Rumani: Rikthehet Censura

Rreziku i rivendosjes se censures qendron kercenueshem mbi median Rumune.

Rumani: Rikthehet Censura

Rreziku i rivendosjes se censures qendron kercenueshem mbi median Rumune.

Rumania u clirua nga vargonjte e censures mediatike me renien e ish diktatorit komunist Nicolae Causesku ne 1989. Por censuruesit duket se po rikthehen ne skene nen masken e ruajtjes se sekreteve ushtarake per hir te NATO-s.


Sipas disa komentatoreve te medias dhe polikaneve ligji mbi sekretin shteteror i aprovuar javen qe shkoi nga dhoma e dyte parlamentare ve ne pikepyetje aksesin e gazetareve per te marre informacion.


Frika u rrit edhe me teper pasi kryeministri Adrian Nastase, nen preteksin e ceshtejeve te sigurise, burgosi muajin e kaluar dy persona te cilet e akuzonin ate per korrupsion.


"Ky eshte nje ligj i rrezikshem i cili do te kufizoje lirine e shprehjes," thote deputetja Mona Musca i Partise Liberale ne opozite, PNL. "Ai fillimisht duhet te percaktoje parimin e lirise per te marre informacion dhe pastaj te percaktoje se cfare konsiderohet sekret shteteror. Por ky ligj nuk e percakton nje gje te tille."


Kritiket e ligjit ankohen se ai do te beje te mundur qe zyrtaret te krijojne shume zona te etiketuara si sekrete. Nje perpjekje e meparshme vitin e kalur per te aprovuar nje ligj te tille u bllokua nga gjykata kushtetuese pas kritikave te ashpra nga institucionet e BE dhe organizatat e mbrojtjes se gazetareve.


Presidenti Ion Iliesku argumenton se nje ligj per ruajtjen e sekretit shteteror eshte i domosdoshem nese Rumania synon te hyje ne NATO kete vjeshte kur te diskutohet faza tjeter e zgjerimit te aleances.


"Kur te hyje ne NATO Rumanise do t'i duhet te zbatoje rregullat e brendshme te aleances qe nenkuptojne ruajtjen e informacioneve sekrete," thote Iliescu. "Ky ligj aprovohet pas muajsh te karakterizuar nga debate te ashpra dhe sigurisht qe eshte nga me te miret."


Askush nuk dyshon se nevojitet nje ligj per ruajtjen e sekretit shteteror. Por sipas vezhguesve ai duhet te jete me preciz ne percaktimin e vijes ndarese midis dokumenteve qe perbejne sekret shteteror dhe te drejtes per te marre informacion.


Gazetaret dhe ekspertet e medias paralajmeruan se "kemi te bejme me nje sulm serioz ndaj lirise se shprehjes" duke ju referuar arrestimin e dy personave, nje nga te cilet kishte sherbyer si keshilltar presidencial, pasi ata kishin akuzuar kryeministrin Nastase per korrupsion tek gazetat dhe ambasadat e huaja nepermjet e-mail.


Sipas prokuroreve akuzat perbenin "rrezik per sigurine e shtetit" dhe se ishin "te demshme per marredheniet e vendit me komunitetin nderkombetar".


Nastase, i cili sapo kishte shpallur nje fushate per te luftuar korrupsionin i krahasoi keto mesazhe me e-mail me letrat me antraks derguar zyrtareve Amerikane vitin e kaluar. Ai theksoi se ky "virus politik" duhej te ndalej pa komentuar mbi theniet per pasurine e tij apo mbi akuzat se po e shnderron Rumanine ne nje shtet njepartiak, reminisence e epokes se Causeskut.


Grupet e te drejtave te njeriut e kritikuan qeverine per etiketimin e gabuar qe i bene rastit ne fjale si "rrezik per sigurine kombetare". Dy prej tyre, zyra lokale e Komitetit te Helsinkit dhe Qendra per Gazetarine e Pavarur, CJI, vune ne dukje se raportet e derguara me e-mail ishin ne interes te publikut dhe se autoret e tyre duhet te perballeshin me procedura ligjore nese Nastase do t'i padiste ata ne nje gjykate civile.


"Keto ngjarje deshmojne se qeveria Rumune ndihet e nervozuar persa i takon marredhenieve te saj me median lokale ne prag te hyrjes ne BE dhe NATO," thote Ioana Avadani, drejtore e CJI. "Por do te ishte me rrezik nese dikush kritikon qeverine pasi ky person do te burgosej nen akuzen e demtimit te imazhit te Rumanise."


Marian Chiriac eshte gazetar ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists