PROBLEMI I DESHMITAREVE QE MUNGOJNE

Perse disa zyrtare te rendesishem Amerikane te perfshire ne perpjekjet nderkombetare per te zgjidhur krizen e Kosoves nuk jane perfshire ne listen e deshmitareve ne gjyqin ndaj Millosheviqit?

PROBLEMI I DESHMITAREVE QE MUNGOJNE

Perse disa zyrtare te rendesishem Amerikane te perfshire ne perpjekjet nderkombetare per te zgjidhur krizen e Kosoves nuk jane perfshire ne listen e deshmitareve ne gjyqin ndaj Millosheviqit?

Wednesday, 12 June, 2002

Ambasadori William Walker, i cili ka drejtuar Misionin e Verifikimit ne Kosove, KVM, do te jete kete jave i pari zyrtar Amerikan i cili do te deshmoje ne gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviqit – dhe ndoshta edhe i fundit.

Walker eshte i vetmi zyrtar Amerikan ne listen e te ashtuquajturve “deshmitare nderkombetare” te paraqitur nga Geoffrey nice, kryetari i ekipit te prokuroreve.

Ne periudhen e mbuluar nga akuza per Kosoven, Walker ka qene drejtues i KVM-se. Deshmia e tij do te pasohet nga ajo e Gjermanit Klaus Nauman, drejtues i komitetit ushtarak te NATO-s ndermjet viteve 1998 dhe 1999 – periudhe e cila ka koinciduar me pershkallezimin e krizes ne Kosove. Ai do te pasohet nga Wolfgang Petric nga Austria, perfaqesuesi i Bashkimit Europian ne bisedimet e Rambujese dhe te Parisit ne Shkurt dhe Mars 1999. Me pas do te jete rradha e Knut Vollebaek nga Norvegjia, ish drejtues i misionit te OKB-se ne Kosove, UNMIK.

Nga deshmitaret nderkombetare, tre Britanike tashme kane dhene deshmite e tyre – Lord Ashdown, Gjeneral Karol Drewienkiewicz dhe Kolonel Richard Ciaglinski – dhe nje Kanadez, Gjeneral Michel Maisonneuve. Te gjithe ata i kane rezistuar me sukses pyetjeve te Millosheviqit.

Por te gjithe pyesin se ku jane zyrtaret Amerikane te cilet kane qene ne krye te perpjekjeve diplomatike, politike dhe ushtarake te perendimit per te zgjidhur krizen e Kosoves. Te pakten tre zyrtare, te cilet kane luajtur nje rol te madh ne kete periudhe, cuditerisht nuk figurojne ne listen e deshmitareve.

I pari eshte Ricard Holbrooke, ish ambasadori Amerikan ne OKB dhe nje nga ndermjetesit kryesore nderkombetare ne bisedimet me presidentin Jugosllav ne periudhen me te rendesishme ndermjet Tetor 1998 dhe Mars 1999.

Prokuroret dhe gjykatesit padyshim do te donin te degjonin shpjegimet e tij lidhur me bisedimet qe ai ka pasur me Millosheviqin ne sallonin presidencial ne Beograd. Dhe i pandehuri ndoshta do te donte te paraqiste versionin e tij te fakteve te ketyre takimeve. Holbrooke ka thene se ai do te ishte i gatshem te deshmonte ne gjykate – nese lejohej nga autoritetet Amerikane.

Deshmitari i dyte qe mungon eshte Christopher Hill, ish ambasadori Amerikan ne Maqedoni i cili eshte perpjekur te ndermjetesoje bisedimet ne mes Beogradit dhe Shqiptareve te Kosoves ne fund te vitit 1998, dhe perfaqesuesi Amerikan ne bisedimet e Rambujese dhe Parisit ne pranveren e vitit 1999.

Deshmia e Hill mund te hedhe drite mbi faktin nese Beogradi ka qene aq i interesuar ne nje zgjidhje politike sa thote Millosheviqi, apo nese Beogradi ka bere sikur bisedonte nderkohe qe pergatiste nje ofensive ushtarake – duke “ftuar NATO-n per nje nderhyrje ne shkalle te vogel” sic ka thene prokuroria dhe disa nga deshmitaret.

Me ne fund, por jo me pak i rendesishem eshte Gjenerali Wesley Clark, ish komandant i forcave aleate ne Europe ne kohen e nderhyrjes se NATO-s ndaj Serbise.

Clark ka vizituar Beogradin disa here per te paralajmeruar presidentin Serb per ate qe do te ndodhte nese ai nuk pranonte nje zgjidhje paqesore ne Kosove. Deshmia e tij do te ishte edhe me e rendesishme per aresye se mbrojtja e Millosheviqit eshte e ndertuar mbi theniet se Shqiptaret nuk jane debuar por jane larguar nga shtepite e tyre per shkak te “agresionit te NATO-s”. Ish udheheqesi ka insistuar gjithashtu se shumica jane vrare jo nga plumbat Serbe por nga bombat e NATO-s.

Prokuroria ka heshtur per sa i perket mungeses se ketyre deshmitareve. Megjithate, disa gjera mund te merren me mend pas shpjegimeve te Nice para gjykates per sa i perket problemeve me “deshmitaret e nenit 70 te rregullores” – e quajtur keshtu, sepse ne rregullat e procedures, numri 70 ka te beje me ceshtje te cilat nuk mund te thuhen publikisht.

Nice ka shpjeguar qe paraqitja e deshmitareve ne baze te nenit 70 duhet te behet pas arritjes se dy marreveshjeve ndermjet Zyres se Prokurorise, OTP, dhe qeverise se deshmitarit, ose “organizmit per te cilin punon”. Marreveshja e pare duhet te behet per te lejuar deshmitarin te deshmoje, ndersa e dyta per te lejuar ate te vije ne Hage. Nice eshe ankuar se ne fakt keto nuk mund te quhen marreveshje, “sepse qeverite dhe organizmat mund te vendosin te gjitha kushtet qe deshirojne”.

Nice ka thene se qeverite e deshmitareve kishin ngulur kembe per vendosjen e disa kushteve te cilat nuk mund te pranoheshin nga ekipi i prokuroreve.

Ai ka thene se problemi kryesor ka qene dhenia e masave te sigurimit per deshmitaret, dhe ndersa ai nuk ka specifikuar se cfare do te perfshinin keto masa, ai ka thene se ai ai dhe as ekipi i prokuroreve nuk kane qene te gatshem te pranonin keto kushte. “Per kete aresye, per momentin keta deshmitare nuk mund te thirren,” ka thene ai.

Nice nuk ka permendur asnje nga emrat e deshmitareve te mundeshem. Por duke pasur para sysh emrat e deshmitareve te cilet mungojne ne listen e paraqitur nga prokuroret, ka mundesi qe keto kerkesa per masa sigurie te mund te shpjegojne aresyen se perse Walker mund te jete i pari dhe i fundit zyrtar Amerikan qe do te marre pjese ne gjyqin ndaj Millosheviqit.

Ambasadori Ealker perben nje perjashtim sepse ai nuk ka punuar per qeverine Amerikane por per Organizaten per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, e cila ka organizuar KVM-ne.

OSBE deri tani ka dhene shume nga ish zyrtaret e saj per te deshmuar ne gjyqin ndaj Millosheviq. Deri me tani para gjykates jane paraqitur kater verifikues te KVM-se te drejtuar nga Ealker te cilet kane pershkruar zhvillimet e krizes ne Kosove nga Tetori 1998 deri ne fillimin e sulmeve ajrore me 24 Mars 1999.

Te kater deshmitaret kane folur rreth atyre qe ata kane pare kur kane shkuar per te verifikuar se cfare kishte ndodhur ne fshatin Recak nje dite me pare.

Millosheviq thote se zbulimi i me teper se 40 kufomave te civileve ne Recak ka qene nje “loje” e kurdisur nga Walker. Ish drejtuesi Jugosllav ka thene se ajo nuk ka qene nje “masaker civilesh” sic e ka quajtur Ealker, por te vraret kane qene “terroriste” te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK.

Millosheviq ngul kembe qe fjalet e Ealker per masakren kane qene nje pretekst i pergatitur per te justifikuar “agresionin ushtarak Amerikan ndaj Jugosllavise” dhe sulmet e NATO-s. Per kete aresye, Walker duhet te pergatitet per nje seance te veshtire pyetjesh nga Millosheviq.

Ealker do te jete nje nder deshmitaret e fundit te cilet do te deshmojne mbi ngjarjet ne Recak. Javen e kaluar jane paraqitur pese deshmitare – tre fshatare te cilet kane qene deshmitare okular, nje prej te cileve i ka shpetuar vdekjes, ish komandanti i UCK-se Shukri Buja, dhe detektivi i policise Britanike Ian Hendrie.

Me 16 Janar, 1999, se bashku me verifikuesit, Hendrie ka ekzaminuar skenen e krimit dhe ka fotografuar plaget ne trupat e te vdekurve, perfshire edhe koke te prera, heqjen e organeve te brendeshme, demtime te pazakonta te syve dhe djegie pas veshit te shkaktuara nga goditje me arme zjarri nga nje distance e afert.

Buja ka thene para gjykates se 47 nga njerezit e tij kane qene ne Recak diten e vrasjeve. Ai ka thene se nente jane vrare dhe tete jane plagosur gjate minutave te para te sulmit te policise dhe ushtrise Serbe ne oret e para te mengjesit, ndersa pjesa tjeter e ushtareve te UCK-se jane shperndare dhe jane terhequr ne pozicione te tjera disa kilometra me larg.

Buja ka thene se ata jane kthyer pas perendimit te diellit per te marre trupat e shokeve te tyre dhe i kane varrosur ata ne nje fshat tjeter. Ai ka thene se civilet e vrare jane lene aty ku ishin – dhe pikerisht aty i kane gjetur Ealker dhe verifikuesit e tij te nesermen.

Megjithate, Millosheviq ngul kembe qe Walker ka drejtuar te gjithe kete plan dhe kete jave do te kete mundesine ta paraqese teorine e tij perpara vete ish drejtuesit te KVM-se.

Nuk eshte e qarte nese Millosheviq do te kete ndonjehere mundesine te takohet me pjesemarres te tejre te “komplotit te madh Amerikan” ndaj Serbise, sic i ka pershkruar i pandehuri ngjarjet e diskutuara ne sallen e gjyqit. Sic ka thene edhe Nice, per momentin ata “nuk figurojne ne listen e deshmitareve”.

Mirko Klarin eshte redaktor i vjeter i IWPR-se ne gjykaten e krimeve te luftes dhe kryeredaktor i Agjensise se Lajmeve SENSE.

Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists