Reagime te Perziera Per Raportin Mbi Srebrenican
Ushtaret e Batalionit te III Holandez kane shpetuar nga kritikat e ashpra nga hetuesit e OKB qe kane studjuar masakren e Srebrenicas. Ky lajm eshte mirepritur me nje ndjenje lehtesimi ne qarqet zyrtare Holandeze - por me nje zemerim te madh nga te mbijetu
Reagime te Perziera Per Raportin Mbi Srebrenican
Ushtaret e Batalionit te III Holandez kane shpetuar nga kritikat e ashpra nga hetuesit e OKB qe kane studjuar masakren e Srebrenicas. Ky lajm eshte mirepritur me nje ndjenje lehtesimi ne qarqet zyrtare Holandeze - por me nje zemerim te madh nga te mbijetu
Raporti i ketij muaji i OKB per masakren e Srebrenicas eshte pritur me nje ndjenje lehtesimi ne Holande. Zyrtaret Holandeze e interpretojne kete si nje fajesim per renien e "zones se sigurte" te OKB mbi vete organizmin nderkombetar dhe jo mbi "paqeruajtesit" Holandeze te zilet ishin vendosur ne ate zone atehere.
Ne fakt raporti permban shume pak kritika per trupat Holandeze te OKB te Batalionit te III Holandez i cili ishte vendosur ne Srebrenica ne ate kohe perpara masakres. Dhe fakti qe ky batalion nuk beri asgje per te parandaluar renien e "zones se sigurte" dhe me pas per te raportuar rreth vrasjeve masive te mundeshme - pothuajse nuk permendet fare.
Botimi i Raportit me 15 Nentor koincidoi me shfaqjen ne ekranet e televizionit Holandez te disa pasazheve nga dokumentari "Nje Britme nga Varri".
Filmi permban pamje te komandantit te Batalionit te III Holandez, nen kolonelit Ton Karremans dhe oficerit te larte Holandez te asaj kohe ne Bosnje, Gjeneralit te Brigades Kees Nicolai (Shefi i Shtabit te UNPROFOR ne Sarajevo), duke u takuar me komandantin e Ushtrise Serbe te Bosnjes, Gjeneralin Ratko Mladic me 21 Korrik, 1995.
Te dy oficeret marrin dhurata nga Mladic dhe pastaj perdhendeten me grupin e fundit te ushtareve Holandez qe largohen nga enklava. Pikerisht ne peirudhen perpara ketij takimi forcat e BSA (Ushtrise Serbe te Bosnjes) ne dhe perreth Srebrenicas kane vrare disa mijera burra dhe djem Boshnjake Muslimane.
I pyetur rreth ketij takimi, Nicolai ka ngulur kembe se ai nuk dinte asgje rreth ketyre krimeve. Ai ka thene se ka urdheruar largimin e trupave te tij nga zona sepse pritej qe qeveria Britanike ne nje kohe te shkurter te urdheronte marrjen e masave te ashpra ndaj Serbeve te Bosnjes.
"Rreziku po behej gjithnje e me prezent," ka thene ai. "Dhe duke qendruar aty ushtaret Holandeze do te me pershendesnin mua ne vend te Mladic".
Edhe me perpara takimit te Nicolai dhe Karremans me Mladic, kur - sic thone ata - nuk dinin gje per masakrat e kryera rreth tyre, autoritetet Amerikane kishin filluar te shprehnin dyshime se forcat e Mladic po vrisnin ne mase burrat dhe djemte Muslimane brenda dhe ne rrethinat e Srabrenica.
Ne mes te burimeve Amerikane kane qene edhe disa nga 55 ushtaret Holandeze te mbajtur peng nga Serbet ne ate kohe ne Brutanac. Shqetesimi per sigurine e ketyre ushtareve te mbajtur pengje - nje grup u lirua me 21 Korrik, diten qe Karremans u takua me Mladic - duhet te kete influencuar qendrimin e komandantit Holandez.
Ky shqetsim natyrisht qe ka influencuar edhe autoritetet Holandeze; pasi u kthyen ne Holande, anetaret e Batalionit te III u ndaluan te benin deklrata publike rreth asaj cka kishte ndoshur atje.
Vetem ish ministri i asaj kohe Holandez per Zhvillimin dhe Ambasador ne OKB, Jan Pronk, ne nje bisede ne Tuzla ne fund te Korrikut, ka perdorur fjalen "genocid" ne lidhje me ate qe kishte ndodhur nen hunden e Holandezeve ne Srebrenica.
Komentet e tij, te bera ndersa Batalioni i III festonte mberritjen ne Zagreb, shkaktuan kritika te ashpra ne Parlamentin Holandez. Partia Kristian Demokrate i quajti komentet e tij "te papergjegjeshme", ndersa Liberalet "shume te pa zgjuara".
Edhe Ministri Holandez i Mbrojtjes, Joris Voorhoeve, filloi te fliste menjehere sapo njerezit e tij ishin te sigurte per "genocid". Pronk filloi nje sere programesh per te mbijetuarit e Srebrenica. Pjesa me e madhe e ketyre programeve u ngriten dhe u financuan ne dhe rreth Tuzla dhe nuk paten shume publicitet. "Ne duhet te fajesohemi pjeserisht. Eshte nje turp," pranoi ai me 1996.
Kjo ndjenje pranuese turpi mund te kete bere qe Holanda te jete kaq bujare ne Sarajevo kete vit. Qeveria Holandeze ka vendosur te dhuroje 250 milion dollare amerikane ne vit per periudhen 2000-2004 per Paktin e Stabilitetit ne Ballkan, duke filluar me 125 milion ne vitin 1999. Keto shifra bejne qe Holandezet te jene kontribuesit me te medhenj te kesaj nisme.
