RUMANI: ISH BASHKEPUNETORET PERPIQEN TE FSHEHIN SEKRETET E SECURITATES

Kundershtare te qeverise kane protestuar ne rruge kunder perpjekjeve te saj per te bllokuar hapjen e dosjeve sekrete.

RUMANI: ISH BASHKEPUNETORET PERPIQEN TE FSHEHIN SEKRETET E SECURITATES

Kundershtare te qeverise kane protestuar ne rruge kunder perpjekjeve te saj per te bllokuar hapjen e dosjeve sekrete.

Tuesday, 6 September, 2005

Mosmarreveshjet e brendeshme dhe kundershtimi i qeverise kane penguar fushaten per hapjen e dosjeve te ish sherbimeve sekrete komuniste te Rumanise per publikun.


Rreth 3,000 mbeshtetes te kesaj fushate, perfshire shume ish disidente, kane krijuar nje zinxhir njerezor rreth nderteses se parlamentit ne Bukuresht, duke protestuar ndaj zerave se ish zyrtare te larte te policise sekrete po perdorin influencen e tyre ne qeverine e tanishme per te bllokuar hapjen e dosjeve per shkak se jane kunder berjes publike te veprimeve te tyre gjate represionit te periudhes se Causheskut.


Kjo fushate, e cila eshte ndalur veren e kaluar per shkak te mosmarreveshjeve te shumta te brendeshme, ka marre nje goditje pothuajse vdekje prurese kete muaj kur nje komitet i krijuar nga qeveria ka rekomanduar qe fushata per hapjen e dosjeve te ndalet dhe te rishqyrtohen objektivat e saj.


Fushata ka nisur nga nje organizem i pavarur, Keshilli Kombetar per Studimin e Arkivave te Securitate, CNSAS, i cili eshte krijuar tre vjet me pare me perberjen e figurave nga parti te ndryshme politike. Megjithate, megjithese CNSAS ka pasur kontroll ligjerisht ndaj te gjitha arkivave te policise sekrete, ne rradhet e anetareve te ketij keshilli ka pasur mosmarreveshje te fuqishme ne lidhje me faktin nese te gjitha dosjet duhet te hapen per publikun.


Vitin e kaluar, keto mosmarreveshje kane paralizuar praktikisht keshillin prej pesembedhjete anetaresh. E drejtuar nga nje historian, Gheorghe Onisoru, nje grup prej gjashte anetaresh, mbeshtetes te qeverise dhe nacionaliste, kane kerkuar qe keshilli te ndaloje perpjekjet per hapjen e te gjitha dosjeve.


Fraksioni i Onisoru eshte kundershtuar nga anetaret intelektuale te CNSAS dhe ish viktima te represionit shteteror, perfshire poetin disident Mircea Dinescu dhe akademikun Horia Roman Patapievici.


Pas raportit te paraqitur nga komiteti i krijuar nga qeveria, grupimi i ish disidenteve ka shprehur shqetesimin se zyrtare te larte te implikuar ne shkeljet e Securitate do ti shpetojne hapjes se dosjeve dhe vetem nje pjese e informatoreve te thjeshte dhe te parendesishem do te ekzpozohen.


Nga ana e tyre, zyrtare te pushtetshem te cilet kane sherbyer ne rradhet e ish policise sekrete, Securitate, thone se puna e tyre ka perfshire mbledhje te te dhenave dhe analiza, dhe nuk kane qene te perfshire ne represion. Ata akuzojne fushaten per publikimin e dosjeve te Securitate se ka per qellim te shtoje tensioned politike ne vend.


Dy ceshtje gjyqesore kane filluar tanime kete vit ndaj gazetareve dhe ish disidenteve te cilet kane akuzuar zyrtare te larte per shkelje gjate periudhes se sundimit te Causheskut.


Nje ish zevendes drejtor i Securitate, Marian Ureche, ka hapur ceshtje gjyqesore ndaj nje historiani te ri i cili ka thene se ai ka qene i perfshire ne spiunimin e intelektualeve anti Causheskut. Ureche eshte ngritur ne pergjegjesi muajin e kaluar ne ministrine e drejtesise, ku pritet te merret me hetimet e ceshtjeve te korrupsionit.


Nje ish oficer i policise sekrete, Ristea Priboi, ka hapur nje ceshtje gjyqesore ndaj nje ish disidenti per theniet e tij se ai ka luajtur nje rol te rendesishem ne shtypjen e punetoreve ne qytetin Brashov te Transilvanise ne vitin 1987. Priboi ka qene nje anetar i parlamentit qe prej vitit 2000.


Securitate ka pasur rreth 700,000 informatore dhe rreth 40,000 oficere te cilet kane punuar deri ne renien e komunizmit ne vitin 1989. Detyra e tyre ka qene te spiunonin dhe te mblidhnin prova ndaj te gjithe atyre te cilet mund te perbenin kercenim per shtetin - duke filluar nga disidentet dhe Rumunet e thjeshte.


Megjithate, deri ne zhvillimin e demonstratave me te fundit, publiku nuk ka treguar ndonje entusiazem per tu perballur me hijet e se kaluares se veshtire, ne ndryshim te thelle nga njerezit ne ish vendet e tjera komuniste te cilet kane qene shume me te interesuar per te pare dosjet e tyre te hapura nga policia sekrete.


Megjithate, numri i pjesemarresve ne protesten para nderteses se parlamentit ne Bukuresht i ka shtuar shpresat e mbeshtetesve te CNSAS. Filozofi dhe redaktori Gabriel Liiceanu, i cili ka marre pjese ne kete proteste ka thene per IWPR se "E verteta duhet te dale ne drite, pavaresisht se sa e dhimbeshme dhe e turpshme mund te jete - dhe per kete aresye ne kemi dale per te protestuar ne rruge".


Ish i burgosuri politik Constantin Ticu Dumitrescu mendon se ligji duhet te ndryshohet ne menyre qe arkivat te hapet vertete per te gjithe.


Nese qeveria eshte vertete e vendosur per te shmangur hapjen e dosjeve, asaj do ti duhet te shperbeje CNSAS, sepse keshilli teknikisht mund te veproje deri ne vitin 2005. Patapievici thote se ai nuk do te habitet fare nese qeveria merr nje vendim te tille.


"Te thuash qe ish oficere te Securitate tani jane ne pushtet eshte nje gje e zakoneshme," ka thene ai per IWPR. "Ne kete vend, ku sistemi gjyqesor dhe institucionet politike jane te dobta, eshte e pamundur tu rezistosh influences se tyre".


Marian Chiriac eshte nje bashkepunetor i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists