RUMANI: FRIKA NGA KORRUPSIONI

Nje rast i ri mitmarrjeje po shkakton shqetesim, ndersa Bukureshti ka nisur tanime procesin e anetaresimit ne NATO.

RUMANI: FRIKA NGA KORRUPSIONI

Nje rast i ri mitmarrjeje po shkakton shqetesim, ndersa Bukureshti ka nisur tanime procesin e anetaresimit ne NATO.

Tuesday, 6 September, 2005

Arrestimi i nje zyrtari te larte te sherbimeve secrete per perfshirje ne korrupsion ka shtuar pikpyetjet ne lidhje me rolin e luajtur nga sherbimet secrete te Rumanise ne jeten ekonomike dhe politike te vendit.


Nen koloneli Valentin Gabriel Carali, shefi i zyres se informacionit ne Sherbimin Informativ te Rumanise, SRI, eshte akuzuar se ka pranuar nje rrushfet per te ushtruar influencen e tij ne dhenien e nje kontrate shteterore.


Carali eshte arrestuar javen e kaluar nga Zyra Kombetare e Prokurorit Anti Korrupsion, PNA, se bashki me Ion Gheorghe Dabela, drejtor i Kompanise se Pavarur te Shperndarjes se Energjise, RADET.


PNA ka akuzuar keta dy zyrtare se kane pranuar nje shume prej 150,000 euro nga nje firme Gjermane ne shkembim te influences se tyre per te ndihmuar kompanine te fitonte nje kontrate prej 20 milion euro me qeverine Rumune.


Rasti i Carali nuk eshte shembulli i pare i perfshirjes ne korrupsion ne rradhet e SRI. Ne Maj 2002, nje ish oficer eshte arrestuar si i dyshuar se ka perdorur informacion nga dosjet e sherbimeve sekrete per te ushtruar presion ndaj nje biznesmeni.


Oficeri ne fjale ishte shkarkuar nga SRI gjashte muaj me pare per te njejten aresye, por mesa duket kishte vazhduar te ushtronte presion duke perdorur dosjet e vjedhura.


Rumania eshte ftuar te filloje procesin e anetaresimit ne NATO gjate Takimit te fundit te Prages, dhe integrimi i ardheshem ne komunitetin nderkombetar ka shtuar shqetesimet per influencen te cilen vazhdojne te ushtrojne oficeret e sherbimeve sekrete.


Burimet e SRI insistojne se cfaredo problemesh te ekzistojne ne rradhet e tyre jane te lidhura me kercenimet e ish punonjesve te Securitate, e cila ka terrorizuar popullin Rumun gjate periudhes se Causheskut.


"Ish oficere vazhdojne te ruajne influencen e tyre ne sherbimet sekrete, dhe gjate dekades se fundit kane krijuar rrjete kriminale te cilat qendrojne pas privatizimeve te medha, mashtrimeve financiare ne shuma te medha dhe ne nje numer te madh kompanish," ka thene nje officer i SRI, i cili nuk deshiron te behet publik.


Ne nje rast vitin e kaluar, Ristea Priboi - nje ish oficer i Securitate, deputet i Partise Social Demokrate dhe keshilltar i afert i kryeministrit Adrian Nastase - eshte detyruar te jape doreheqjen nga posti i kryetarit te komisionit parlamentar i cili mbikqyr Sherbimin Sekret te Jashtem Rumun, SIE.


Associated Press ka njoftuar se Priboi kishte "shqetesuar zyrtaret Amerikane sepse ai kishte punuar ne departamentin pergjegjes per ndjekjen e gazetareve te cilet punonin per sherbimin Rumun te Radio Europa e Lire, e financuar nga Amerikanet".


Priboi ka hedhur poshte vazhdimisht akuzat, por dokumentet secrete te bera publike disa dite me pare nga senatori Radu Feldman kane konfirmuar se detyra e Priboit ne Securitate ka perfshire edhe shtypjen e civileve.


Dokumentet e bera publike kane treguar se ne vitin 1989, Securitate kishte me teper se 15,000 punonjes, prej te cileve dy te tretat kane qene oficere te sigurimit. Sherbimet e Jashteme Sekrete Rumune te kohes se komunizmit, CIE, kane pasur ne gjirin e tyre disa qindra oficere te tjere te cilet kane punuar jashte vendit dhe kane pasur mundesi te shfrytezonin llogarite bankare te regjimit jashte vendit.


"Ish oficere te CIE po bashkepunojne me kartelet nderkombetare te krimit," ka thene nje analist i krimit te organizuar i cili punon per ministrine e brendeshme. "Ata pastrojne parate e fituara nga tregtia e droges, marrin pjese ne trafik armesh dhe veprimtari te tjera kriminale duke perdorur strukturat operative te krijuara ne vitet Tetedhjete," ka thene ai.


Radu Timofte, shef i SRI dhe nje keshilltar i afert i Presidentit Iliescu, ka thene se rreth 15 perqind e oficereve te SRI jane ish oficere te Securitate. Anetare te tjere te ish Securitate jane tanime punonjes te SIE.


Politikanet dhe shefat e SRI thone se ne sherbim jane mbajtur vetem njerezit me njohuri thellesisht profesionale dhe te rendesishme per sherbimin secret. Ata gjithashtu thone se te gjithe oficeret e ish policise politike jane spastruar, megjithese nuk ka asnje mundesi per te verifikuar keto deklarime.


Per sa u perket tete apo nente mije oficereve te tjere, "nje numer i madh ish oficeresh te Securitate veprojne ne rradhet e agjensive te shumta te ashtuquajtura te sigurise," sipas nje analisit te krimit te organizuar ne ministrine e brendeshme i cili deshiron te mbetet anonim.


"Keto agjensi jane dicka me teper se struktura paralele te sherbimeve secrete. Ish oficere te Securitate te cilet i drejtojne ato, kane punesuar kriminele dhe ish njerez te denuar per te kryer veprime kriminale". Ish oficere te tjere si Ristea Priboi kane hyre ne politike, ndersa pjesa tjeter kane filluar bizneset e tyre.


Kandidatura e Rumanise per anetaresim ne NATO ka krijuar nje detyrim per konfrontimin e vazhdimit te influences se Securitate, nje ceshtje te cilen Presidenti Iliescu e ka pranuar ne nje fjalim te koheve te fundit ne parlamentin Rumun.


"Ka pasur shume fjale ne lidhje me rrezikun qe perbejne ish oficeret e Securitate," ka thene ai. "Une mund t'ju siguroj se ne po merremi me kete ceshtje ne bashkepunim me partnered tane te NATO-s, me te cilet ne kemi nje bashkepunim te mire tashme ne fushen e shkembimit te informacioneve. Ne momentin qe do te kemi probleme, ato do te zgjidhen duke perdorur metodat dhe procedurat e Aleances".


Ata te cilet mendojne se qeveria nuk ka treguar shume gadishmeri per t'u perballur me ish oficeret e sherbimeve sekrete ne te kaluaren tani mendojne se gjendja mund te ndryshoje. "Do te duhet te presim dhe te shohim nese ata jane te vendosur per te larguar njerezit e keqinj," ka thene nje oficer i SRI, i cili nuk deshiron te jape emrin e tij. "Por kur Rumani te behet anetare me te drejta te plota e NATO-s mendoj se nuk do te kene mundesi tjeter".


Paul Cristian Radu eshte nje gazetar i pavarur ne Rumani.


Frontline Updates
Support local journalists