RUMANIA KERKON TE NDRYSHOJE IMAZHIN SI VEND I TRAFIKUT TE FEMIJEVE

Rumania ka zgjatur bllokimin e adoptimeve nderkombetare te femijeve deri sa te spastroje sistemin e kujdesit per femijet.

RUMANIA KERKON TE NDRYSHOJE IMAZHIN SI VEND I TRAFIKUT TE FEMIJEVE

Rumania ka zgjatur bllokimin e adoptimeve nderkombetare te femijeve deri sa te spastroje sistemin e kujdesit per femijet.

Tuesday, 6 September, 2005

E pashe tre vjecarin Alexandry nje pasdite ne oborrin e pasme te nje jetimoreje te madhe ne Bukuresht. Momentin qe me pa, ai ndaloi se vrapuari me femijet e tjere dhe u nis ne drejtim tim. Ne nuk ishim takuar asnje here me pare, por ai me perqafoi fort per nje kohe te gjate, duke me pare me syte e tij te medhenj ngjyre kafe. "Ai shpreson se do ta marresh me vete," me thote nje nga kujdestaret. "Ate nuk e adopton askush, e kupton. Ai eshte me origjine Rome".


Alexandru eshte nje prej 48,000 femijeve, te cilet sipas shifrave me te fundit te vitit te kaluar, jetojne ne jetimore ne te gjithe Rumanine. Nena e tij e ka lene ne pavionin e maternitetit dhe babai nuk i dihet. Pas disa muajsh, ai eshte sjelle ne kete jetimore ku tani jeton se bashku me 256 femije te tjere.


Ne te kaluaren, nje femije si Alexandru mund te adoptohej nga ndonje familje e huaj - mbi 30,000 femije Rumune jane adoptuar jashte vendit qe pas rrezimit te regjimit te Causheskut. "Ketu kane ardhur cifte Amerikane, Franceze dhe Gjermane te cilet zgjidhnin femije per adoptim, por parlamenti e ka ndaluar per momentin kete procedure," thote punonjesja, e cila preferon te mos permendet me emer.


Dy vjet me pare, pas kritikave te shumta nderkombetare per procedurat e adoptimit te zbatuara ne Rumani, eshte vendosur ndalimi i tyre. Senati Rumun e ka zgjatur afatin e ketij ndalimi i cili duhej te perfundonte ne muajin Shkurt deri ne muajin Qershor. "Kjo eshte nje ceshtje morali dhe besueshmerie," ka thene Kryeministri Adrian Nastase. "Adoptimet nga te huajt jane ndaluar sepse nuk mund te riparosh nje makine me motorr te ndezur. Ne duhet te fiknim me pare motorrin".


Dy vjet me pare, nje raport i Baroneshe Emma Nicholson, e derguara parlamentare e BE per ceshtjet e Rumanise, pershkruante nje "tregti fitimprurese te trafikut te femijeve" ne Rumani. Duke aluduar per "nje shkelje sistematike dhe te organizuar te Konventes se OKB per te Drejtat e Femijeve," ajo ka nisur presionin e saj per te ndaluar adoptimet jashte vendit. Jonathan Scheele, perfaqesuesi i BE-se ne Bukuresht, ka thene se rrushfete ne shuma deri 50,000 dollare Amerikan per cdo femije u jane paguar zyrtareve per te shpejtuar procesin e adoptimit.


Alexandru ka edhe fatin e keq qe eshte me origjine Rome ne nje vend ku ekziston nje paragjykim i madh ndaj kesaj pakice, por ndersa adoptimet nga jashte jane te ndaluara, pak femije kane mundesi te adoptohen ne Rumani. "Rumunet jane teper te varfer per te mbajtur femijet e tyre, e jo me ta marrin edhe femije te tjere," thote kujdestarja. Ajo permend problemet shendetesore me te cilat perballen shume femije: mungese vemendjeje, zhvillim te vonuar, keq ushqyerje. Kur i shikon duke vrapuar neper oborr, e kupton se ata nuk kane nje koncept te mire per lojen, ata goditen me njeri tjetrin ne koke dhe perplasen ndaj murit rrethues.


Scheele ka thene se qeveria ka kerkuar ndihmen e BE-se per pergatitjen e nje ligji, i cili do te jete ne perputhje me standartet e BE-se. Nderkohe, rreth 100 familje Amerikane kane kerkuar nga senatoret Amerikane te ushtrojne presion mbi Bukureshtin qe te heqe ndalimin, duke votuar kunder pranimit te Rumanise ne NATO.


Lori Scott, nga New York, ka adoptuar vajzen e saj Maria ne vitin 1998. Maria ka qene kater vjec dhe vuante nga mungesa e ushqimit dhe probleme emocionale, kur Lori e ka gjetur ate ne nje jetimore ne Botosani ne veri te Rumanise. "Vajza ime eshte rritur shume. Ajo flet Anglishte te perkryer fale nje terapie te se folures, ajo po ndjek nje shkolle te zakoneshme dhe jam krenare per te gjitha arritjet e saj," thote ajo.


Kur Alexandru e kupton se une nuk kam nder mend ta marr ne shtepi, ai fillon te qaje dhe largohet nga fundi im i merzitur. Kujdestarja thote se autoritetet po kontrollojne jetimoret per te ndaluar adoptimet e paligjeshme. "Nuk dua te kem probleme. Policia ka ardhur ketu para disa javesh, pasi nje femije kishte humbur. Ata nuk e dine se cfare i ka ndodhur femijes, ajo ishte vetem pese vjec. Kam lexuar ne gazeta se disa femije shiten jashte, por ajo edhe mund te kete humbur," thote ajo.


Kryeministri Nastase ka thene se ndalimi i adoptimeve do te parandaloje shnderrimin e femijeve Rumun ne "mall tregu". Por alternativa per femijet ne jetimoret ne Rumani eshte shume e zymte, per te thene me te pakten. Shumica e ketyre femijeve, do te perfundojne ne rruge duke lypur ose duke rene pre e krimit.


Daniela Tuchel punon per gazeten Libertatea ne Bukuresht.


Support our journalists