Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Rritet Shqetesimi Per Avokatin Kosovar Te Arrestuar Nga Policia Serbe

I rrembyer me 3 Dhjetor nga nje skuader speciale e policise Serbe dhe qe prej asaj kohe pa asnje lajm rreth tij, Teki Bokshi, avokati Shqiptar nga Kosova i cili perpiqet per lirimin e rreth 2,000 Shqiptareve etnike te cilet akoma mbahen ne burgjet Serbe,
By Laura Rozen

Police te veshur me rroba civile arrestuan te Premten, me 3 Dhjetor, Teki Bokshin, gje qe perben nje sinjal te keq per te gjithe ata qe punojne per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe funksionimin e drejte te ligjeve ne Serbi.


Gjate muajve te kaluar Bokshi kishte punuar per Qendren Humanitare Ligjore (HLC) me baze ne Beograd duke mbrojtur Shqiptaret e Kosoves te cilet ndodhen akoma ne burgjet Serbe. Sipas kolegeve te tij ne HLC, nuk dihet asgje per fatin dhe vendndodhjen e Bokshit, dhe Ministria e Brendeshme akoma nuk ka bere asnje koment mbi aresyet e arrestimit te tij.


Drejtori ekzekutiv i HLC Natasa Kandic mendon se Bokshi eshte rrembyer nga nje grup special i policise Serbe te Kosoves.


"Une nuk e di se kush e ka rrembyer ate, por jam e sigurte se ai eshte rrembyer nga nje grup policie. Policia Serbe nga Kosova," tha Kandic ne nje interviste telefonike te Merkuren.


Kandic tha se rrembimi i ngjante atyre qe jane kryer gjate fushates se bombardimeve ajrore te NATO-s. Te Shtunen, nje dite pas zhdukjes se tij, Bokshi ka thirrur Kandic. Sipas Kandic, Bokshi mundi te thoshte vetem disa fjale ne telefon, "Jam ketu," dhe pastaj lidhja u nderpre. Kandic thote se ajo nuk e di se cfare do te thoshte ai me "ketu".


Sipas dy deshmitareve okulare, Ibish Hoti dhe Mustafa Radoniqi, qe te dy Shqiptare etnik avokate qe punojne per HLC, Bokshi eshte arrestuar ndersa qe te tre burrat po ktheheshin ne Beograd pasi kishin vizituar disa kliente ne burgun e Sremska Mitrovica.


Rreth 15 kilometra jashte Beogradit nje Mercedes ngjyre gri me targa te Ministrise se Brendeshme e ka urdheruar makinen e tyre te hapi krahun dhe te ndaloje. Tre njerez zbriten nga Mercedesi, morren celesat e makines nga Radoniqi, konfiskuan telefonin celular te Bokshit, i cili po binte rastesisht ne ate moment, dhe kerkuan te shihnin dokumentat e te tre avokateve.


Policia i shikoi dhe i ktheu dokumentat e Hotit, konfiskoi karten e identitetit te Radoniqit dhe pastaj kerkuan te shihnin dokumentat e Bokshit, i cili kishte me vete vetem karten e identitetit te profesionit te avokatit. Bokshi shpjegoi se dokumentat e tjera ishin ne sportelin e hotelit ku po qendronte ne Beograd (nje praktike e zakoneshme e hoteleve ne Jugosllavi).


Policia me pas urdheroi dy avokatet e tjere te prisnin ne makine (pa celesa) dhe e urdheruan Bokshin te shkonte me ta ne hotel me qellim qe te merrte dokumentat e tij te identifikimit. Kjo ka ndodhur ne oren 2 pasdite te se Premtes. Hoti dhe Radoniqi kane qene duke pritur me kot ne makine deri ne oren 5 pasdite.


E lajmeruar per ate qe kishte ndodhur, Kandic kishte bere nje kerkese prane Ministrise Serbe te Puneve te Brendeshme per informacion se pse ishte ndaluar Bokshi. Deri te Henen nuk i ishte dhene asnje shpjegim.


Kandic ka kerkuar ne cdo stacion policie te Beogradit dhe Sremska Mitrovica, dhe ai nuk eshte ne asnje prej tyre. Njerezit te cilet e kane marre Bokshin, ne nje makine zyrtare te Ministrise se Brendeshme, kane thene se ata do te benin vetem nje verifikim te identitetit te tij.


