Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Raport Special: Kaosi dhe Veshtiresite ne Kosoven e Kouchner

Pavaresisht nga krijimi i nje administrate te re, provinca vazhdon te perballet me probleme te medha, ne qender te te cilave mbetet ceshtja e sovranitetit.
By Shkëlzen Maliqi

Kosova vazhdon te jete e shqetesuar nga problemi i sovranitetit, jo vetem per sa i perket statusit te saj ne te ardhmen por edhe per menyren se si do te zgjidhe praktikisht problemin e qeverisjes nen administraten e sotme te OKB.


Rezoluta 1244 e OKB ngarkon administraten nderkombetare te vendose autonomi substanciale per Kosoven ne kuader te Republikes Federale te Jugosllavise. Por pas kapitullimit ushtarak te Beogradit, largimin nga Kosova te te gjitha forcave policore dhe ushtarake Jugosllave, dhe transferimin e te gjithe pushtetit administrativ OKB, sovraniteti Jugosllav praktikisht eshte bere i pavlefshem, te pakten gjate periudhes se vazhdimit te misionit nderkombetar.


Kjo kontradikte nuk eshte thjesht nje problem teorik. Ajo po krijon komplikime te veshtira ndersa OKB po perpiqet te krijoje nje fare administrate ne province.


Ekzistojne dy koncepte rreth karakterit te misionit te OKB ne Kosove (UNMIK). Ne varesi te vendeve nga vijne, disa anetare te UNMIK kerkojne nje nderprerje strikte te sovranitetit Jugosllav. Disa te tjere mbeshtesin nje respektim relativ te sovranitetit baze te Jugosllavise. Praktikisht, zbatimi i ketyre dy koncepteve te kundert ka krijuar konfuzion dhe vonesa. Ata qe mbeshtesin respektimin e sovranitetit baze te Jugosllavise ne gjirin e OKB, mendojne se UNMIK duhet te jete ne bisedime te perhereshme me Republiken Federale te Jugosllavise per nje sere ceshtjesh te diskutueshme. Duke qene e interesuar per deshtimin e OKB, eshte ne interes te Jugosllavise te pengoje keto bisedime. Shqiptaret, duke hedhur poshte cdo lloj bashkepunimi, nuk pranojne te marrin pjese ne projekte qe lidhen direkt me Serbine.


Disa te tjere ne rradhet e OKB kane me shume besim qe te veprojne si nje autoritet pothuajse sovran. Por implikimet qe ka kjo menyre sjelljeje ne praktike nuk jane me pak te frikeshme.


Protektorati i Kosoves eshte i bazuar ne bashkepunimin ndermjet OKB, KFOR (perfshire NATO-n dhe trupat Ruse), dhe Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE). KFOR eshte i ngarkuar me parandalimin e konflikteve te armatosura dhe me garantimin e sigurise; UNMIK, me ngritjen e nje administrate tranzitore dhe normalizimin e proceseve ekonomike dhe politike; dhe OSBE me organizimin e zgjedhjeve, krijimin e medias se pavarur, hartimin e ligjeve dhe krijimin e nje sistemi demokratik te qendrueshem.


Por marredheniet ndermjet ketyre organizatave - vecanerisht OKB dhe OSBE - nuk jane gjithmone kooperative. Per shembull, ndersa OSBE po pergatiste rregulloren e mediave dhe krijonte bazen per nje media publike ne Kosove, UNMIK ne menyre te njeaneshme krijoi Radio Televizionin e Kosoves (RTK), pa u konsultuar me pare me OSBE apo gazetare dhe eksperte lokale per bordin keshillimor te medias. Stacioni i ri vepron pa perfshirje te stafit lokal, dhe shikuesit nuk i ndjekin shume programet e tij per shkak te cilesise se programeve te tij. Shume njerez jane ofenduar nga mos marrja ne pune e stafit lokal me eksperience te cilet ishin pushuar nga puna nga regjimi i Beogradit nga Radio Televizioni i Prishtines ne 1989.


Mungesa e nje kuadri te qarte ligjor, nje pasoje tjeter e konfuzionit rreth ceshtjes se sovranitetit, ka ndikuar gjithashtu per keq. Kryeadministratori i OKB Bernard Kouchner fillimisht planifikonte te vazhdonte te perdorte ligjet Jugosllave akoma ne fuqi ne Kosove deri ne fillimin e bombardimeve te NATO-s. Por gjykatesit Shqiptare argumentuan me force se ligjet e perdorura ne Kosove pas viteve 1989-1990, kur Kosoves iu hoq me force autonomia, jane diskriminuese dhe te paligjeshme. Kouchner me pas e anulloi vendimin e tij dhe ja kaloi ceshtjen nje grupi ekspertesh, te cilet akoma nuk kane pergatitur raportin e tyre. Nderkohe, UNMIK ka vendosur se per momentin duhet te aplikohen ligjet e para 1989.


Kjo anarki ligjore ka ndikuar ne rritjen e dhunes. Cdo dite sulmohen prona dhe njerez te minoritetit etnik Serb, te lidhur me vitet e shumta te represionit Serb. Pjesa me e madhe e atyre qe i vuajne keto sulme jane Serbe, por edhe Romet, Muslimanet dhe Goranxit jane sulmuar. Jane shfaqur organizatat kriminale, te cilat duke shfrytezuar mungesen e rendit dhe policise vjedhin, rrembejne, ngacmojne dhe vrasin qytetaret ne te gjithe Kosoven, kryesisht Shqiptare.


Ndersa pjesa me e madhe e Serbeve dhe Romeve te lidhur me administraten Jugosllave jane larguar nga Kosova pas terheqjes se forcave Serbe, akoma nuk eshte gjetur nje metode e efekteshme per te mbrojtur ata qe kane mbetur. Ndersa administrata ka pasur veshtiresi ne permbushjen e synimeve te saj per te rritur numrin e policeve nderkombetare, ajo gjithashtu ka vendosur te mos bashkepunoje me njesite e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK), te cilat mund te kishin sherbyer si nje organizem me autoritet per te luftuar aktivitetet e dhuneshme dhe kriminale te Shqiptareve te padisiplinuar. Perkundrazi, duke insistuar ne carmatimin e UCK-se, KFOR dhe UNMIK kane vendosur te krijojne zona te mbrojtura, kryesisht per Serbet, te cilat sherbejne vetem per te krijuar qendra krize.


Sfida me e madhe e UNMIK eshte ndoshta krijimi i nje sistemi efektiv te vendim marrjes, i cili te perfshije politikanet lokale dhe partite dhe te ndihmoje ne zgjedhjen e problemeve ligjore, te sigurise dhe administrative. Pervec OKB, ne fund te bombardimeve ne Kosove ekzistonin tre "qeveri" te panjohura ligjerisht - dy administrata Shqiptare (njera e lidhur me Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe njera me UCK-ne) dhe nje Serbe.


UNMIK-ut i eshte dashur te shpenzoje disa muaj per te vendosur nje fare rregulli politik dhe bashkepunimi ndermjet aktoreve kryesore politik. Perpjekja e pare ka qene Keshilli Tranzitor i Kosoves (KTK), qe perfshinte te gjithe grupet e rendesishme politike, perfshire ketu edhe perfaqesues nga minoritetet dhe individe me influence dhe te pavarur. Por KTK ishte vetem nje organ konsultativ dhe nuk mund te ishte efektiv.


Kouchner me pas hodhi idene e krijimit te nje organizmi me te forte koalicioni, i cili te kishte juridiksion deri ne organizimin e zgjedhjeve. Bisedimet sekrete filluan ne Shtator dhe me ne fund, me 15 Dhjetor, u arrit nje marreveshje per strukturen e administrates se perkoheshme. Kjo strukture fillon nga puna me 31 Janar 2000. Marreveshja eshte nenshkruar nga tre udheheqesit kryesore Shqiptare: Hashim Thaci, kryetari i qeverise se perkoheshme dhe ish udheheqes i UCK-se; Ibrahim Rugova, udheheqes i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) dhe levizjes se rezistences paqesore; dhe Rexhep Qosja, udheheqes i Levizjes se Bashkuar Demokratike.


Kouchner, perfaqesuesi special i Sekretarit te Pergjitheshem te OKB, kontrollon te gjithe pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv dhe ka te drejte te emeroje dhe shkarkoje anetaret e organizmave te tjere administrativ.


Nje organizem i ri, Keshilli Tranzitor Administrativ i Kosoves, do te veproje si drejtuesi kolektiv deri ne vendosjen e nje sistemi demokratik nepermjet zgjedhjeve. Keshilli perbehet nga tete anetare: kater perfaqesues te Kosoves (Thaci, Rugova, Qosja dhe nje Serb i Kosoves qe akoma nuk eshte emeruar) dhe kater perfaqesues te UNMIK. Keshilli do te mblidhet te pakten nje here ne jave. Vendimet do te merren me shumice votash, dhe Kouchner mund te vendose me voten e tij ne rast barazimi.


Katermbedhjete ministri, si edhe departamente per punet e brendeshme dhe te jashteme, do te raportojne perpara keshillit. Bashkepresidentet, nje nga UNMIK dhe nje nga partite politike pjesemarrese, do te jene ne krye te cdo ministrie. Nje strukture e ngjashme per ndarjen e pushtetit planifikohet te krijohet edhe per pushtetin lokal.


Keshilli Tranzitor i Kosoves do te vazhdoje te jete nje organizem konsultativ, por eshte zgjeruar duke perfshire edhe grupe te tjera me te vogla politike per te siguruar keshtu qe pakicat te kene te pakten nje institucion ku te apelojne dhe qe te ofroje keshillim per ta ne rast nevoje.


Ceshtja qendron ne se Serbet e Kosoves do te pranojne kete marreveshje. Perfaqesues te komunitetit Serb jane takuar kohet e fundit me zyrtare Amerikane ne Sofie. Pas ketyre takimeve, disa udheheqes Serbe kane bere disa deklarata pajtuese dhe kane folur per nevojen e bashkepunimit me Shqiptaret. Megjithese arritja e nje konsensusi te plote ndermjet komunitetit Serb eshte dicka teper e veshtire, eshte e rendesishme per projektin e Kouchner qe te pakten udheheqesit kryesor politik ta mbeshtesin ate.


Edhe Shqiptaret nuk kane arritur nje konsensus te plote ne mes tyre. Disa parti te vogla, si Partia Parlamentare e Kosoves, e kane hedhur poshte marreveshjen. Ndersa tre firmataret Shqiptare te cilet kontrollojne skenen politike ne Kosove jane bindur te pranojne oferten e Kouchner per pushtet te limituar dhe pergjegjesi, kryesisht per shkak te gjendjes se rende te sigurise. Partite vazhdojne te mbeten kundershtare, dhe marredheniet ndermjet tyre jane te tensionuara.


Nderveprimi konfuz ne mes gjithe ketyre aktoreve ilustrohet me se mire me perpjekjet e bera per te krijuar nje infrastrukture ekonomike dhe sherbimesh, dhe per te dhene ndihmen baze humanitare. Organizatat Shqiptare, biznesmene dhe individe kane marre nen kontroll pjesen me te madhe te aktivitetit ekonomik, perfshire edhe rindertimin e shtepive te shkaterruara. Edhe organizatat nderkombetare jane te perfshira ne rindertimin e shtepive te shkaterruara, shkollave dhe ndertesave publike krahas shperndarjes se ushqimeve, veshjeve dhe rregullimin e ngrohjes per njerezit te cilet jetojne ne kushte e veshtira.


Nuk ka shifra te sakta, por llogaritet se projektet humanitare nuk kane permbushur as dhjete perqind te nevojave. Ritmet e ngadalta ne zgjidhjen e problemeve thelbesore si ngrohja, komunikimi, siguria e trafikut dhe ajo publike kane kontribuar ne situaten e tanishme anarkike, dhe kane shtuar konfliktet ndermjet Shqiptareve dhe kunder minoriteteve. Me mberritjen e dimrit ne Kosove, u shtuan edhe problemet, dhe UNMIK dhe qindra Organizatat jo Qeveritare (OJQ) rezultuan inefikase dhe te papershtateshme.


OKB ka shpallur nje sere masash praktike te rendesishme, si futjen ne perdorim te markes Gjermane si monedhe zyrtare, vendosjen e detyrimeve doganore dhe taksave per mallrat e importit dhe futjen ne perdorim te targave te perkoheshme per automjetet.


