqërinë time dhe vdes këtu”.


Vukosava dhe bashkëshorti i saj, Dragoljub, një economist në pension janë ndër të parët të kthyer në Kosovë. Ata janë pjesë e një grupi të vogël serbësh të cilët janë kthyer në mënyrë të organizuar në kryeqytetin e Kosovës që prej largimit të tyre në vitin 1999 pas përfundimit të konfliktit të armatosur.


Këshilli Danez për Refugjatët dhe Komiteti i Ndihmës së Kishës Metodiste, UMCOR, po drejtojnë këtë program.


Një tjetër i kthyer është mikesha e ngushtë e Mitroviq, Dobrila Miliq, një mësuese e gjuhës serbe, 70 vjecare.


Miliq mendon të kthehet në ish apartametin e saj në lagjen Dardania në pranverë, kur familja shqiptare e cila ka jetuar aty këto kohë do të duhet të largohet.


Ata duan të qëndrojnë por janë urdhëruar të largohen nga Drejtoria e Strehimit dhe Pronave, HPD, e krijuar nga OKB.


Rikthimi i një grupi kaq të vogël serbësh është vetëm një pikë ujë në oqean. Kur trupat serbe u tërhoqën nga Kosova në qershor 1999 pas përfundimit të konfliktit me NATO-n, sipas shifrave të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, UNHCR, rreth 130,000 serbë janë larger. Nga ata të cilët jetonin në Prishtinë, tani kanë mbetur vetëm 300.


Misioni i OKB në Kosovë, UNMIK, e ka bërë rikthimin e serbëve një prej synimeve kryesore në punën e tij.


Por pak njerëz janë kthyer, duke pasur frikë për sigurinë e tyre pasi rajoni nuk është më në kontrollin e Serbisë, dhe ata pak serbë të cilët kanë qëndruar përballen me kërcënime për jetën e tyre dhe armiqësi nga shumica shqiptare.


Kur familja Mitroviq është kthyer në shtëpinë e tyre në qendër të Prishtinës ata kanë parë që rrugës së tyre i është ndryshuar emri në mënyrë simbolike. Dikur ajo kishte emrin e një heroi serb të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa tani është emëruar pas një luftëtari shqiptar të shekullit të 19.


Kur ata kanë jetuar më parë në këtë rrugë, serbë të tjerë kanë jetuar në pjesën më të madhe të shtëpive. Tani vetëm dy shtëpi janë në pronësi të serbëve ndërsa të tjerat banohen të gjitha nga shqiptarë.


Për Drgoljub ky ndryshim është tronditës. “Fqinjët janë të gjithë njerëz të rinj, të panjohur,” thotë ai. “Dhe të gjitha shtëpitë një katëshe janë shtuar tani në disa kate”.


Por të kthyerit janë shumë të kënaqur që mund të kthehen në shtëpi dhe nuk duan të flasin keq për ndryshimet në lagjen e tyre të vjetër.


“Të vetmit fqinj shqiptar të cilët i kemi njohur më parë erdhën dhe na uruan mirëseardhjen,” thotë Vukosava. “Fqinjët e tjerë janë të rinj, por tani kështu është. Ne shpresojë që edhe ata do të na pranojnë”.


Vukosava ka qenë e zënë që prej ditës kur është kthyer me punët e shtëpisë, duke vendosur perde të reja, duke pastruar dritaret dhe duke sistemuar mobiljet e reja që kanë marrë nga Këshilli Danez i Refugjatëve, sepse mobiljet e tyre të vjetra janë vjedhur prej kohësh.


Asaj i vjen keq që fëmijët dhe nipërit e saj nuk do të jenë aty për të festuar 68 vjetorin e ditëlindjes së saj.


Edhe nëse shqetësimet për sigurinë personale dhe të pronës do të zgjidhen, pjesa më e madhe e refugjatëve serbë vështirë se do të kthehen përsëri në Kosovë.


Djali 40 vjecar i këtij cifti është kthyer në Beograd pasi ka qëndruar vetëm katër ditë në Prishtinë duke ndihmuar prindërit të sistemoheshin.


“Nipërit tanë duhet të shkojnë në shkollë dhe ata nuk flasin shqip,” thotë Dragoljub. “Në Prishtina nuk ka shkolla ku të mësohet në gjuhën serbe”.


Cifti e di se është dicka e pamundur që fëmijët e tyre apo të afërm të tjerë të kthehen. Por ata nuk kanë mundur të jetojnë më si persona të zhvendosur në një dhomë të vetme në një barrakë në Vrnjacka Banja, në Serbinë qendrore.


Kushtet kanë qenë tepër të këqia dhe ata përsëri duhet të paguanin një qera nga pensioni i tyre i vogël.


Gjatë javës së parë që kanë kaluar në Prishtinë, familja Mitroviq kanë jetuar me miell, vaj dhe ushqime të tjera bazë të marra si ndihma humanitare. Ata nuk kanë dalë nëpër dyqane pasi nuk kanë euro, e cila është monedha që përdoret tani në Kosovë. Pensioni i tyre prej 130 euro në muaj është në dinarë serb.


Megjithatë, Dobrila Miliq, një tjetër serbe e kthyer, e cila banon me ta përkohësisht, ka shkuar në disa dyqane gjatë shëtitjes së saj të mbrëmjes ku ka blerë disa ushqime.


“Kur u fola me një shqipe jo të mirë, shitësit me pyetën nëse isha një prej personave të kthyer për të cilët kishin lexuar në gazeta,” thotë ajo. “Ata u treguan shumë të gatshëm për të ndihmuar dhe më shpjeguan se ku mund të shkoj për të blerë ushqime”.


Jo të gjithë serbët të cilët janë përpjekur të kthehen kanë pasur një eksperiencë të tillë. Kur 11 serbë në moshë të mesme janë përpjekur të kthehn në Klinë, në Kosovën perëndimore, dy muaj më parë, shqiptarët vendas i qëlluan me gurë dhe familjet të cilat jetojnë tani në shtëpitë e tyre nuk kanë pranuar të largohen prej tyre.


Ky grup është detyruar të shkojë në një fshat të banuar nga serbët aty pranë, të quajtur Bica, ku ata janë në pritje të lirimit të shtëpive të tyre në Klinë.


Cifti Mitroviq dhe mikesah e tyre Dobrila shpresojnë që kthimi i tyre të mos jetë problematik. “Për sa kohë që nuk na sulmojnë apo nuk ka izolojnë totalisht, sikur të ishim në burg, ne do të qëndrojmë,” thotë Dragoljub.


“Ne nuk e kemi problem që do të jetojmë me shqiptarët këtu – ky është një realitet që ne e pranojmë”.


Veprimi i rradhës për ta është të shkojnë në zyrat e bashkisë lokale për tu regjistruar si banorë të Kosovës.


Më pas ata do të marrin dokumentat e identifikimit të UNMIK dhe do të hedhin ato të cilat i kanë përdorur gjatë pesë vjetëve të fundit si persona të zhvendosur në Serbi.


Tanja Matiq është koordinatore e projektit të IWPR në Kosovë dhe Olivera Stojanoviq është një bashkëpunëtore e IWPR.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists