RUMANI: PROGRES PER CESHTJEN E NAFTESJELLESIT
Bukureshti, Beogradi dhe Zagrebi nenshkruajne nje marreveshje per ndertimin e nje naftesjellesi i cili do te lidhe Detin e Zi me Europen Perendimore.
RUMANI: PROGRES PER CESHTJEN E NAFTESJELLESIT
Bukureshti, Beogradi dhe Zagrebi nenshkruajne nje marreveshje per ndertimin e nje naftesjellesi i cili do te lidhe Detin e Zi me Europen Perendimore.
Nje naftesjelles i ri i cili do te lidhe Rumanine, Jugosllavine dhe Kroacine mund te permiresoje ekonomine e shkaterruar te ketyre vendeve Ballkanike duke hapur rruge te rendesishme tregtare nga Azia Qendrore ne Europen Perendimore.
Tre shtetet kane nenshkruar nje marreveshje per ndertimin e nje nfatesjellesi te gjate prej 1,200 km - i cili do te shtrihet nga Konstanca ne Rumani ne terminalin e naftes ne Adriatik prane Omisalj, ne Kroaci. Marrveshja eshte nenshkruar me 10 Shtator ne Bukuresht. Sipas zyrtareve Serbe, kontrata do te perfundohet ne muajin Nentor.
Puna per ndertimin e ketij naftesjellesi mund te filloje vitin tjeter, dhe pasi te ndertohet mund te ule varesine e Perendimit nga eksportuesit e vendeve te Gjirit Persik dhe naftesjellesit qe kalojne permes Rusise.
Ekziston gjithashtu mundesia qe naftesjellesi Konstanca-Omisalj - i cili do te kete nje kapacitet prej 10 milion ton nafte ne vit - te shtrihet edhe ne Trieste te Italise dhe me tej.
"Projekti eshte nje nder me te rendesishmit ne Europe dhe mund te siguroje mbeshtetje financiare nga Bashkimi Europian dhe shume bank ate medha dhe kompani nafte," ka thene ministri Rumun i industrise Dan Popescu per IWPR.
Analistet pranojne se naftesjellesi mund te permiresoje zhvillimin ekonomik dhe tregtine nderkombetare ne Ballkan, rajon i cili po rimekembet me veshtiresi pas viteve te gjate te konflikteve etnike dhe korrupsionit galopant.
"Pika me e forte e ketij projekti eshte se ai perben nje rruge per ne tregjet Ballkanike, te cilat tani kane filluar rimekembjen e tyre," thote Dana Armean e organizates Econimist Intelligence Unit me qender ne Londer.
Financimi i projektit perben nje problem te madh, sepse ndertimi pritet te kushtoje rreth nje miliard dollare Amerikan, megjithese rreth dy te tretat e ketij rrjeti do te shfrytezojne tubacionet ekzistuese.
Pjesa qe kalon permes Serbise do te jete pjesa me problematike dhe pritet te konsumoje rreth 80 perqind te shumes se nevojeshme per perfundimin e projektit.
Megjithate, zyrtaret e Bukureshtit, kane besim se ata nuk do te kene problem te financojne pjesen e tyre te projektit. "Pjesa prej 400 km e cila shtrihet ne territorin e Rumanise shtrihet ne nje terren te mire. Nje gje e tille ul koston dhe mund te terheqe investitore te huaj," thote Popescu.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane mbeshtetesit me te rendesishem te ketij projekti. Zyrtaret Amerikane kane thene se fundi se ata jane te pergatitur te japin nje fond prej 200,000 dollare per te ndihmuar nje studim per te percaktuar rrugen e ketij projekti, dhe per te mbeshtetur kete projekt si nje nder projektet qe synojne shtimin e bashkepunimit ekonomik ne rajon.
Nje pjese e fondeve priten gjithashtu edhe nga INOGATE, nje projekt ndermjet dhjete vendeve i financuar nga BE per te zhvilluar nje rrjet naftesjellesish nga Azia Qendrore ne Europe. Vendet e Ballkanit deri me tani nuk kane perfituar shume nga ky projekt, pavaresisht pozicionit te tyre strategjik pergjate korridorit lindje-perendim.
Te gjitha vendet pergjate naftesjellesit shpresojne se projekti do te rimekembe ne nje fare mase ekonomine e tyre te shkaterruar. "Fituesi me i madh ndoshta do te jete Kroacia, e cila ka dy rafineri ne Omisalj dhe nje potencial te madh per te hyre ne tregjet e Europes Perendimore," thote Armean, duke theksuar se Kroacia eshte e lidhur me tubacione me Jugosllavine ne jug dhe Hungarine e Austrine ne veri.
Ky projekt gjithashtu mund te luaje nje rol te madh edhe ne ndertimin e nje sistemi sigurie ne Ballkan, sepse investimet e huaja qe mendohet te terheqe ky projekt mund te forcojne stabilitetin dhe marredheniet rajonale.
Megjithate, disa analiste, nuk jane shume entuziast ne lidhje me impaktin e mundeshem te projektit ne kete zone. "Projekti eshte ndoshta shume i vogel, krahasuar me projekte te tjera, dhe do te ishte nje ekzagjerim te arrije ne perfundim se ai ne nje fare menyre mund te conte ne shtimin e interesave nderkombetare ne rajonin e Ballkanit," thote Armean.
Marian Chiriac eshte nje gazetar i vendosur ne Bukuresht.