Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

RUMANIA BALLAFAQOHET ME MOSPRANIMIN E HOLOKAUSTIT.

Parlamenti nxorri ligjin kundër atyre të cilët kundërshtojnë rolin e Rumanisë në vrasjen e çifutëve të Evropës.
By Marian Chiriac

Gjashtëdhjetë vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, shumë rumunë nuk dëshirojnë të pranojnë pjesëmarrjen e vendit të tyrë në Holokaust nën qeverisjen e diktatorit të tyre, Ion Antonescu.


Por nëse shumë njerëz mbesin ende në një pozitë të mohimit të plotë, parlamenti nuk është ngujuar në pozitë të tillë dhe me 4 maj ka votuar të bëj mos publik të holokaustit kundërvajtje penale, me dënim prej 6 muaj deri pesë vjet burg.


Ligji i ri ndalon ngritjen e simboleve apo monumenteve të njerëzve që konsiderohen të jenë fajtor për krime kundër njerëzimit, dhe themelim të çfarëdo organizatë me ideologji fashiste, raciste apo ksenofobike. Këto mund të dënohen me 15 vjet burg.


Për më shumë, shpërndarja, shitja dhe krijimi i simboleve fashiste, raciste dhe ksenofobike, si dhe posedimi i tyre me tentim të shpërndarjes së simboleve të tilla, mund të dënohen me tre muaj deri tri vite.


Vendimi i parlamentit nënvizon konfliktin e vazhdueshëm rreth përgjegjësisë së Antoneskut për vrasjen masive të çifutëve rumunë gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Shumë rumun janë rritur me idenë se Antonesku ishte hero anti-komunist pasi në vitin 1941 ai udhëheqi fushatën kundër Bashkimit Sovietik, e cila riktheu territoret verilindore të Besarabias dhe Bocovinës. Vendi u detyrua t’i rikthej këto territore në fund të luftës.


Për më shumë, dështimi i demokracisë për të krijuar prosperitet që nga rënia e diktatorit komunist Nikolae Ceausescu në vitin 1989 ka rritur nostalgjinë për udhëheqës autoritar si Antonescu.


Shumë njerëz shohin veprimet e fundit të parlamentit si sulm në verzionin e tyre të historisë.


“Nuk mund të rishkruani historinë duke nxjerrur ligj kundër legjendës,” një njeri i vjetër protestoj.


“Antonescu tentoj të mbronte vendin e tij. çka bëjnë qeveritarët e tanishëm të Rumanisë për ne? Pensionet tona janë të ulëta, derisa ata jetojnë në vila.”


Ndjenjat rumune të viktimës edhe më shumë kanë komplikuar perceptimet e tyre ndaj të kaluarës së vendit.


Rezultati është një shoqëri ku shumë njerëz të varfur shohin liderët e tyre të zgjedhur si hajdutë, derisa njerëzit si Antonescu dhe Ceaucescu kthehen në idol.


Mihai Chioveanu, hulumtues në Qendrën Rumune të Historisë së Vonshme, IRIR, në Bukuresht, beson se shumë rumunë, përfshirë edhe anëtarët e elitës politike, mbajnë perceptime të njëanshmë ndaj ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore.


“Shumica e popullatës këtu nuk është anti-semitike por ata ende nuk janë mirë të informuar rreth luftës dhe mbajnë iluzione për sjelljen rumune gjatë luftës,” Chioveanu tha për IWPR.


Në Rumani, ekzistojnë dy verzione të historisë së luftës.


Verzioni nacionalist konsideron se përkundër aleancës me Hitlerin, Rumania ka shpëtuar shumë çifutë nga derportimi i tyre duke falenderuar intervenimit të Antonescut.


Ky verzion dallon shumë nga verzioni i historianëve më seriozë, të cilët pohojnë se Rumania kishte rreth 760,000 çifutë para luftës, dhe më shumë se gjysma janë vrarë gjatë luftës.


Shumë prej tyre janë vrarë në kampet e koncentrimit që regjimi i Antonescut i krijoj në ato pjesë të vendit të cilat u morrën nga Bashkimi Sovjetik.


Rreth 130,000 çifutë u zhdukën në Rumani pasi Hungaria i deportoj ata nga Transilvania dhe rajonet e tjera, të cilat i fitoj nga Rumania nën arbitrimin e Hitlerit.


Një masakër e madhe ndohi në vitin 1941 në Iasi, në verilindje të Rumanisë, ku ushtarët Rumun dhe Gjerman vranë më shumë se 10,000 çifutë.


Rreth 20,000 jevgjë rumunë gjithashtu u zhdukën në kampët dhe masakrat e luftës.


Si rezultat i masakrës dhe ekzodit pas luftës në Izrael, komuniteti çifut në Rumani ka mbetur vetëm hije e të kaluarës, me vetëm 6,000 çifutë, shumica e tyre pleq.


Në vitet e fundit, qëndrimet zyrtare kanë ndërruar, falenderuar kryesisht presionet nga përmbushja e standardeve për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.


Rumania ka ndërmarrë masa serioze për tu ballafaquar me të kaluarën e saj kontraverze. Qeveria ka paralajmëruar Ditën e Holokaustit dhe ka krijuar një komision ndërkombëtar për të zbardhur ngjarjet e kaluara.


Nga vjeshta e kaluar, mësimi për Holokaustin është bërë i detyrueshëm në shkollat rumune. Autoritetet kanë urdhëruar heqjen e statujave dhe monumenteve të tjera në nderë të Antoneskut.


Por kritikët thonë se ende shumë mbetet për tu bërë. “Ligji i ri dhe përpjekjet për të ndihmuar të rinjët të kuptojnë rolin e vendit në Holokaust janë të rëndësishme,” thotë Mihai Chioveanu.


“Por kjo nuk do të thotë se njerëzit janë vetëdijësuar rreth kësaj çështje, apo se ata pranojnë idetë në librat shkollorë të historisë. Ende kemi nevojë për një debat public rreth të kaluarës sonë.”


Çifutët e mbetur të Rumanisë pajtohen. “Ne duhet të falim por jo edhe të harrojmë,”thotë Otto Adler, president i ogranizatës të mbijetuarve të çifutëve rumunë nga Birkenau dhe Auschëitz. “E vërteta duhet të thuhet hapur. Kjo është mënyra e vetme se si kjo e keqe mund të luftohet.”


Mirian Chiriac është drejtor në Rumani i Rrjetit të Raportimit Hetues të Ballkanit – një projekt vendor i IWPR.