Mungesa e dokumentave personale dhe atyre te udhetimit vazhdon te mbetet nje problem serioz i shume qytetareve Kosovare. UNMIK ka pranuar perkohesisht nje propozim te Beogradit qe qeveria Jugosllave duhet te leshoje dokumenta identifikimi dhe udhetimi me nje procedure te pershpejtuar. Eshte ngritur nje kioske ne nje zone te mbrojtur mire, ku perfaqesues te qeverise Serbe ne Prishtine mund te leshojne dokumente personale dhe pasaporta. Por partite politike Shqiptare e kane kundershtuar kete eksperiment, dhe vetem disa qindra qytetare e kane shfrytezuar kete mundesi per tu pajisur me dokumenta. Administrata e Kouchner eshte ndodhur nen presion per te marre persiper ceshtjen e dokumentacionit dhe per te leshuar dokumenta te pranuara edhe nga OKB ne New York.


Administrata e OKB po perballet me veshtiresi serioze ne sqarimin e statusit ligjor te disa ndermarrjeve komerciale. Pritet qe bisedimet rreth statusit ligjor dhe pronesise se Telekomit te Kosoves dhe kompleksit te minierave te Trepces ne Mitrovice te jene te ashpra.


Trepca eshte nje problem i vecante sepse nje pjese e mire e instalimeve te prodhimit jane te vendosura ne anen Serbe te qytetit te ndare artificialisht. Per me teper Beogradi ka shitur me perpara nje pjese te mire te Telekomit te Kosoves dhe Trepces dy firmave Greke dhe Franceze, duke i bere bisedimet rreth statusit te tyre akoma edhe me te nderlikuara. Gjithashtu, pas vitit 1990, shume biznese dhe fabrika ne Kosove jane shkrire me kompani ne Serbi.


Ndoshta sprova me e madhe teknike per administraten e Kouchner ishte dhenia e te drejtes kompanive te huaja te telefonise se levizeshme. Rrjeti ekzistues, i cili mbulon vetem nje pjese te Kosoves, eshte ne pronesi te kompanise Serbe, Mobitel. Telekomi i Kosoves dhe UNMIK rane dakort per te ndertuar nje rrjet paralel te telefonise se levizeshme. Telekomi i Kosoves vendosi qe ndertimi i rrjetit duhet ti jepej kompanise Gjermane, Siemens. Por UNMIK vendosi per kompanine Franceze, Alcatel.


Ekspertet vendas e kishin konsideruar marreveshjen me Siemens si me te miren. Ne baze te kontrates me Alcatel nje pjese e madhe e te ardhurave te siguruara do te shkojne ne Monaco, ku do te krijohet qendra e komunikacionit, ndersa Telekomi i Kosoves do te perfitoje vetem nje pjese te vogel te te ardhurave.


UNMIK perdori autoritetin e tij ekzekutiv per te shmangur keto kundershtime dhe ja dha kontraten Alcatelit. Drejtori i Telekomit te Kosoves, i cili nuk pranoi te nenshkruante kontraten, u zevendesua me ane te nje dekreti. Telekomi i Kosoves dhe shtypi i provinces nisi nje sulm te ashper ndaj UNMIK duke e akuzuar ate per arrogance dhe qendrime favorizuese, duke sugjeruar gjithashtu se kombesia e Kouchner e ka bere ate te favorizoje firmen Franceze Alcatel.


Pervec ndertimit te nje force policore efektive dhe rindertimit te sistemit juridik, shtimi i frymemarrjes se aktivitetit ekonomik eshte teper i rendesishem per te shtuar te ardhurat e administrates se Kosoves dhe ne kete menyre per te zvogeluar varesine nga ndihmat e huaja. Kouchner eshte shprehur qarte se ai nuk ka mandatin per te krijuar nje Kosove te pavarur. Por procesi i veshtire i shkeputjes se ekonomise dhe administrates se Kosoves nga juridiksioni Jugosllav vazhdon ta coje provincen ne drejtim te nje entiteti shteteror vete-administrues.


Shkelzen Maliqi eshte shkrimtar ne Prishtine dhe nje bashkepunetor i vjeter i IWPR.