Rambouillet Dhe Pas Saj: Kontradiktat E Kosoves

Kosova, ashtu si edhe Bosnja, ka qene ne pikpamje te ndryshme nje kurth qe Perendimi i ka ngritur vetes. Zgjidhja e kontradiktave ne qendrimin e tij duhet te jete hapi i pare ne cuarjen perpara te procesit te paqes.

Rambouillet Dhe Pas Saj: Kontradiktat E Kosoves

Kosova, ashtu si edhe Bosnja, ka qene ne pikpamje te ndryshme nje kurth qe Perendimi i ka ngritur vetes. Zgjidhja e kontradiktave ne qendrimin e tij duhet te jete hapi i pare ne cuarjen perpara te procesit te paqes.

Friday, 26 February, 1999

Diplomatet Perendimore shpresojne se ajo qe tani po quhet « procesi i Rambouillet » do te rezultoje ne nje fare marreveshje qe do ti jepte Shqiptareve te Kosoves nje autonomi me te gjere. Por edhe ne se nje marreveshje me se fundi arrihet, ajo do te lere ceshtjet kryesore te konfliktit te pazgjidhura. Ashtu si edhe ne rastin e marreveshjes se Dayton per Bosnjen, nje formule komplekse e perfshirjes se Perendimit per stabilizimin e konfliktit mbulon kontradiktat ne qendrimet e tyre.

Keto kontradikta, ashtu si edhe ne Bosnje, kane qene ne nje fare menyre nje kurth qe Perendimi i ka ngritur vetes. Problemi kryesor ka qene mungesa e vendosmerise. Kosova ka qene konflikti me i parashikueshem gjate kesaj dekade, megjithate gjate tere periudhes se gjate krizes Jugosllave asaj i eshte kushtuar vemendje minimale.

Vecanerisht, aktoret ne rajon kane humbur shanse per te inkurajuar qendrime politike alternative pergjithesisht brenda Serbise por edhe ne mes te Shqiptareve te Kosoves. Mungesa e ndonje perpjekje serioze per ndermjetesim qe prej kohes kur Beogradi i hoqi me dhune autonomine Kosoves ne vitin 1990, ka bere qe pozicionet politike dhe emocionet e komuniteteve Shqiptare dhe Serbe te te behen gjithnje e me te ashpra.

Ndersa Miloshevici vazhdonte ta luante Kosoven si karten e tij kryesore te nacionalizmit, si krahu radikal ashtu edhe ai i moderuar i Shqiptareve te Kosoves ne menyre unanime mbeshtesnin pavaresine. Shume vezhgues e quajne perjashtimin e plote te Shqiptareve nga bisedimet per paqe ne Dayton si fillimin e radikalizmit te tyre te dhunshem. Me vone, edhe pasi dhuna shpertheu ne pranveren e vitit 1998, Perendimi vazhdoi te hezitonte, ndonjehere duke bere kercenime te ashpra, dhe here te tjera duke minimizuar dhe duke mos denuar sulmet Serbe ndaj Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK).

Problemi i dyte ka qene konceptual dhe ligjor-dhe po aq i demshem. Me shkaterrimin e Jugosllavise socialiste, Perendimi ju dha pavaresine te gjitha republikave ne kuadrin e federates te cilat e kerkuan ate : Sllovenia, Kroacia, Bosnja, dhe Maqedonia. Edhe Mali i Zi (popullsia 600,000 banore), republika akoma e lidhur me Serbine ne kuader te Republikes Federative te Jugosllavise, tashme po e kerkon me maturi pavaresine, dhe po inkurajohet qetesisht. [Shih « Beogradi kunder Podgorices: Nje Lufte e Ftohte e Re, » nga Ljubinka N. Cagorovic, Balkan Crisis Report, No.1] Statutsi i te gjitha republikave ishte percaktuar nga kushtetuta Jugosllave e 1974.

Nen kete kushtetute, Kosova kishte pothuajse te njejtat te drejta si zonat e tjera. Por si nje koncesion qe ju be ate kohe ndjenjave Serbe-Kosova (dhe nje rajon tjeter, Vojvodina) u quajten « provinca », te cilave thjesht u mungonte e drejta teorike per tu shkeputur. Perendimi e pranoi plotesisht kete ndryshim, dhe si rrjedhim e quajti pavaresine e kosoves jo si ndryshimin e nje kufiri te vjeter te brendshem te Jugosllavise ne nje kufi nderkombetar (sic ndodhi me republikat) por si nje « riberje » te vete kufijve nderkombetar. Ndryshimi eshte teper i rendesishem: pare si nje konfirmim i kufijve ekzistues, pavaresia e Kosoves mund te prezantohej si nje faktor stabiliteti dhe jo konflikti te ri. Por ky skenar kundershtohet nga shtete te tjera, si edhe nga organizatat nderkombetare te krijuara nga shume shtete, si psh OKB dhe Bashkimi Europian, te cilet perballohen me te njejtat ceshtje.

Ne kete menyre, edhe Kosova ngeci ne baltovinene e Bosnjes : Ne se Kosova mund te fitoje pavaresine, disa realiste pyesin pse mos ta fitojne edhe Serbet dhe Kroatetne territoret brenda Bosnjes? (Per nje shembull te mire rreth kesaj, shih komentin e Thomas Friedman botuar ne New York Times te dates 5 Shkurt, ku ai kryesisht komenton deklaratat e Lord David Owen, ne www.nytimes,com.) Ketij argumentimi i mungon nje konsiderate e rendesishme : Keto « territore etnike » nuk kane qene bazuar ne njesi politike te mepareshme dhe kufi ekzistues, por u formuan gjate luftes se viteve 1992-1995 nepermjet genocidit. Por kjo pike perdoret si nje rast negativ, per te mbeshtetur argumentat kunder pavaresise se kosoves.

Frika per nje shtrirje te mundeshme te konfliktit ne Maqedonine fqinje-e cila gjithashtu ka nje popullsi te madhe Shqiptare-dhe implikime te mundeshme ne Shqiperi, Greqi, Bullgari dhe ndoshta edhe ne Turqi kane bindur Washingtonin dhe Londren te mos i perkrahin plotesisht kerkesat e Shqiptareve. Por mund edhe te argumentohet se paqja ne Kosove-nuk ka rendesi se me cfare flamuri-do te kontribuonte me shume per demokracine dhe stabilitetin ne Maqedoni, sesa konflikti ne nje Republike Federative Jugosllave sovrane.

Pra politika Perendimore mbeshtet qellimet humanitare te Shqiptareve por ne te njejten kohe mbeshtet fuqishemqellimet politike te Miloshevicit per te ruajtur sovranitetin e Jugosllavise. Ky qendrim kontradiktor ka inkurajuar dhene te metejeshme nga te dyja krahet. Gjithashtu gjate gjithe vitit 1998, politika Perendimore mbeti e bllokuar-perseri si ne Bosnje. Ashtu si edhe ne konferencen per shtyp ne mbyllje te Rambouillet, ministrat Perendimore shpesh me gjysem zeri fajesojne « te dyja palet » --ndersa vrasjet vazhdojne. (Te dyja palet kane qene te dhuneshme, por dhuna Serbe eshte shume me e ndryshme.)

Ne nje te ardhme, Serbia eshte e bindur se do ta humbin Kosoven. Disa vezhgues ne Beograd besojne se Miloshevici tashme eshte bindur per ta hequr qafe Kosoven-dhe Shqiptaret e bezdishem per te-dhe vetem po perpiqet qe te marre cmimin me te larte, perfshire edhe ripranimin ne OKB dhe institucione te tjera nderkombetare. Sikur te duroje edhe disa bombardime te NATO-s vetem sa do te rriste edhe me teper kredencialet e tij patriotike.

Puna e koheve te fundit ne fushen diplomatike-te pakten Serbise dhe ndermjetesueve nderkombetar-duket se perjashton zyrtarisht pavaresine. Por ajo i ofron Shqiptareve te Kosoves nje hap te madh perpara ne kete drejtim, dhe disa argumentojne se kjo eshte praktikisht pavaresi por pa i vene emrin e vertete. (Shih Robert M. Hayden, « Shteti si Nocion Ligjor », Permbledhja Konstitucionale e Europes Lindore, Vol.7 No.4, Vjeshte 1998, www.law.nyu.edu.eecr.)

Nje rezultat praktik i Rambouillet ishte zgjerimi i atyre linjave te formuluara nga Ambasadori Amerikan ne Maqedoni Christopher Hill, ne nje dokument projekt marreveshje masiv prej 85 faqesh. Por detajet kryesore pothuajse jane te njejta. Ndersa detajet e forcave Serbe, Shqiptare dhe dislokimit te forcave nderkombetare akoma po diskutohen, ne kuader te cdo marreveshje te mundeshme, do te jete e sigurte se do te vendoset nje pakesim i trupave ushtarake dhe policore Serbe brenda provinces. Detajet e kontrollit Shqiptar mbi ceshtjet ekonomike dhe ceshtje te tjera te rendesishme per qeverisjen kane qene objekt mosmarreveshjesh te medha, por krijimi i nje Administrate te kosoves, perfshi ketu edhe nje Gjykate Konstitucionale te forte, do te ishte nje hap i rendesishem. Po keshtu do te ishte edhe nje mbeshtetje e mundeshme Perendimore per nje UCK te ritrainuar dhe te riformuar si nje baze per nje force sigurie te ardheshme. Ne rast se Beogradi i ka pranuar keto linja, atehere ministrat e Grupit te Kontaktit mund te kene te drejte te thone se ata kane fituar autoritet te rendesishem mbi provincen. Por a do te mund te vazhdoje mbeshtetja e Perendimit per autonomine ?

Kontradiktat do te mbeten, dhe sidomos kur konflikte te reja, ndarjet politike dhe kriza te tjera do te godasin gjate javeve te fundit, ato do te dalin akoma me ne dukje. Si Beogradi edhe Shqipttaret do te shikojne perfitime ne se e shtyjne Perendimin te zgjedhe, sidomos ne mes te sovranitetit te Jugosllavise apo pavaresise, por edhe per shkallen e vertete te disponimit te Perendimit. Pra hapi i pare i Perendimit per ta levizur procesin e paqes perpara do te ishte zgjidhja e kontradiktave ne mes tyre dhe qendrimeve te ndryshme.

Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv i IWPR.

Frontline Updates
Support local journalists