Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Pritet Te Filloje Nje Raund I Ri I Luftes Se Ashper Politike Sipas Menyres Se Vjeter Shqiptare

Shpresa e Perendimit - se nje brez i ri do te sjelle normalitet ne skenen politike Shqiptare - eshte shkaterruar. Ne fakt, te medhenjte jane rikthyer perseri ne skene, por kesaj rradhe mosmarreveshjet e njohura mund te kene pasoja rajonale.
By Fron Nazi

Shqiperia eshte rikthyer dy hapa prapa ne nje kohe qe shume njerez kishin shpresuar se e kishin lene pas njehere e mire.


Me rizgjedhjen e Sali Berishes si Kryetar i Partise Demokratike (PD) dhe Fatos Nanos si Kryetar i Partise Socialiste (PS), Shqiperia ka treguar edhe nje here botes se ajo e ka te veshtire te njerre mesime nga e kaluara.


Shume analiste besonin se ngjarjet e ketyre viteve te fundit kishin diskredituar imazhet e te dy ketyre udheheqesve ne menyre te pariparueshme. Berisha kishte preferuar me mire te linte vendin te zhytej ne nje lufte civile, se sa te jepte doreheqjen ne 1997 pas renies se skemave te investimeve "piramidale"; Nano ishte larguar per ne Maqedoni per te shpetuar jeten pas "mini grusht shtetit" te deshtuar te PD ne 1998.


Shumica e njerezve mendonin se ata do te zevendesoheshin nga dy teknokrate pak me teper se tridhjete vjecar, gjate zhvillimit te kongreseve respektive te partive te tyre kete muaj. Ata ishin gabuar. Genc Pollo, 35 vjec, i cili u perpoq te sfidonte Berishen, u dorezua dhe terhoqi kandidimin e tij dy jave me pare, ndersa Kryeministri i tanishem i PS Pandeli Majko, 33 vjec, u largua nga posti drejtues i tij ne parti nga Nano ne nje seance te zhvilluar gjate gjithe nates ne kongresin e partise se tij duke gdhire dita e Hene.


Ndersa po duken shenjat e zgjedhjeve te parakoheshme deri nga Marsi i vitit 2000, shume njerez frikesohen nga pasojat qe do te kete rikthimi i mosmarreveshjeve politike si macja me miun, mbi ekonomine e dobet te vendit, dhe se rremujat mund te shtrihen edhe pertej kufirit ne Kosoven fqinje, ku eshte planifikuar mbajtja e zgjedhjeve lokale per ne Pranvere.


Fushatat e Nanos dhe Berishes per udheheqjen e partive te tyre respektive permbanin nje premtim per reformimin e partive te tyre te vjetra sipas standarteve perendimore. Por qe te dy ata perdoren sulmet personale per te penguar fitoren e kundershtareve te tyre te rinj, duke perdorur miqte e tyre ne media per te ngritur akuza te pabaza dhe te paverifikuara ndaj tyre.


Ne syte e perendimit keto sulme ishin nje gje e ulet; por per shume Shqiptare akuzat e tyre indirekte per tradheti dhe korrupsion duket sikur kane dale nga librat shkollore te Stalinit per marrjen dhe mbajtjen e pushtetit.


Pollo ishte i pari qe humbi, i akuzuar nga media prane Berishes si spiun Grek pikerisht diten qe ai kthehej nga nje udhetim domethenes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjate te cilit ishin bere te qarta shpresat e Washingtonit per nje agim te re ne politiken Shqiptare. Ai u terhoq duke akuzuar per parregullsi ne zgjedhjen e delegateve per kongresin e partise. "Ne kemi vendosur te mos marrim pjese ne nje proces, rezultati perfundimtar i te cilit eshte i paravendosur," tha ai ne ate kohe.


Majko u akuzua nga Nano - i cili e kishte perzgjedhur ate me pare si pasuesin e tij pasi u detyrua te jepte doreheqjen si usheheqes i partise ne Janar, kater muaj pasi kishte dhene doreheqjen si kryeminister per shkak te trazirave qe pothuaj e rrezuan qeverine e tij - per drejtim te keq te ekonomise dhe per shitjen e ndermarrjeve shteterore. Trazirat u nxiten pas vrasjes se nje prej themeluesve te PD Aem Hajdarit, gje per te cilen Berisha fajesoi mbeshtetesit e Nanos. Nano ka hedhur poshte cdo perfshirje te tij ne kete vrasje.


Rezultati ishte nje vote, jo per cilesite personale te udheheqesve respektive por nje vote kunder kandidateve te tjere.


Majko tha te Henen se ai nuk do te largohej nga posti i kryeministrit megjithese kishte humbur ne parti. "Une deklaroj me bindje dhe vendosmeri se qeveria ime do te vazhdoje deri sa nje ndryshim te jete i nevojshem dhe i duhur," tha ai. TV privat Koha citoi zevendes kryeministrin Ilir Meta te kete thene se qeveria nuk do te jape doreheqjen, por do te "reflektoje per rezultatin e votimit dhe do te beje ndryshimet e duhura".


Megjithate, dy fituesit e medhenj do te gjejne nje skene politike te ndryshuar ne kete vend te vogel me 3.2 milion banore. Ne te kaluaren, betejat jane fituar ne takimi private neper kafenete e Tiranes. Sot, kriza e Kosoves do te thote se politika Shqiptare duhet te luftohet ne nje shesh te gjere.


Si Nano ashtu edhe Berisha kane nevoje per mbeshtetjen e Perendimit, vecanerisht Washingtonit, i cili nuk e ka fshehur se ai parapelqen qe te dy ata te largohen nga skena politike ne vend.


Ne te njejten kohe, si Nano ashtu edhe Berisha e kuptojne se interesi kryesor i Perendimit eshte stabiliteti ne rajon. Kjo do te thote se qe te dy ata do te perpiqen te arrijne te "pranohen" nga figura te tjera rajonale.


Qe te dy do te perpiqen te fitojne perkrahjen e Arben Xhaferrit, udheheqesit te Partise Demokratike te Shqiptareve ne Maqedoni (PDSH). PDSH ka qene ne krye te perpjekjeve per te ruajtur qetesine e Shqiptareve etnik ndersa policia Maqedonase ndaloi me force hyrjen ne vend te Shqiptareve te Kosoves.


Por kyci do te jete Kosova. Nano do te kerkoje forcimin e lidhjeve te tij me Hashim Thacin, kryeministrin e qeverise provizore te Kosoves. Gjate kohes qe ka qene kryeminister ne vitin 1998, Nano ka mbyllur te dy syte ndersa Ushtria Clirimtare e Kosoves pedorte Shqiperine per tu trajnuar dhe per tu armatosur.


Berisha, nga ana e tij, ka refuzuar haptazi te njohe Thacin dhe ka vazhduar si gjate ashtu edhe pas luftes te mbeshtese presidentin "hije" te zgjedhur fshehtesisht, ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bujar Bukoshi, te Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK).


Qe prej renies se Berishes nga pushteti, Rugova nuk ka pranuar te takoje as Nanon as anetare te tjere te partise Socialiste, dhe megjithese ne Shqiperia priti dhe strehoi 500,000 refugjate gjate konfliktit, Rugova ka refuzuar edhe te pranoje dhe vleresoje perpjekjet e qeverise se drejtuar nga Socialistet per te ndihmuar te zhvendosurit.


Ne ndryshim me Tiranen, Prishtina nuk ka pasur mundesi te organizoje zgjedhje te lira dhe te drejta. Gjate dhjete vjeteve te fundit zgjedhja LDK per te drejtuar qeverine ne hije ne Kosove ka qene e bazuar me teper ne deshiren per te kundershtuar regjimin Serb se sa ne strategjite politike apo ekonomike te partive.


Tani nje sere faktoresh te perbashket - dhe ne mes tyre realiteti i perbashket qe te dyja kane nevoje per mbeshtetjen e Perendimit per te mbijetuar - dhe koincidenca e zgjedhjeve ne te dyja krahet e kufirit ne fakt i ka bashkuar Kosoven dhe Shqiperine si nje fare entiteti per here te pare gjate ketyre tetedhjete vjeteve te fundit.


Edhe votuesit e kuptojne kete. Kandidatet qe do te mund te bindin elektoratin se Perednimi, vecanerisht Shtetet e Bashkuara, eshte ne anen e tyre, do te kene nje shans shume me te madh per te fituar.


Influenca ne anen tjeter te kufirit ne Kosove do te luaje edhe ajo pjesen e saj ne fitimin e mbeshtetjes se Washingtonit dhe ne bindjen e votuesve se njerezit e rendesishem jane ne anen e tyre.


Por eksportimi i stilit politik Nano-Berisha ne Kosove vetem se do te rriste temperaturen e nje perplasje te mundeshme qe tashme eshte bere e theksuar ndermjet perkrahesve te UCK-se dhe LDK. Rikrijimi i politikes Shqiptare ne Kosove mund te kete pasoja te renda per stabilitetin ne rajon.


Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.