Rezoluta E Fuqishme

Per nje kohe te gjate OKB ka prodhuar nje politike te bute dhe te pa vendosur, por rezoluta e saj per Kosoven reflekton me force kushtet e diktuara nga NATO.

Rezoluta E Fuqishme

Per nje kohe te gjate OKB ka prodhuar nje politike te bute dhe te pa vendosur, por rezoluta e saj per Kosoven reflekton me force kushtet e diktuara nga NATO.

Kryesisht e neglizhuar nga diplomatet gjate fushates se bombardimeve te NATO-s, presioni per nje Rezolute te Keshillit te Sigurimit te OKB-se qe do te autorizonte dislokimin e forcave nderkombetare ne Kosove riafirmon rolin e Kombeve te Bashkuara. Lufterat mund te fillojne pa organizaten, por per te perfunduar, ato kane nevojen e Keshillit te Sigurimit.


Lufta ne Kosove shkoi drejt nje perfundimi, ndersa te Enjten Keshilli i Sigurimit miratoi rezoluten e punuar nga fuqite e medha disa dite me pare. Megjithate, edhe pse roli i OKB-se duket se eshte rivene ne vend, kushtet vazhdojne te diktohen kryesisht nga NATO-ja.


Aprovimi i rezolutes se "G8" ka qene nje demonstrim i nje diplomacie te "fuqishme". Diten e Hene, rezoluta e OKB per Kosoven kishte mbetur ne rremujen e diplomacise. Ruset dhe Kinezet ishin te vendosur te pengonin aprovimin e saj deri sa te nderpriteshin bombardimet. NATO refuzoi te ndalonte bombardimet deri Serbet te fillonin terheqjen e tyre. Dhe Serbet refuzonin te terhiqeshin deri sa te miratohej nje rezolute e OKB.


Me ne fund kembengulja e NATO-s fitoi. Hallka me e dobet, Serbet, u dorezuan, nenshkruan marreveshjen dhe filluan te terhiqen. Ndalimi i bombardimeve nga ana e NATO-s u pasua brenda pak oresh nga rezoluta e Keshillit te Sigurimit, e cila, pavaresisht se cfare thote presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic, eshte nje dorezim i Serbeve.


Ne te vertete, Miloshevic dhe aleatet e tij--te cilet gjate kesaj jave kane treguar nje deshire te madhe per te ndjekur rregullat e Kartes se OKB--do te gjejne pak ngushellim ne vete tekstin e kesaj rezolute.


Ne kundershtim te dukshem me diplomacine e bute dhe te pafuqishme te kryer gjate nente viteve te shkuara, rezoluta ka bere vetem regullime kozmetike per Ruset dhe Kinezet. Thelbi i saj legjitimon nje pushtim ushtarak te Kosoves nga NATO-ja, e perkrahur nga nje operacion civil i OKB ne permasa te pa precedent.


Ndersa rezoluta po behej gati per tu votuar, i vetmi leshim, ne se mund te quhet keshtu, qe ju be Kinezeve ishte nje fjali ne preambulen e saj ku riafirmohej Karta e OKB dhe roli i Keshillit te Sigurimit. Rezoluta u miratua me 14 vota pro, asnje kunder dhe me abstenimin e Kines.


Shtresa kozmetike eshte shume e holle. Pjesa kryesore e rezolutes nuk i referohet direkt NATO-s. Por ajo evokon principet e shpallura nga 7 fuqite me te industrializuara dhe Rusia, si edhe ato te perfshira ne marreveshjen ndermjet Miloshevicit, Presidentit Finlandez Marti Ahtisaari dhe te derguarit Rus Viktor Chernomyrdin nje jave me pare, te cilat i jane bashkangjitur ne formen e anekseve.


Nje "prezence" "sigurie" ne Kosove me "pjesemarrjen substanciale te NATO-s" do te raportoje se bashku me Perfaqesuesin Special te OKB, tek Sekretari i Pergjithshem Kofi Annan, i cili pastaj do te raportoje perpara Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Perfaqesuesi Special i OKB eshte urdheruar te koordinoje me komandantin ushtarak, i cili me sa duket nuk eshte i detyruar te beje te njejten gje. Me fjale te tjera NATO ben ligjin.


Megjithese Ruset do te marrin pjese, deri sa te rakordohen kushtet e pjesemarrjes se tyre dhe ata te mberrijne, NATO do te kete perforcuar pozicionet e saj. Vecanerisht diplomatet Britanike kane parashikuar cdo perpjekje te Serbeve per te perdorur nje prezence Ruse per te vendosur nje ndarje de fakto te provinces.


Pavaresisht kundershtimit nga ana e Kines, rezoluta eshte nen Kapitullin VII te Kartes se OKB-se, e cila autorizon perdorimin e forces per arsye te kercenimit te paqes dhe sigurise nderkombetare. Anekset dhe marreveshjet e bejne gjithashtu mjaft te qarte se komandanti i "prezences se sigurise" ka te drejte te perdore forcen per te detyruar zbatimin e marreveshjes.


Ambasadori Kinez ne OKB Shen Guofang argumentoi se, sipas tekstit, cdo perdorim tjeter i forces ne te ardhmen do te duhet te miratohet nga Keshilli i Sigurimit. Por ka pak mundesi qe trupat ne terren t'i kushtojne interpretimeve te tij shume kujdes.


Njoftohet se Kinezet kane qene gjithashtu te pakenaqur edhe per sa i perket perfshirjes te nje kerkese sipas te ciles te gjitha palet, perfshire edhe prezencen ushtarake, te bashkepunojne me Gjykaten Nderkombetare te Krimeve ne Hage, e cila eshte nje organ i OKB. Te gjendur nen presion te madh nga grupet e te drejtave te njeriut dhe Prokurorja Louise Arbour, aleatet e kane bere te qarte se kjo pike nuk mund te diskutohej. Kinezet gjithashtu, u perpoqen pa sukses te percaktonin nje kufi kohor per qendrimin e trupave.


