RUMANIA PAGUAN CMIM PER PRONAT E KONFISKUARA
Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ka dhene nje vendim te ashper ne lidhje me nje shtepi ne Bukuresht te konfiskuar gjate regjimit Komunist.
RUMANIA PAGUAN CMIM PER PRONAT E KONFISKUARA
Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ka dhene nje vendim te ashper ne lidhje me nje shtepi ne Bukuresht te konfiskuar gjate regjimit Komunist.
Rumania do te duhet te paguaje 900,000 euro kompensim nese nuk pranon te ktheje nje prone te sekuestruar nga autoritetet komuniste me teper se pese dekada me pare.
Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut, ECHR, ka vendosur javen e kaluar se qeveria e Bukureshtit duhet te ktheje nje shtepi ne kryeqytetin Rumun e cila eshte sekuestruar nga nje banor vendas, Calin Popescu Nasta ne vitin 1950, dhe ti paguaje atij mbi 16,000 euro si demtim.
Nese qeveria nuk e permbush kete detyrim, Popescu Nasta ka te drejte te perfitoje nje pagese prej 900,000 euro per kete prone. Gjykata ka vendosur se qeveria ka tre muaj kohe per te permbushur kete vendim.
Ky eshte vendimi me i ashper i dhene nga ECHR ndaj Rumanise, e cila eshte detyruar deri tani te paguaje mbi dy milion euro ne 12 raste te tilla te gjykuara nga gjykata gjate dy vjeteve te kaluara.
Qeveria eshte e pergatitur te kundershtoje pjesen me te madhe te ketyre vendimeve, pavaresisht deklarates se Kryeministrit Rumun Adrian Nastase se qeveria e tij ka ne plan te ktheje te gjitha pronat e konfiskuara prej pronareve te ligjshem te tyre.
"Disa vendime jane per tu rishikuara, sepse ato e kane percaktuar vleren e shtepive ne varesi te vend ndodhjes se tyre, pa marre parasysh gjendjen e tyre faktike," ka thene nje burim ne ministrine e drejtesise.
Popescu Nasta e ka fituar rikthimin e shtepise se tij qe ne vitin 1993, por vendimi i gjykates se apelit te Bukureshtit eshte bllokuar nga gjykata e larte nje vit me pas. Me ardhjen ne pushtet te qeverise se re ne vitin 1997, ai ka apeluar kete vendim por atij i eshte thene se prona nuk mund te kthehej sepse ajo ishte shnderruar ne nje museum arti.
Me pas ai i eshte drejtuar ECHR. Vendimi i dhene nga kjo gjykate me 7 Janar, ka pasoja shqetesuese per autoritetet Rumune, te cilat mund te detyrohen te perballen me te kaluaren komuniste te vendit nese deshirojne te kene nje te ardhme ne Bashkimin Europian dhe NATO. Rumania eshte ftuar te anetaresohet ne aleance ne takimin e Prages ne Nentor 2002.
Bukureshti ka pergatitur legjislacionin per lehtesimin e procesit te kthimit te pasurive te sekuestruara disa vjet me pare, por asnjehere nuk e ka zbatuar kete legjislacion deri ne vitin 2001. Deri me atehere, eshte kryer vetem kthimi i tokave, ku rreth 50 hektare toke bujqesore dhe 10 hektare pyje u jane kthyer pronareve te mepareshem.
Kritiket thone se qeveria po rrezikon procesin e reformave dhe reputacionin nderkombetar te vendit me qendrimin e saj hezitues ndaj ceshtjes se kthimit te pronave.
"Pas disa vjetesh mungese vendosmerie per zgjidhjen e ketij problemi, qeveria nuk ka nje ide te qarte - dhe burime te pakta - per te zbatuar nje proces te kthimit te pronave," thote analisti politik Ovidiu Nahoi per IWPR. "E si presin zyrtaret te thithin investimet e huaja nese nuk marrin masa ne kete drejtim"?
Ligji i vitit 2001 lejon kthimin e fabrikave, bankave, shtepive dhe pronave te tjera pronareve te tyre te ligjshem, ose ne pamundesi rregullon kompensimin e tyre financiar. Megjithate, autoritetet nuk kane publikuar ligjin deri sa ata jane detyruar nen presion nga jashte vendit.
Pasi kerkesave te perseritura te disa organizmave - vecanerisht perfaqesues te komuniteti Hebre ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shume prej anetareve te komunitetit te te cileve kane humbur shtepite e tyre gjate regjimit Komunist - Bukureshti e ka zgjatur afatin per paraqitjen e kerkesave per kompensim deri me 14 Mars, 2003.
Deri me tani jane paraqitur rreth 128,000 kerkesa, por vetem me pak se 12 perqind e tyre jane shqyrtuar.
Lucia Negoita e komisionit te qeverise per rikthimin e pronave ka thene per IWPR se shpesh eshte e veshtire te provohet pronesia pasi ka kaluar nje periudhe e gjate kohe. "Vetem gjysma e atyre te cilet aplikojne tani kane te drejte per te perfituar pagesa, sepse shume te tjere nuk kane qene ne gjendje te provojne pronesine e tyre," thote ajo, duke shtuar se autoritetet presin qe fatura perfundimtare e kthimit dhe kompensimit te pronave do te jete rreth 3.5 miliard dollare Amerikan.
Ende nuk eshte e qarte se si autoritetet e Bukureshtit, ne veshtiresi financiare, do te mund te paguajne kete shume. Muajin e kaluar, qeveria ka leshuar nje deklarate e cila linte te kuptohej se pronaret e pronave te konfiskuara duhet te rimbursohen me aksione ne kompanite shteterore te percaktuara per tu privatizuar.
Megjithate, kjo nuk eshte pritur mire nga ish pronaret. "Ne nuk do te pranojme ate sepse ne kerkojme kthimin e pronave tona, ose kompensim te plote te humbjeve tona," ka thene Maria Teodoru, kryetare e Shoqates se ish Pronareve te Shpronesuar Forcerisht nga Komunistet.
"Qeveria Rumune duhet te paguaje ish pronaret per humbjet e pronave te tyre, pa vonesa te tjera".
Marian Chiriac eshte nje gazetar ne Bukuresht.