Por Holandezet akoma nuk kane treguar haptazi se cfare ka ndodhur me te vertete ne Srebrenica. Politika e qeverise Holandeze perpiqet te tregoje sa me pak te jete e mundur. Provat rreth krimeve te Serbeve te Bosnjes jane zhdukur, jane prishur apo nuk u jane ofruar hetuesve zyrtare.
I derguari ne OKB Tadeusz Mazowiecki eshte ankuar se ai nuk eshte lejuar te flase me deshmitaret Holandez - keta njerez kane qene shpesh te "pamundur" apo me "leje" dhe Karremans eshte ngritur ne pergjegjesi dhe eshte derguar me detyre ne SHBA. Nje figure tjeter kryesore, Kolonel Charley Brandts, komandanti Holandez ne Tuzla, eshte derguar me pune ne Bruksel.
Ministria Holandeze e Puneve te Jashteme ka refuzuar edhe te takoje nje delegacion te Muslimaneve te Bosnjes nga Srebrenica kur ata kane vizituar Holanden ne Shkurt 1996. Kryetari i Bashkise Osman Suljic, doktor Ilijaz Pilav dhe keshilltari i bashkise Zulfo Salihovic nuk kane qene te mirepritur.
Delegacioni thote se pjestaret e Batalionit te III Holandez kane qene deshmitare te ekzekutimeve ne mase te Muslimaneve prane Potocari, dhe se ata nuk kane nderhyre fare ndersa forcat Serbe kane ndare burrat nga grate Muslimane te Srebrenices, dhe nuk kane pranuar te ndihmojne 25 qytetare te plagosur rende ne qytet. Thuhet gjithashtu se ata kane lejuar qe forcat Serbe te marrin Muslimanet e plagosur nga spitali i OKB.
Voorhoeve, Ministri Holandez i Mbrojtjes ne ate kohe, nuk pranon te komentoje rreth ketyre thenieve.
Nje hetim tjeter, i kryer nga Instituti Kombetar i Dokumentimit te Luftes (NIOD), ka filluar tasahme ne Holande. Ky institut, i krijuar fillimisht per te hetuar per Luften e Dyte Boterore do te paraqese raportin e tij ne fund te vitit 2000.
Ndersa qarqet ushtareka dhe qeveritare Holandeze mund te jene te kenaqura me konkluzionet e raportit te OKB, disa parti politike vazhdojne te kerkojne nje hetim te plote parlamentar, i cili do te lejonte hetuesit te merrnin ne pyetje deshmitaret nen betim. Edhe sindikatat e forcave te armatosura Holandeze dhe vete Karremans - ne perpjekje per te pastruar emrin e tyre - e kane perkrahur nje hetim te tille.
Ambasadori i Bosnjes ne OKB Muhamed Sacirbey nuk e konsideron raportin si nje rehabilitim te rolit Holandez ne incidentin e Srebrenicas, por ai nuk deshiron te beje me faj ata. "Ata kane qene kryesisht kukulla," tha ai. "Ata u manipuluan - nga i derguari i OKB Yasushi Akashi dhe komandanti i UNPROFOR Bernard Janvier."
Grupi i viktimave te asaj fushate "Nenat e Srebrenices" kerkojne qe Karremans, Akashi, Janvier dhe ish Sekretari i Pergjitheshem i OKB Boutros Boutros Ghali te gjykohen nga Gjykata per Krime Lufte per Jugosllavine ne Hage.
Zedhenesja, Fadila Memisevic, duke folur ne Sarajevo, ka thene, "Holandezet nuk bene absolutisht asgje. Ata kane lejuar ndarjen e Musliamneve te Srebrenicas nga grate dhe femijet. Ata duhet te kene dyshuar se kjo ishte parathenia e nje tregjedie."
Nuk mund te kete drejtesi te vertete per njerezit e Srebrenicas por te pakten ka nje fije shprese. Te Shtunen, me 20 Nentor, nje autobus i mbushur me femije Muslimane te Bosnjes, refugjate nga Srebrenica qe jetojne tani ne Sarajevo, udhetuan ne qytetin e tyre per nje turne futbolli me femijet vendas Serb. Skeptiket thoshin se kjo ishte nje gje e pamundur, per shkak te ndarjeve dhe urrejtjes shume te madhe.
Por sapo autobusi hyri ne fushen e lojes, 160 femije Serb pershendeten miqte e tyre me duartrokitje te shumta dhe brenda pak minutave filluan ndeshjet e futbollit ne shtate fusha te ndryshme. Safija Sultanovic, 30 vjecare, shoqeroi djalin e saj 10 vjecar, Halid. Sultanovic mbijetoi gjate tmerrit te 1995, ku humben jeten vellai dhe pjestare te tjere te familjes se saj. "Jam ketu per here te pare ... qe prej asaj qe ndodhi," tha ajo.
"Jam shume e emocionuar dhe dicka me terhiqte te vija ketu sot. Duhet te kete me shume veprimtari te tilla ne te ardhmen sepse ne deshirojme te kthehemi. Tani ndjej deshperim por, ne te njejten kohe, edhe lumturi sepse pata mundesi te vija. Femijet e hodhen hapin e pare," tha ajo.
Othon Zemmermann eshte nje gazetar i Algemeen Dagblad qe botohet ne Roterdam.