Meqenese ana ushtarake nuk eshte nje force paqeruajtese e OKB dhe per rrjedhim--me teper e porositur prej saj si Forca e Stabilizimit (SFOR) ne Bosnje dhe Herzegovine apo si Stuhia e Shkretetires ne Irak--OKB nuk do te paguaje per keto trupa. Kjo do te thote qe Shtepia e Bardhe nuk duhet ti drejtohet kongresit te pabindur per te marre nje financim per OKB. Ajo gjithashtu do te thote se Ruset do te duhet te paguajne vete per kete operacion, gje e cila sipas disa diplomateve jodashamires do te mund te pakesoje entuziazmin e tyre per nje perfshirje ne shkalle te gjere.


Natyrisht marredheniet me Shqiptaret e Kosoves dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) jane teper te rendesishme. Rezoluta flet per "demilitarizimin" dhe jo per carmatosjen e UCK-se. Kjo do te thote se per aq kohe sa ata do te zhveshin uniformat e tyre dhe nuk do te bejne parada dhe stervitje, Shqiptaret do te jene ne gjendje te ushtrojne te drejten e tyre ne baze te Amendamentit te Dyte per te mbajtur armet--apo se paku per ti poseduar ato.


Akoma me e rendesishme, dhe njelloj e pasqaruar mire, rezoluta flet per rolin e OKB-se ne zhvillimin e "autonomise substanciale dhe vete qeverisjes ... ne pritje te nje zgjidhjeje perfundimtare," dhe i referohet marreveshjes se Rambouillet. Kjo mund te jete nje thike me dy presa.


Nga njera ane teksti i Rambouillet le te kuptohet me menyren e tij politike te bute se Shqiptaret e Kosoves do te pyeten rreth statusit te provinces pas tre vjetesh. Marreveshja gjithashtu nuk perjashton ne menyre eksplicite pavaresine. Megjithate, ashtu si edhe marreveshje e Dayton per Bosnjen, ajo gjithashtu mban me vete edhe nje sere strukturash qeverisese te cilat mund te cojne ne nje ndalese burokratike--vecanerisht ne se drejtuesi civil i OKB zgjidhet nje person jo i pershtatshem.


Tashme ka filluar kerkimi i nje perfaqesuesi civil te OKB, dhe emri me i permendur prej shume njerezve eshte Ahtisaari, i cili ka qene me pare nje zyrtar i OKB-se, perpara se te kandidohej per presidencen Finlandeze. Amerikanet duket se e kane falur ate per shprehjen e tij publike te simpatise per gjendjen e veshtire te Irakut nen sanksionet e OKB-se, ndersa Sekretarja e Shtetit Amerikane Madeleine Albright duket se akoma nuk e ka falur Carl Bildt--te derguarin e tanishem te OKB per Ballkanin--per qendrimin e bute ndaj Serbeve ne Bosnje. OKB po konsideron idene e pasjes se nje administratori adinterim, i cili do ti jepte Ahtisaarit kohe per te rregulluar ceshtjet e brendeshme te Finlandes perpara se te largohet nga posti i tanishem presidencial.


E perballuar me detyren e vendosjes se nje protektorati mbi nje vend te shkaterruar, Zevendes Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Louise Frechette ka punuar per planet e stermedha per projektet. Kjo do te perfshije "nenkontraktimin" per departamente dhe agjensi te ndryshme. Deri tani, plani mendohet te perfshije Organizaten per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Europe (OSBE) ne organizimin e zgjedhjeve, Departamentin e Operacioneve Paqeruajtese te OKB per futjen e nje policie nderkombetare dhe krijimin e nje force vendase, Komisionerin e Larte per Refugjatet (UNHCR) dhe organizatat jo qeveritare per kthimin e refugjateve, ndersa Bashkimi Europian (BE) do te kete ddetyren e kushtueshme te rindertimit.


Ambasadori Jugosllav ne OKB Vladislav Jovanovic, statusi i dyshimte i te cilit nuk i jep atij te drejten e votes, denoncoi Keshillin e Sigurimit sepse ka "legjitimuar sundimin e forces ndaj sundimit te ligjit". Ai ka shpallur fitoren e Beogradit ndaj


agresionit te NATO-s dhe per suksesin e mbajtjes se Kosoves si pjese e Jugosllavise. Ai gjithashtu ka denoncuar se mandati pa afat i forcave ne Kosove i dhene nga rezoluta eshte nje shkelje e papranueshme e sovranitetit te Jugosllavise.


Natyrisht, ai ka pasur te drejte, te pakten per sa i perket pikes se fundit. Ne rast se NATO-ja dhe diplomatet nuk e harrojne mesimin qe ata kane nxjerre kohet e fundit nga berja e marreveshjeve me Miloshevicin, eshte e veshtire te shihet se si Kosova mund te udhehiqet perseri nga Beogradi. NATO nuk mund te luftonte per pavaresine e Kosoves duke shkelur ligjet nderkombetare. Por eshte pak e mundur qe ajo te luftoje kunder kesaj pavaresie, apo te lejoje Beogradin te nderhyje ne rast se Shqiptaret e Kosoves votojne ne ate menyre pas pak vjetesh.


Ian Williams, korrespondent ne OKB per revisten The Nation dhe autor i librit Kombet e Bashkuara per Fillestare, ka qene per shume vjet redaktor ne SHBA per revisten e IWPR WarReport.


Frontline Updates
Support local journalists