Projekt Ligji Per Zgjedhet Ne Bosnje Nxjerr Ne Dukje Difektet e Dayton

Projekt Ligji per zgjedhjet ne Bosnje ka nxjerre ne dukje disa nga difektet e Marreveshjes se Dayton dhe ka rezultuar ne shtimin e thirrjeve per ndryshimin e marreveshjes se paqes nga grupe te cilat deri me tani kane qene perkrahesit kryesore te saj.

Projekt Ligji Per Zgjedhet Ne Bosnje Nxjerr Ne Dukje Difektet e Dayton

Projekt Ligji per zgjedhjet ne Bosnje ka nxjerre ne dukje disa nga difektet e Marreveshjes se Dayton dhe ka rezultuar ne shtimin e thirrjeve per ndryshimin e marreveshjes se paqes nga grupe te cilat deri me tani kane qene perkrahesit kryesore te saj.

Partite jo nacionaliste te opozites ne Bosnje kishin mbeshtetur shpresa te medha ne ligjin zgjedhor te vendit te tyre, duke besuar se ai do te permbante nje nxitje per moderim dhe ne kete menyre do te ndihmonte shanset e tyre elektorale. Megjithate, keshtu si eshte hartuar ai, ky ligj duket se le per te deshiruar, kryesisht per shkak te difekteve te Marreveshjes se Dayton.


Projekt ligji, i cili eshte fruti i punes prej nje vit e gjysem ndermjet nje ekipi prej gjashte Boshnjakesh dhe 3 eksperte te huaj te thirrur nga Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), do te paraqitet se shpejti ne parlamentin e Bosnjes.


Robert Barry, kryetari Amerikan i misionit te OSBE, ka kerkuar miratimin e shpejte te ligjit duke thene se aprovimi i tij eshte nje parakusht per pranimin e Bosnjes ne Keshillin e Europes. Por ai po shikon se projekt ligji perballet me shume kundershtime nga drejtime te ndryshme dhe se keto kundershtime po shkojne deri aty sa te kerkojne ndryshimin e Marreveshjes se Dayton.


E vendosur pas tre jave bisedime intensive ne bazen ajrore Wright-Patterson ne Dayton, Ohio ne vitin 1995, marreveshja e paqes se Bosnjes eshte nje dokument kompromisi i cili u perpoq te balanconte pozicionet e Serbeve te linjes se ashper, Muslimaneve (Boshnjake) dhe Kroateve dhe pergjithesisht konsiderohet si nje bibel.


Shume prej 11 anekseve te tij nuk jane zbatuar dhe partite nacionaliste ne pushtet kane penguar zbatimin e seksioneve te konsideruara kunder interesave te tyre, por deri tani, ajo eshte mbeshtetur ne menyre te vazhdueshme nga opozita jo nacionaliste.


Problemi per partite jo nacionaliste te Bosnjes eshte se projekt ligji duket se e ben procesin e zgjedhjeve shume me te komplikuar pa arritur te tejkaloje mangesite e sistemit ekzistues, sepse ka shume mundesi qe votat te jepen sipas linjes se perkatesise etnike.


"Projekti i ligjit te ri elektoral nuk respekton te drejtat baze te njeriut," tha Zlatko Lagumdija, udheheqes i Partise Social Demokrate (SDP). "Te gjithe banoret nuk kane te drejte te votojne ne te gjithe Bosnjen dhe kjo eshte nje shkelje e Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut."


Problemi kryesor eshte kushtetuta e Dayton sipas se ciles Presidenca Boshnjake do te perbehet nga tre anetare, nje Boshnjak, nje Serb dhe nje Kroat, dhe se votuesit e regjistruar ne Federate mund te votojne vetem per nje Kroat ose nje Boshnjak, ndersa ata te regjistruar ne Republika Srpska, pavaresisht nga origjina e tyre etnike, mund te votojne vetem per nje Serb.


Lagumdija eshte perpjekur ne menyre intensive te binde zyrtaret nderkombetare ne Bosnje dhe thote se SDP do te perpiqet te fuse ne parlament projekt ligjin e saj elektoral.


Megjithate, projekt ligji, perfaqeon nje perpjekje per tu dhene nje shtytje partive te moderuara. Per shembull ai permban, lista te hapura te kandidateve ne zgjedhjet lokale dhe vote preferenciale ne nivel presidencial, masa te cilat konsiderohen si ne avantazh te te moderuarve, te partive te opozites.


Nga keto masa, votimi preferencial eshte ndoshta ndryshimi me radikal nga ligji ekzistues, meqenese ai lejon votuesit te rendisin kandidatet si zgjedhje e pare, e dyte, e trete, dhe keshtu me rradhe, dhe i detyron kandidatet te fitojne perkrahjen e shumices absolute te elektoratit ne menyre qe te zgjidhen. Perkrahesit e ketij sistemi thone se ne se ky do te ishte zbatuar ne zgjedhjet e kaluara, Biljana Plavsic, zgjedhja e preferuar e Perendimit per Presidente te Republika Srpska, ndoshta do te kishte fituar ndaj ultra nacionalistit Nikola Poplasen.


Ashtu sic pritej, Partia Muslimane e Veprimit Demokratik (SDA) ne pushtet u ankua se projekti eshte kunder kushtetutes, ndersa partia ne pushtet kroate boshnjake e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) tha se ligji vinte ne rrezik ekzistencen e Kroateve ne Bosnje.


Keto dy parti, si edhe disa te tjera, kane shprehur gjithashtu shqetesimin se listat e hapura ne zgjedhjet lokale do ti bejne fletet e votimit shume te medha dhe te komplikuara per shkak te numrit te madh te kandidateve per asamblete e shumta lokale, megjithese zyrtare te OSBE-se thone se ata do te bejne cfare eshte e mundur qe kjo te mos ndodhe.


Deri me sot, vetem koalicioni qeveritar Sloga i Serbeve te Bosnjes ka qendruar i heshtur rreth projekt ligjit. Zyrtare te OSBE-se thane se ata besojne se udheheqesit e Sloga akoma po e analizonin dokumentin duke llogaritur efektet e tij te mundeshme.


Mediatori i larte nderkombetar i Bosnjes, Perfaqesuesi i Larte Wolfgang Petrich, tha se projekti ishte "nje projekt i mire ballancuar dhe i menduar mire" duke shtuar: "Askush nuk do te jete nje qind per qind i kenaqur, por kjo eshte natyra e ketij veprimi."


Zyrtaret nderkombetare i pranojne difektet e projektit te tyre te cilat ata ja atribuojne te metave te kushtetutes Boshnjake dhe Marreveshjes se Dayton. Nje nga ekspertet e huaj te OSBE-se, Francois Froment-Meurice, e ka pranuar se projekti i propozuar bie ne kundershtim me Konventat Europiane, por theksoi se ai duhej te ishte i atille ne menyre qe te mos binte ne kundershtim me kushtetuten e komplikuar te Bosnjes. "Ne nuk na pelqen shume ajo," tha Froment-Meurice, duke shtuar se pa ndryshuar kushtetuten Boshnjake dhe Marreveshjen e Dayton "ne nuk mund te shkojme me larg".


"Kjo eshte me te vertete me e mira qe mund te benim ne kuadrin e Dayton," ka thene nje diplomat perendimor i cili ka ndihmuar ne pergatitjen e projektit.


Projekti mund te permiresohet ne rast se Gjykata Kushtetuese Boshnjake do te ndryshoje kushtetuten sipas konventave nderkombetare, tha diplomati. Anketime te koheve te fundit te kryera nga OSBE tregojne se tre grupet etnike kane mendime te ndryshme rreth kesaj ceshtjeje: rreth 70 per qind e Muslimaneve e mbeshtesin idene, por ndermjet Serbeve dhe Kroateve te Bosnjes perqindja e atyre qe e mbeshtesin kete ndryshim eshte vetem rreth 30 perqind.


"Me kalimin e kohes, Marreveshja e Dayton do te duhet te ndryshohet dhe te permiresohet," tha nje nga udheheqesit e opozites Serbe te Bosnjes, Mladen ivanic, ne nje interviste te koheve te fundit me IWPR. Megjithate ai e pranoi se procesi do te jete i ngadalshem dhe i veshtire.


Perfaqesuesi i Larte Petrich ka gjithashtu pushtetin per te vendosur rregullimet e nevojeshme te kushtetutes, por duket se nuk ka shume mundesi qe ai te beje dicka te tille nga frika e destabilizimit te situates ne Bosnje, tha diplomati.


Perfundimisht, Marreveshja e Dayton do te mund te ndryshohet vetem ne se dhe kur te tre grupet etnike te Bosnjes te bien dakort per keto ndryshime. Megjithate, partite nacionaliste ne pushtet nuk e konsiderojne ne interes te tyre te ndryshojne mekanizmin kryesor qe i mban ato ne pushtet. "Eshte nje kapje klasike," thote diplomati perendimor.


Zgjedhjet bashkiake ne Bosnje, te cilat jane planifikuar per ne Prill 2000, do te zhvillohen sipas ligjit elektoral ekzistues. Megjithate, ligji i ri duhet te vendoset perpara zgjedhjeve te ardheshme kombetare, te cilat jane caktuar te mbahen ne Shtator 2000.


Janez Kovac eshte nje pseudonim per nje gazetar nga Sarajevo. Edina Becirevic eshte nje gazetare e Slobodna Bosna.


Support our journalists