REFUGJATËT PRESIN KTHIMIN E SHTËPIVE TË HUMBURA

Rreth 30,000 familje serbe të cilat dikur jetonin në Kroaci kanë humbur në procesin e rikthimit të pronës sepse shtëpitë e tyre kanë qenë pronë publike e jo private.

REFUGJATËT PRESIN KTHIMIN E SHTËPIVE TË HUMBURA

Rreth 30,000 familje serbe të cilat dikur jetonin në Kroaci kanë humbur në procesin e rikthimit të pronës sepse shtëpitë e tyre kanë qenë pronë publike e jo private.

Dështimi i Kroacisë për të arrestuar Ante Gotovinën, gjeneralin e akuzuar për keqtrajtim të serbëve etnik në ofanzivën ushtarake të quajtur Operacioni Oluja në vitin 1995, konsiderohet si pengesa e fundit drejtë anëtarësimit të vendit në Bashkim Evropian.


Por një çështje tjetër e rëndësishme ka nxitur më pak përqendrim nga bashkësia ndërkombëtare, të drejtat e personave të zhvendosur dhe refugjatëve nga Kroacia.


Rreth 200,000 serbë të Kroacisë u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë apo menjëherë pas Operacionit Oluja. Serbët e tjerë vetëm kishin lëshuar shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të Kroacisë.


Dhjetë vite pas Operacionit Oluja, kthimi i serbëve në Kroaci edhe po pengohet, posaçërisht për ata persona të cilët kanë jetuar në prona publike.


Bosnja dhe Hercegovina ka zgjedhur problemin e kthimit të shtëpive nën mbiqkryrjen e bashkësisë ndërkombëtare. Por duket se askush nuk ka përcjellë trajtimin e rasteve të njëjta nga ana e Kroacisë.


Luftërat e Jugosllavisë nxitën një ridefinim të termit “kthim” sikur që është përdorur në ligjin mbi refugjatë. Më parë e kuptuar si kthim në vendin e origjinës, tani kjo do të thotë edhe kthim në shtëpitë e para gjithashtu. Por kjo thjeshtë do të thotë se prona duhet t’iu kthehet pronarëve të para-luftës.


Bashkësia ndërkombëtare ka zgjeruar definimin e kthimit të pronës për të mbuluar jo vetëm pronat private, por gjithashtu shtëpinë në të cilën personi ka të drejtë banimi.


Gjatë kohës komuniste të Jugosllavisë, ndërmarrjet investuan profitet e tyre në apartamente për punëtorë, që rezultojë në një formë të sektorit publik të banimit të njohur si “pronë shoqërore”. Punëtorët të cilët fituan të drejta banimi kishin të drejtë të mbanin pronën tërë jetën, dhe përcjellin të drejtat tek pasardhësit e tyre. Ata madje mund të jepnin një pjesë të pronës me qira për të fituar të holla.


Të drejtat e tilla mund të anuloheshin vetëm me procedurë gjyqësore në raste ku, për shembull, një punëtor nuk ka përdorur apartamentin e tij apo të saj për më shumë se gjashtë muaj pa arsye të mirë. Megjithatë, anulimet e tilla ishin të jashtëzakonshme.


Në ish Jugosllavi, apartamentet shoqërore ishin shtëpitë e vetme për qindra mijëra familje.


Pas luftës 1992-95 në Bosnje, banorët e pronave shoqërore janë konsideruar si të barabartë me pronarët privat, dhe apartamentet e tilla i nënshtroheshin procesit të rikthimit tek banorët e para luftës.


Përpos personave të zhvendosur dhe refugjatëve të cilëve iu është siguruar banim i përkohshëm, në shumicën e rasteve apartamentet shoqërore u zaptuan nga njerëz të cilët përfituan nga konflikti duke fituar shtëpi të dyta. Në një atmosferë të përgjithshme të anarkisë, ekzistonte një betejë për të zaptuar apartamente të tilla.


Një program masiv i rikthimit nën monitorimin ndërkombëtar zgjodhi problemin në Bosnje, dhe deri më tani gati 200,000 shtëpi dhe apartamente i janë kthyer pronarëve të para luftës. Shumë nuk janë kthyer në shtëpi të tyre por të paktën kanë qenë në gjendje të sheshin apo ndërrojnë ato.


Procesi qetësoj një krizë të mundshme rreth të kthyerve, problemet e të cilëve të pazgjidhura mund t’i kishin bërë të brishtë ndaj ndonjë manipulimi politik.


Por praktika në Kroaci nuk ka përcjellë atë të vendit fqinjë të Bosnjës. Këtu, okupuesit e rinj të cilët zaptuan apartamentet ishin zakonisht refugjatë kroatë nga Bosnja të cilët shpejtë morën të drejtën të privatizojnë pronat dhe kështu të transformojnë të drejtën e banimit në pronë private. Në shumë raste, ata u rivendosën përherë në Kroaci.


Në Bosnje, praktika të tilla ishin të ndaluara nga bashkësia ndërkombëtare si në kundërshtim ndaj të drejtës për tu kthyer, të theksuar nga Aneksi 7 i Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit. Anulimi i të drejtës së banimit ishte e ndaluar si kundërshtim i Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut dhe Liri Esenciale (aplikimi i së cilës në Bosnje bëhet nga komisioni vendor për drejta të njeriut) dhe nga Aneksi 6 dhe 7 i marrëveshjes së Dejtonit.


Në Bosnje, qëllimi ishte të kthehen të gjitha pronat, private dhe shoqërore, pa dallim.


Mirëpo në Kroaci, privatizimi i apartamenteve shoqërore ka marrë të drejtën e personave të zhvendosur për çfarëdo mundësi të kthimit. Më shumë se 30,000 familje – shumica jo-kroat – të cilat kishin banuar në apartamentet shoqërore humbën përgjithmonë mundësinë e kthimit në këto shtëpi


Praktika e Kroacisë dallon nga ajo e ish shteteve të Jugosllavisë. Në Kosovë, për shembull, prona shoqërore është duke iu kthyer banorëve të para luftës, derisa në Serbi dhe Mal të Zi, gjykata supreme ka deklaruar se anulimi i të drejtave të banimit të personave të zhvendosur është ilegale, dhe se njerëzit e tillë kanë të drejtë të rikthejnë pronat shoqërore.


Marrëveshja e trashëgimisë në mes të ish republikave të Jugosllavisë përfshinë obligimin e të gjitha shteteve të respektojnë të drejtat pronësore të para luftës.


Dallimi në trajtim në mes të Bosnjës dhe Kroacisë ka krijuar tensione, posaçërisht në qytetin e Bosnjës në Banja Llukë ku shumë serbë të Kroacisë u vendosën pas vitit 1995. Këta serbë ndihen të diskriminuar nga e drejta për të kthyer apo poseduar lirshëm pronën e tyre, e cila iu është dhënë kroatëve të Bosnjës.


Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu humbën pasi kur ligjet për rikthimin e pronës u vunë në praktikë në Bosnje, ata u ballafaquan me mundësinë e dëbimit nga pronat të cilat ata i kishin zënë, sepse ato ishin prona të myslimanëve dhe kroatëve të cilët u larguan apo u dëbuan nga entiteti serb në Bosnjë, Republika Srpska.


Kjo ndjenjë e padrejtësisë nxiti protesta në Banja Llukë kundër dëbimit të serbëve të Kroacisë, të cilët qeveria e Republika Srpskës i shfrytëzoj për të ngadalësuar kthimin e myslimanëve dhe kroatëve në Banja Llukë.


Presioni ndërkombëtar ndaj Kroacisë ka arritur pak, dhe qeveritë e ndryshme të Kroacisë kanë dështuar të ndryshojnë pozitën e tyre të mohimit të rikthimit apo kompensimit për ish banorët e apartamenteve shoqërore. Zagrebi thjeshtë ka injoruar këtë çështje si e kaluar e sistemit socialist i cili nuk aplikohet më në Kroaci.


Brenda kontekstit të anëtarësimit të Kroacisë në BE, kjo çështje nuk është theksuar shumë apo vëzhguar me kujdes.


Në Bosnjë, Programi për Implementimin e Ligjit të Pronës ofroj statistika precize rreth numrit të pronave të kthyer tek pronarët dhe banorët e para luftës, dhe këto statistika janë përdorur për të vlerësuar punën e Bosnjës drejtë anëtarësimit në Këshill Evropian, CoE, në vitin 2002.


Vetëm pasi u përcaktua se më shumë se 50 përqind të rreth 200,000 pronave ishin kthyer Bosnja u lejua të anëtarësohet në CoE. Autoritetet në Bosnje tani kanë kthyer rreth 200,000 prona të banueshme tek banorët e para luftës, pasi gati të gjitha kërkesat janë vendosur pozitivisht.


Një obligim i tillë nuk është vendosur mbi Kroacinë kur ajo u anëtarësua në CoE në vitin 1997, në kohën kur procesi i rikthimit të pronave ishte duke ndodhur. Gjithashtu kjo çështje nuk u ngritë kur diskutimet rreth anëtarësimit në BE filluan, edhe pse kërkesat e anëtarësimit janë më strikte se ato të këshillit.


Kjo nuk do të thotë se asnjë pronë nuk është kthyer tek serbët e Kroacisë. Procesi i kthimit të rreth 19,000 pronave private është para përfundimit, dhe shpresohet të përfundoj para fundit të këtij viti. Por kjo nuk ofron zgjidhje për 30,000 familjet të cilat nuk ishin pronare private dhe të drejtat e banimit të të cilëve janë anuluar. Ata përfaqësojnë grupin më të madh të refugjatëve në ish Jugosllavi në nevojë të strehimit rasti i të cilëve nuk është zgjidhur.


Zgjidhjet që Kroacia ka propozuar janë joadekuate, pasi planet për strehim të ish banorëve të drejtat e të cilëve janë anuluar janë të kufizuara vetëm për personat të cilët dëshirojnë të kthehen. Kjo injoron parimin se pronësia e pronës apo gëzimi i qetë i pronës është e drejtë në vetvete, e cila kur mohohet, duhet të kompensohet apo rikthehet, pavarësisht nga qëllimi për tu kthyer.


Planet e tanishme të banimet për refugjatë dhe persona të zhvendosur nuk përbëjnë një kthim, pasi ato gjithashtu ballafaqohen me një numër të madh të kufizimeve gjyqësore.


I gjithë programi nuk ka fonde të mjaftueshme, kështu që vetëm disa qindra apartamente të reja janë ndërtuar. Gjithashtu nuk është e çartë se sa prej tyre u janë kthyer refugjatëve të kthyer.


BE-ja deri më tani ka refuzuar të qëndrim të rreptë rreth drejtës së mohuar për banim në Kroaci derisa Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut nuk lëshon ndonjë vendim.


Përkundër dallimeve të çarta në mes të standardeve të caktuara për Kroacinë dhe Bosnjën, në prill 2004 EC rekomandoj se negociatat e anëtarësimit me Kroacinë duhet të fillojnë. Duke lavdëruar masat e mara nga Kroacia sa i përket kthimit të refugjatëve, EC kërkoj që vendi të vazhdoj të mbikëqyrë këtë çështje.


Por në dokumentet që pasuan, çështje e kthimit të refugjatëve u zhduk nga kushtet që Kroacia duhet të përmbush. I vetmi kusht i papërmbushur deri më tani është bashkëpunimi i plotë me tribunalin e Hagës, kur çështja kryesore mbetet burgosja dhe dorëzimi i Gotovinës.


Ky kontrast në trajtim është urrehet nga personat e zhvendosur dhe refugjatët, të cilët nuk mund të kuptojnë pse zgjidhjet e njëjta nuk janë aplikuar kudo që të njëjtat probleme ekzistojnë. Ata mendojnë se elitat politike vendosin për të drejtat e tyre e jo aplikimi i parimeve të çarta bazuar në standardet ndërkombëtare. Frustrimi i tyre mund të shndërrohet edhe në një faktor të jostabilitetit të Ballkan.


Massimo Moratti është drejtor ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (www.ichr-law.org), një organizatë e pavarur e drejtave të njeriut me qendër në Sarajevë, anëtarët e së cilës janë angazhuar në procesin e kthimit të pronës në Bosne dhe Hercegovinë.


Frontline Updates
Support local journalists