RREMUJE NE KESHILL

OKB po perpiqet te shmange nje perpjekje te SHBA-se per te bllokuar operacionet e saj ne Bosnje

RREMUJE NE KESHILL

OKB po perpiqet te shmange nje perpjekje te SHBA-se per te bllokuar operacionet e saj ne Bosnje

Wednesday, 10 July, 2002

Diplomatet ne Keshillin e Sigurimit po perpiqen te arrijne nje pozicion kompromisi mbi Gjykaten e Krimeve Nderkombetare i cili do te shmangte nje kercenim te SHBA-se per te vendosur veton mbi zgjatjen e metejshme te misionit te OKB-se ne Bosnje dhe Herzegovine, afati i se ciles perfundon me 15 Korrik.


Pas deshtimit te Uashingtonit javen e kaluar per te mbledhur mbeshtetje per kerkesat e tij per te fituar nje perjashtim te perhereshem nga procedimet e gjykates se re nderkombetare, mendohet se se SHBA do te vazhdojne te bllokojne cdo zgjatje te afatit te misionit paqeruajtes te OKB-se nese Keshilli i Sigurimit nuk gjen nje zgjidhje te pranueshme per SHBA.


Kjo ceshtje ka polarizuar qendrimet ne rradhet e aleateve Perendimore, duke lene nje hapesire shume te vogel per bisedime te mundeshme. Bashkimi Europian ka vazhduar te mbeshtese plotesisht ICC-ne, ndersa administrata e Bushit - e inkurajuar nga kundershtimi i ashper ndaj angazhimeve nderkombetare te SHBA-se prej nje pjese te madhe te Kongresmeneve te se djathtes - vazhdon te jete e vendosur per te kundershtuar gjykaten.


Kritikat ndaj administrates - per kundershtimin ndaj organizmit te ri ligjor, te krijuar zyrtarisht me 1 Korrik, dhe per kercenimin e saj te ashper ndaj misionit ne Bosnje - ka ardhur gjithnje ne rritje.


Disa artikuj redaksional ne gazetat kryesore Amerikane kane bere thirrje Uashingtonit qe te rikonsideroje pozicionin e tij. Koalicioni i aktivisteve ne mbeshtetje te ICC eshte mobilizuar duke ju kerkuar anetareve te Keshillit te Sigurimit te mos terhiqen, duke paralajmeruar se perpjekjet Amerikane mund te demtojne rende gjykaten qe ne fillim te aktivitetit te saj dhe organizmat ligjore nderkombetare, si Gjykata Nderkombetare per Krime per ish Jugosllavine, te cilen SHBA e ka mbeshtetur.


Ne nje artikull ne The Washington Post, Komisioneri i BE-se per Marredheniet e Jashteme i ka quajtur shqetesimet dhe friken Amerikane per gjykaten si "perverse", ndersa Paddy Ashdown, Perfaqesuesi i ri i Larte ne Bosnje, ka ngritur shqetesime praktike rreth nderprerjes se menjehereshme te misionit te OKB-se ne Bosnje - tani kryesisht nje force civile policore per stervitjen - dhe shqetesimeve politike qe mund te shkaktoje pakesimi i mbeshtetjes nderkombetare per rajonin.


Ne nje nderhyrje te jashtezakoneshme, sekretari i pergjitheshem i OKB-se Kofi Annan i ka shkruajtur sekretarit Amerikan te Shtetit Cloin Powell javen e kaluar duke i paralajmeruar se "i gjithe sistemi i operacioneve paqeruajtese te Kombeve te Bashkuara po rrezikohet". Ne nje levizje e cila mund te shkaktoje nje percarje edhe me te madhe, Kanadaja ka kerkuar thirrjen e nje sesioni te hapur te Keshillit te Sigurimit, me 10 Korrik, i cili do te lejonte rreth 40 shtete, anetare ose jo te keshillit te sigurimit, te shprehin mbeshtetjen e tyre per gjykaten dhe kundershtimin e tyre te forte ndaj cdo kerkese per mos perfshirjen e personelit Amerikan nen juridiksionin e kesaj gjykate.


Megjithate nje shqetesim kaq i madh ndaj qendrimit te Uashingtonit po perballet me nje kundershtim te vendosur te SHBA-se ndaj ICC-se, vecanerisht por jo vetem nga e djathta ekstreme, gje e cila eshte nje qendrim pragmatik dhe primitive.


Ne nje fare menyre, kundershtimi Amerikan ndaj ICC-se tregon edhe shqetesimin e Europianeve rreth Bashkimit Europian, duke ngritur shqetesime per sovranitetin dhe identitetin kombetar, te cilat me apo pa aresye ndjehen shume. Per shkak te rolit drejtues te SHBA-se ne te gjitha operacionet nderkombetare ushtarake, dhe nje fare antipatie nderkombetare ndaj SHBA-se ndaj se ciles Amerikanet jane vecanerisht te ndjeshem pas ngjarjeve te 11 Shtatorit, ekziston frika per nje perndjekje me aresye politike ndaj anetareve Amerikane ne misionit e OKB-se.


Pavaresisht shume pikave te perfshira ne statutin e Romes per krijimin e ICC-se ne menyre qe te jepet mbrojtja e nevojeshme per anetaret e misioneve te OKB-se (shume prej te cilave nuk njihen fare), nje pjese e madhe e opinionit Amerikan nuk pranon idene qe nje qytetar Amerikan mund te paraqitet para nje gjykate te huaj. Sipas redaktorit te njohur te New York Times, William Safire, ICC mund te shnderrohet nga nje mekanizem per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne nje "gjykate globale" - nje organizem i pakontrolluar i panjohur nga SHBA me mundesine per te gjykuar trupat Amerikane, diplomatet apo politikanet nga cdo gjykates dhe prokuror i papergjegjshem qe mund te jete ne ate detyre.


Momentalisht, 136 vende kane nenshkruar ne mbeshtetje te gjykates - administrata e Bushit e ka lejuar aprovimin e dhene nga administrata e Bill Clinton, duke qene e sigurte qe ky ligj nuk do te merrte ratifikimin e Kongresit - dhe 76 prej tyre e kane ratifikuar statutin e krijimit te gjykates.


Keto vende thone se menyra me e mire e Amerikaneve per t'u mbrojtur do te jete te marrin pjese ne menyre konstruktive ne krijimin e gjykates se re, perfshire edhe emerimin e gjykatesve Amerikane dhe personelit tjeter ndihmes per te vendosur procedurat, praktikat dhe rastet qe do te shqyrtoje ne te ardhmen gjykata e re.


Nderkohe, ata insistojne se kushtet e percaktuara ne bisedimet e Romes jane te mjaftueshme dhe sigurojne mbrojtje te nevojeshme per te gjithe.


I rendesishem eshte fakti, qe gjykata nderkombetare mund te nise nje ceshtje gjyqesore vetem ndaj nje individi vendi i te cilit nuk ka kryer nje hetim te aresyeshem dhe (nese eshte e nevojeshme) nje gjykim te tij. Ne ndryshim nga gjykata per Jugosllavine, ICC do te jete nje gjykate e cila do te hyje ne veprim si rezerva e fundit, dhe mund te veproje vetem kur gjykatat e vendeve te ndryshme nuk e bejne nje gje te tille edhe kur ka prova te pakundershtueshme.


Per te filluar nje hetim, ashtu si edhe gjykata per ish Jugosllavine, cdo prokuror do te duhet te paraqese rastin para gjykatesve ne nje séance para degjimi, per te konfirmuar juridiksionin e ICC-se ndaj kesaj ceshtjeje dhe per te pare nese ekzistojne prova te mjaftueshme.


Gjykatesit do te duhet te aprovohen nga nje Asamble e Vendeve Pjesemarrese (atyre qe kane ratifikuar statutin), dhe ne raste te jashtezakoneshme asambleja mund te largoje nga postet gjykates apo prokuror te cilet abuzojne me detyren. Megjithese e pavarur nga Kombet e Bashkuara, Neni 16 i statutit i lejon Keshillit te Sigurimit te votoje per nderprerjen e cdo hetimi ne raste te jashtezakoneshme.


Me te rendesishme jane kufizimet ne juridiksionin e gjykates, per sa i perket territorit dhe llojit te krimit te kryer. ICC ka fuqi vetem ndaj individeve shtetas te vendeve te cilat kane firmosur statutin ose ndaj individeve te cilet veprojne ne shtete te cilat e kane firmosur ate. Kjo do te thote qe operacionet Amerikane ne Irak dhe per momentin ne Afganistan, nuk mund te mbulohen nga kjo gjykate. (Operacionet ne Ballkan mbulohen tashme nga gjykata me e fuqishme ajo per krimet e luftes ne Jugosllavi, e cila ka arritur ne perfundimin se fushata e bombardimeve ne Kosove nuk perben nje rast per te).