Nje drejtues ne hotelin ne Beograd ku qendronte Bokshi, Hotel Slavija Luxe, i ka thene nje gazetari te IWPR te Henen se dokumentat e identifikimit te Bokshit ishin akoma ne sportelin e hotelit dhe se asnje oficer policie nuk kishte shkuar per te kontrolluar ato.


"Cdo gje eshte shume e cuditeshme," i tha Kandic IWPR te Henen. "Ne se policia donte te kontrollonte dokumentat, do ti duheshin vetem gjysem ore per te shkuar ne hotel dhe per ti kontrolluar ato. Sipas ligjit Serb, policia ka te drejte te ndaloje dike per 24 ore, per te kontrolluar identitetin dhe dokumentat e tij. Por askush nuk ka shkuar ne hotelin e tij per te kontrolluar."


Kane kaluar pese dite qe prej marrjes se tij dhe Kandic thote se nuk mund te flitet me per arrestimin apo zhdukjen e Bokshit, por per rrembimin e tij.


"Une mendoj se ata kane zgjedhur Bokshin ndermjet tre avokateve te tjere. Pse? Ne nuk e dime. Por ndoshta aresyeja kryesore eshte se Bokshi eshte nga Gjakova," tha Kandic duke ju refereuar mijera Shqiptareve qe mungojne nga ai qytet, shume prej te cileve vazhdojne te vuajne ne burgjet Serbe.


Por nje zyrtar tjeter i te drejtave te njeriut thote se Bokshi mund te jete vene ne shenjester sepse vetem ai nga te tre avokatet kishte hyre ne burgun e Sremska Mitrovica me 3 Dhjetor.


Disa nga Kosovaret e burgosur mendohet se jane deshmitare okulare te nje masakre te policise Serbe ndaj te burgosurve Kosovare pas nje sulmi ajror te NATO-s ne burgun e Dubrava ne Istok me 21 Maj. Ky incident po hetohet akoma nga Gjykata Nderkombetare per Krime te Luftes ne ish Jugosllavi me qender ne Hage.


Jiri Dienstbier, Raporteri Special i OKB per te Drejtat e Njeriut dhe Amnesty International kane dhene alarmin per arrestimin e Bokshit.


"Raporteri Special ka kerkuar nga autoritetet Serbe te shpjegojne vendndodhjen e Bokshit dhe te ndihmojne ne zgjidhjen e arrestimit te arbitrar," ka thene Barbara Davis, perfaqesuese e Komisionit te Larte te OKB per te Drejtat e Njeriut (UNHCHR) ne ish Jugosllavi te Henen. "Une shpresoj qe kjo gjendje te mos shkaktoje probleme per te gjithe te burgosurit e tjere."


Ne nje lajmerim te Henen, Amnesty International tha se ajo eshte "e shqetesuar seriozisht per sigurine e Bokshit," dhe i ka kerkuar njerezve te dergojne telegrame, fakse dhe letra presidentit Slobodan Miloshevic, Ministrit te Brendeshem Serb Vlajko Stojiljkovic, dhe Ministrit te Puneve te Brendeshme te Jugosllavise Zoran Sokolovic, ku te kerkojne lirimin e Bokshit.


Per ata qe e kane njohur dhe takuar Teki Bokshin, arrestimi i ketij njeriu te mire dhe moderuar eshte nje krimi i vertete. Sepse Bokshi eshte nje nga te paktet njerez te cilet jane vendosur ne ate pak pjese te perbashket ku Serbet dhe Shqiptaret jane te bashkuar per te luftuar per te drejtat njerezore.


Bokshi me menyren e tij te qete ka lundruar ne botet mono etnike te Kosoves dhe Serbise pa asnje paragjykim etnik, ka folur me Shqiptare dhe Serbe gjate punes se tij, dhe ka punuar perkrah kolegeve te tij me etni te ndryshme.


Bokshi ka rrezikuar jeten e tij duke udhetuar me makine cdo dite ndermjet Kosoves dhe Serbise per te pare klientet e tij Kosovare ne burgjet Serbe, duke mos perfillur zyrtaret Serbe dhe ekstremistet Shqiptare, te cilet nuk e pelqejne faktin qe ai punon per nje organizate te te drejtave te njeriut me qender ne Beograd.


Bokshi ka qene pas lirimit te 19 femijeve Kosovare Shqiptare muajin e kaluar, ne moshe 13 deri 17 vjec nga burgjet Serbe. Pavaresisht rrezikut te perhershem dhe kercenimeve Bokshi ka qene entuziast dhe i qeshur ne nje takim qe ka pasur me nje reporter te IWPR muajin e kaluar ne Beograd.


Buzeqeshja e tij ka ndaluar vetem nje moment kur ai dhe kolegu i tij, Ibish Hoti, ndersa pergatisnin listat e femijeve te burgosur ne burgjet Serbe, pane rastin e nje vajze vetem 5 vjecare. "O Zot", tha ai, duke ferkuar syte e tij me mosbesim.


Bokshi planifikonte te perfaqesonte 28 Kosovare te cilet jane te burgosur ne qytetin e lindjes se Miloshevicit, Pozarevac, te Henen e kaluar. Sipas Kandic, te 28 te burgosurit jane marre me force nga policia Serbe nga nje karvan Kosovaresh te cilet perpiqeshin te largoheshin nga provinca gjate sulmeve ajrore te NATO-s.


"Ne prisnim qe ata te liroheshin sepse ishin marre te gjithe nga nje karvan refugjatesh civile," tha Kandic te Henen. "Por tani qe Bokshi eshte arrestuar, ne nuk e dime se cfare do te behet me ta."


Gjyqi i pediatres Kosovare dhe aktivistet se te drejtave te njeriut Flora Brovina planifikohet te rifilloje ne Nis te Enjten. Gjyqi i Brovina, i cili filloi muajin e kaluar, ka ndihmuar ne fokusimin e vemendjes nderkombetare mbi mijera te burgosurit Shqiptare te Kosoves te cilet vazhdojne te mbahen ne burgjet Serbe, ku shume prej te cileve as qe nuk kane nje akuze te mirefillte.


Barabara Davis e OKB thote se ajo ka kryesuar nje delegacion te dhjete organizatave, perfshire perfaqesues nga ambasadat Norvegjeze dhe Suedeze, HLC, dhe PEN Serb, per te vizituar Brovinan ne burg me 25 Nentor. Kjo vemendje nderkombetare mund te shkaktoje shqetesim tek autoritetet Serbe.


Rreth 300 Shqiptare te Kosoves jane liruar nga burgjet Serbe qe prej muajit Qershor, por pothuajse 2,000 te tjere vazhdojne te mbahen te burgosur.


Per me teper, nje zyrtar perendimor i perfshire ne ceshtjen e te burgosurve dhe i cili nuk pranoi te identifikohej tha te Henen se familjet e qindra te burgosurve Kosovare jane kontaktuar nga ndermjetes te cilet kane kerkuar deri ne 50,000 dollare Amerikan per lirmin e nje personi.


"Cmimet per nje te burgosur filluan me 10,000 dollare dhe shume shpejt kane arritur ne 50,000 dollare, dhe sapo njerezit filluan te perfitojne nga kjo skeme e pasurimit te shpejte, ata po e kthejne kete ne nje praktike pune," tha zyrtari. "Aresyeja e rritjes se shpejte te cmimit eshte se tani pervec policise dhe gjykatesve, e avokateve, po perfitojne edhe ndermjetesit".


Organizatat e te drejtave te njeriut po perpiqen te konfirmojne fakte per blerjen e te burgosurve. Shume familje frikesohen se duke nxjerre keto informacione do te vene ne rrezik lirmin e sigurte te njerezve te tyre.


Zyrtari tha se deri me tani dy te tretat e te burgosurve te liruar jane vendosur pa pjesemarrjen e Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, agjensia e cila eshte e ngarkuar zyrtarisht te merret me lirimin e te burgosurve per ceshtje lufte. ICRC shpesh vetem eshte njoftuar se dikush do te lirohet dhe i eshte kerkuar te marre masa per transortin e tij ne Kosove.


Zyrtari konfirmoi se nje "treg te burgosurish" vepron ne veri lindje te Podujeves, prane kufirit te provinces me Serbine. Shqiptaret etnike inkurajohen te paguajne ndermjetes per te siguruar lirimin e "te burgosurve" Kosovare, shume prej te cileve mbeten pengje edhe pas kryerjes se pageses.


Nje agjensi detektivesh privat Serbe pranon gjithashtu para per te kerkuar Shqiptaret dhe Serbet e Kosoves te humbur, dhe ka pergatitur edhe nje baze te dhenash per njerezit qe mungojne te cilen e ka publikuar ne faqen e saj te internetit me adresen www.ozna.co.yu.


Laura Rozen eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR per Ballkanin.