RUMANI: MJEKET PO HUMBASIN BETEJEN ME TUBERKULOZIN
Kriza e tuberkulozit thellohet ndersa te semuret nuk mund te kurohen ne spitalet te cilat perballen me veshtiresi financiare.
RUMANI: MJEKET PO HUMBASIN BETEJEN ME TUBERKULOZIN
Kriza e tuberkulozit thellohet ndersa te semuret nuk mund te kurohen ne spitalet te cilat perballen me veshtiresi financiare.
Tre vjet me pare, Maria ka pasur nje jete active, duke punuar 10 ore ne dite ne nje fabrike ne Bukuresht. Por ne Prill te vitit 2000, ajo papritmas ka ndjere dhimbje ne shpine dhe ka pasur temperature te larte. Ajo eshte vizituar tek nje doktor, dhe radiografia ka treguar se ajo vuante nga tuberkulozi.
"Mua me ndane nga familja, kalova nje kohe te gjate ne spital dhe, pas disa muaj, semundja me ne fund u vu nen kontroll," thote Maria per IWPR. "Kur u ktheva ne shtepi, isha aq e dobet sa nuk mund te beja as pune shtepie, jo me te punoja ne fabrike".
Mijera si ajo jane prekur nga shperthimi me i rende i tuberkulozit ne 25 vjetet e fundit, semundje e cila po merr jeten e gjashte njerezve cdo dite, sipas nje raporti te bere publik nga komisioni i semundjeve te mushkerive ne ministrine e shendetesise.
Por perpjekjet per perballimin e semundjes po demtohen nga nje krize financiare e sektorit te shendetesise. Autoritetet jane detyruar te mbyllin me teper se 90 spitale qe prej fillimit te vitit, duke shkaktuar keshtu humbjen e 12,000 shtreterve.
Furnizuesit te cilet nuk jane paguar kane nderprere furnizimin me ilacet baze, shiringa, dhe fasho per disa dhjetra qendra shendetesore, ndersa laboratoret nuk kane as materialet me te domosdoshme per testet mjeksore.
Borxhet e spitaleve kane arritur shumen prej 280 milion dollare Amerikan. Furnizuesve me mjete mjeksore spitalet u kane borxhe nje shume prej me se pesedhjete perqind me te madhe. Per cdo pacient, spitalet tani marrin me pak se 3 dollare ne dite - ose nje te treten e shumes qe kane marre ne Janar 2003.
Gazetat ne Bukuresht kane njoftuar se doktoret kane filluar te organizojne mbledhje fondesh ne rruge per te mbajtur spitalet e hapura.
Kriza e fondeve ka bere qe njerezit e semure si Maria te detyrohen te kujdesen vete per veten e tyre. "Parate qe fitonte bashkeshorti im nuk mjaftonin per te blere mjekimet per te cilat kisha nevoje, dhe nuk kam pasur asnje ndihme nga shteti". Duke mos pasur mundesi te mjekohej, ajo ka filluar te vjelle gjak, dhe kur eshte perpjekur te shtrohej ne spital, stafi i spitalit nuk e ka pranuar, duke thene se nuk kishte shtreter te lire.
Me ne fund, nje te afermi i ka ardhur keq dhe me ka dhene borxh pak para per te blere ilacet. "Une kam paguar sigurime shendetesore per 25 vjet," thote Maria. "Dhe tani qe kam nevoje per trajtim mjeksor, nuk mund ta perfitoj".
Qeveria fajeson menaxhimin e keq te sektorit shendetesor per borxhet teper te medha te akumuluara. "Nje prej aresyeve per shpenzimet e medha te spitaleve eshte dhenia e ilaceve shume te shtrenjta, te importuara," ka thene Ministrja e Shendetesise, Daniela Bartos, e cila ka mbyllur spitalet "ineficiente" duke shkaktuar keshtu zemerimin e drejtuesve te tyre.
"Reformat ne sistemin shendetesor duhet te kryhen duke pasur para sysh shkallen e larte te vdekshmerise ne Rumani dhe jo shifrat financiare," ka thene Sorin Oprescu, zevendes kryetar i komisionit te shendetesise ne senatin e Rumanise dhe drejtor i pergjitheshem i dy spitaleve ne Bukuresht.
Autoritetet permendin varferine dhe mungesen e kujdesit te njerezve per shendetin si shkaqet kryesore te tuberkulozit ne vend, ndersa pjesa me e madhe e rasteve te semundjes eshte shfaqur ne zonat e varfera ne juglindjen e vendit.
Cornel Nistorescu, nje gazetar i njohur Rumun, mendon se qeveria dhe spitalet kane te dyja faj. "Gjendja teper e rende ne sistemin e shendetesise ka ardhur si pasoje e mungeses se fondeve, por edhe si rezultat i keq administrimit," ka thene ai.
Megjithate, pavaresisht krizes, ata njerez te cilet kane para apo lidhje perseri mund te kurohen. "Doktoret kerkojne para, dhe duhet tu japesh ne menyre qe te kujdesen per ty. Nese nuk ke para, mund te te lene edhe te vdesesh," thote Maria. "Nese njeh ndonje njeri qe punon ne sistemin e shendetesise, eshte nje fat i madh per ty," thote Nistorescu.
Ata te cilet nuk kane para dhe lidhje ndodhen para nje te ardhme te zymte. "Une kam humbur peshe, kam dhembje ne gjoks dhe naten djersij. Une nuk mund te punoj ne kete moment," thote Maria. "Tani vetem mund te pres qe te ndodhe ndonje mrekulli. Nese shpenzoj te gjitha parate qe fiton bashkeshorti per ilacet per te cilat kam nevoje, familja ime duhet te vdese urie. Dhe nese nuk marr ilacet per te cilat kam nevoje, e di qe nuk do te sherohem kurre".
Daniela Tuchel punon per gazeten Libertatea ne Bukuresht.