Nje kufizim tjeter eshte edhe fakti qe ICC ka vetem juridiksion mbi krimet e luftes, krimet kunder njerezimit dhe genocid. Sic ka argumetuar edhe Annan ne letren e tij per Powell, "Ne historine e Kombeve te Bashkuara ... asnje paqeruajtes ose ndonje anetar tjeter i personelit te OKB-se nuk kane kryer ndonjehere ndonje nga krimet te cilat jane ne juridiksionin e ICC-se. Duke pasur para sysh nje fakt te tille, shqetesimet e SHBA-se jane shume larg realitetit".


E pakenaqur, SHBA javen e kaluar ka propozuar nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit e cila do te perdorte Nenin 16 te Astatutit te Romes duke ndaluar cdo veprim juridik ndaj personelit Amerikan qe merr pjese ne misionet e aprovuara nga OKB. Zyrtaret Amerikane kane shprehur se ata do te vazhdojne perfshirjen e tyre ne Bosnje, dhe sipas zyrtarit te larte te departamentit te mbrojtjes Paul Wolfowitz do te respektojne edhe "qellimet ndoshta te lavderueshme" te gjykates nese do te mund te siguroheshin masa mbrojtese "te duhura".


Ky propozim eshte ndeshur me nje kundershtim te ashper, dhe SHBA nuk ka mundur as te fitoje mbeshtetjen e nevojeshme per ta hedhur propozimin ne votim. Nje jo anetar i Keshillit te Sigurimit por qe ka folur ne emer te Bashkimit Europian, ambasadori Danez ne OKB, Ellen Margrethe Løj ka shprehur "keqardhje te thelle" per pozicionin e SHBA-se, duke theksuar kundershtimin e Europianeve ndaj cdo marreveshje te mundeshme per sigurimin e imunitetit per Amerikanet.


Duke folur ne nje takim pergatitor te ICC-se, Dejan Sahoviq, perfaqesusi i bneogradit ne OKB - nje tjeter jo anetar i keshillit i cili e ka ratifikuar traktatin - ka vleresuar me kenaqesi se "Nuk eshte nje sekret qe ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje nje debat i ashper ne shoqerine Jugosllave rreth faktit nese nje zgjidhje ad hoc, ICTY, ka qene nje pergjigje e duhur e komunitetit nderkombetar ndaj krimeve te kryera ne ish Jugosllavi ne vitet 1990, ose nese drejtesia eshte perdorur ne menyre perzgjedhese. Krijimi i ICC-se perben nje pergjigje te qarte per kete pyetje: e drejta nderkombetare eshte universale, dhe jo perzgjedhese". Vetem nje anetar i keshillit, Bullgaria, e cila thuhet se eshte nen nje presion te madh nga SHBA per shkak te kerkeses se saj per anetaresim ne NATO, ka pranuar te abstenoje ne cdo process votimi per kete ceshtje.


Megjithate kundershtime te ashpra ka pasur edhe nga Britania, aleatja me e ngushte e SHBA-se, e cila ka thene se kerkesat Amerikane jane te paranueshme jo vetem per shkak te parimeve politike por edhe per ato ligjore. Ata qe kundershtojne kane theksuar se propozimet Amerikane perbejne nje ceshtje kaq thelbesore saqe nese do te pranoheshin do te perbenin nje abrogim te detyrimeve te tyre ligjore nen traktatin e Romes.


Sic thote William Pace, organizatori i Koalicioni jo qeveritar per ICC-ne: "Ndryshimi i nje traktati nderkombetar eshte krejtesisht jashte mandatit te Keshillit te Sigurimit, kjo eshte e percaktuar ne Karten e Kombeve te Bashkuara, dhe si rrjedhim do te perbente nje shkelje te ligjeve nderkombetare". Sic thote edhe nje zedhenes i misionit te Britanise se Madhe ne OKB: "Nese Keshilli i Sigurimit u kerkon pjestareve te ICC-se te bejne dicka qe eshte kunder statutit te saj, atehere kjo gje nuk ka me vlere".


Me nje polarizim te tille, duket se ka pak hapesire per te arritur nje kompromis deri ne skadimin e afatit te zgjatur per 12 dite te pranuara nga SHBA. Te Henen tjeter ne mbremje mund te shohim edhe anullimin e misionit te OKB-se ne Bosnje, dhe nje krize te rende per aktivitetet paqeruajtese te OKB-se. Mundesia tjeter eshte qe te kemi nje zgjatje tjeter te afatit, gje e cila do te siguronte me teper kohe por do te rrezikonte te shkaktonte debate me te ashpra ndermjet aleateve te cilet duhet te punojne sa me ngushtesisht per shmangien dhe menaxhimin e krizave ne kete bote te trazuar.


Megjithate ka ende vend per te qene optimist. SHBA ka shprese se ajo mund te jete ne gjendje te zgjidhe ceshtjen e nje zgjatjeje automatike te imunitetit - duke shprehur ne kete menyre mendimin e Keshillit te Sigurimit per te njohur perjashtimin e Amerikaneve, pa qene nevoja per ta percaktuar ne menyre eksplicite nje gje te tille. Amerikanet shpresojne se nje gje e tille do te ulte ndjeshem kundershtimin ndaj rezolutes, ndersa do ti lejonte atyre me teper kohe per te punuar gjate vitit te ardheshem per te bere te pranueshme ceshtjen e sigurimit te imunitetit per Amerikanet.


Ne qarqet diplomatike dhe ato te vezhguesve politike ekziton edhe ideja e nje zgjidhjeje tjeter. Duke shmangur ceshtjen e perjashtimit te Nenit 16 per personelin Amerikan, disa eksperte po mendojne edhe rreth idese se nje rezolute te Keshillit te Sigurimit jo mbi ceshtjen e ndjekjes penale por ate te ndalimit te personit te akuzuar.


Ne kete pike, keshilli mund te pranonte qe cdo i akuzuar qe mund te ndalohet duhet te kthehet ne vendin e tij te origjines. Nje ushtar Amerikan i arrestuar ne cdo vend anetar te ICC-se, pavaresisht se ne France apo Fixhi, do te duhet qe fillimisht t'u dorezohet autoriteteve Amerikane.


nje hap i tille do te garantonte qe sistemi gjyqesor i vendit te kete mundesi te konsideroje cdo akuze te mundeshme, duke i rezervuar Uashingtonit mundesine per te hapur nje ceshtje ekstradimi, gje e cila megjithate do te ishte e pamundur. Ne cdo rast, nje rezolute e tille do te ulte konfirmimin e statutit te ICC-se per juridiksion me te madh se gjykatat kombetare. Por ne kete menyre do te zgjidhej shqetesimi Amerikan pa e detyruar Keshillin e Sigurimit te shpallte te pavlefshme detyrimet ligjore te ndermarra tashme nga vendet qe kane pranuar traktatin.


Por ende duhet pritur per te pare nese nje kompromis cfaredo do te mund te arrihet brenda nje kohe kaq te shkurter dhe ne kete atmosfere kaq te nxehte politike. Uashingtoni duket se shpreson te kete mbeshtetjen e Rusise, Kines, Bullgarise, Singaporit, Kolumbise, Mauritius dhe ndoshta Meksikes.


Nje rreshtim i tille do te vendoste Britanine para zgjidhjes se veshtire nese te rreshtohet me aleaten e saj te forte apo te vazhdoje te mbeshtese ICC-ne, dhe do ta vendoste Francen ne pozicionin e veshtire ku si nje anetare e perhereshme e keshillit ka mundesine per te vendosur veton ndaj nje propozimi Amerikan.


Por nese arrihet nje marreveshje, kjo mund te shmangte krizen rreth misioneve paqeruajtese te OKB-se, dhe do ti lejonte ICC-se te filloje aktivitetin e saj sa me shpejte. Ne fakt, Alton Frye i Keshillit per Marredheniet me Jashte ka ende shprese se SHBA do ta mbeshtese me ne fund ICC-ne. "Nese Amerika do te mirepriste krijimin e gjykates, dhe do ti jepte asaj mundesine per te punuar ne nje situate ku frika dhe shqetesimet do te liheshin ne plan te dyte, kjo do ti jepte mundesine gjykates te demonstroje se ajo mund te funksionoje si nje organizem i ndershem. Me pas ajo mund te shihet me nje sy tjeter".


Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv i Institutit per Raportimin e Paqes dhe te Luftes.


Support our journalists