Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

POLITIKA AMERIKANE PER GJYKATEN NDERKOMBETARE ESHTE JO PRODUKTIVE

Qendrimi i Uashingtonit ndaj ICC kercenon stabilitetin ne Ballkan.
By IWPR

Presioni i SHBA ndaj qeverive te Ballkanit per ceshtjen e Gjykates Nderkombetare per Krime, ICC, po shkakton nje mungese stabiliteti te panevojshem ne rajon dhe po kercenon strategjine afatgjate Amerikane.


Aresyet per kundershtimin e Shteteve te Bashkuara ndaj ICC jane krejtesisht te pakuptueshme nga te huajt. Duket si absurde te mendosh qe ky organizem i drejtesise nderkombetare i ndertuar me kaq kujdes dhe mund nga komuniteti nderkombetar, i mbeshtetur nga 138 vende te tjera dhe nga pothuajse te gjitha demokracite e botes, do te ishte nje forum ku prokuroret anti Amerikane do te nisnin sulmet ligjore ndaj personelit Amerikan duke i akuzuar ata per krime lufte.


Nese SHBA do te merrte pjese ne ICC, ceshtja e Amerikaneve te cilet do te detyroheshin me force te dilnin para drejtesise ne Hage nga prokuroret nderkombetare do te ishte veshtire te imagjinohej, sepse procedurat e ICC jane shume te prirura nga ideja e denimit te personave nga gjykatat e vendeve te tyre: gjykata mund te veproje vetem si nje reserve e fundit nese gjykatat e vendeve respective nuk pranojne te kryejne hetime, dhe te japin nje vendim te drejte.


Qendrimi Amerikan eshte nje paradoks i madh per shkak te rolit te rendesishem te Uashingtonit ne krijimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj gjykatave nderkombetare per krime te kryera ne ish Jugosllavi dhe Ruanda si edhe per Gjykatat Speciale per Sierra Leonen. Dhe eksperienca e deritanishme e ketyre gjykatave nuk le shteg per nje paranoje te tille nga Uashingtoni.


Kryeprokurorja e Hages nuk ka gjetur me vend te nise hetime mbi viktimat civile te shkaktuara nga SHBA ne konfliktin ne Kosove ne vitin 1999, dhe eshte e veshtire te mendohet se si mund te miratohet nje akuze e motivuar politikisht ne sistemin e ICC. Jo vetem qe procedurat e gjykates jane shume rigoroze, por edhe gjykatesit e saj vijne nga 18 vende demokratike, pjesa me e madhe e te cilave jane konsideruar zakonisht si aleate te SHBA, ku kryetari i gjykates eshte nje Kanadez, zevendesit e tij jane nga Gana dhe Kosta Rica, dhe kryeprokurori eshte nga Argjentina.


Shqetesimi i Uashingtonit ne lidhje me gjykaten eshte aq i madh saqe Kongresi Amerikan ka miratuar Aktin e Mbrojtjes se anetareve te Sherbimit Amerikan, ASPA, i cili ndalon cdo ndihme te metejshme ushtarake Amerikane per shtetet anetare te ICC te cilat nuk perfundojne nje marreveshje dy paleshe imuniteti me Shtetet e Bashkuara te Amerikes brenda dates 1 Korrik, 2003. anetaret e NATO-s se bashku me Austriline, Jordanine, Argjentinen, Korene e Jugut, dhe Zelanden e Re jane perjashtuar nga kjo kerkese, dhe shtetet e tjera mund te perjashtohen ne baze te interesave te sigurise kombetare te SHBA. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane perfunduar deri me tani rreth 40 marreveshje dy paleshe me shtetet e tjera. Ekziston shqetesimi se keto marreveshje nuk jane ne perputhje me Statutin e Romes i cili ka krijuar gjykatem sic thote edhe Departamenti i Shtetit. Natyrisht, mbeshtetesit e ICC thone se marreveshjet te cilat jane nenshkruar deri me tani jane ne kundershtim me Statutin e Romes dhe ndoshta do te behen te pavlefshme prej tij.


Bashkimi Europian eshte rreshtuar me vendosmeri ne mbeshtetje te ICC. Nga pesembedhjete anetaret e tanishme te BE-se, njembedhjete jane edhe anetare te NATO-s, dhe per rrjedhim edhe jane te perjashtuara nga shtrengimet e vendosura ne ligjin Amerikan; kater shtetet e tjera jane neutrale te cilat nuk marrin ndihme ushtarake. Nga dhjete vendet te cilat kerkojne te anetaresohen ne BE vitin e ardheshem (tre jane tanime anetare te NATO-s, pese priten te anetaresohen dhe dy jane neutrale), asnje nuk ka devijuar nga mbeshtetja e fuqishme per gjykaten.


Divergjencat ne politike ndermjet SHBA dhe BE kane vendosur nen presion disa shtete ne Ballkan, te cilat ndjejne se jane te detyruara te zgjedhin ndermjet Amerikes dhe Europes. Nga njera ane, pjesa me e madhe e tyre i japin rendesi te madhe ndihmes ushtarake qe kane marre nga Shtetet e Bashkuara. Rumania dhe Bullgaria do te jene ne grupine ardheshem te vendeve te cilat do te anetaresohen ne NATO; Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia shpresojne te anetaresohen me pas. Por te gjitha keto vende gjithashtu aspirojne edhe per anetaresim ne BE, dhe Brukseli e ka bere krejtesisht te qarte se te gjitha vendet anetare, dhe ato qe shpresojne te anetaresohen, do te duhet te mbeshtesin politiken e tij ne favor te gjykates.


Eshte domethenes fakti qe te vetmet vende te Ballkanit perendimor qe kane nenshkruar deri me tani marreveshje te tilla jane ato shpresat e te cilave per anetaresim ne BE jane me prapa fqinjeve te tyre - Shqiperia dhe Bosnje Herzegovina.


Eshte e pamundur te besohet se SHBA do te terhiqnin te gjithe ndihmen nderkombetare nga ndonje vend ne Ballkan per stabilitetin e te cilit SHBA kane investuar kaq shume, dhe te cilat se shpejti shpresojne te anetaresohen ne NATO dhe ne kete menyre te clirohen nga detyrimi per te nenshkruar marreveshjet dypaleshe. Vendet e Ballkanit perendimr jane sidoqofte kandidate me te mundeshme per te perfituar perjashtimin nga ASPA per shkaqe te sigurise kombetare. Kercenimet Amerikane per te nderprere ndihmen e metejeshme ushtarake ndaj ketyre shteteve jane boshe, dhe pothuajse te papergjegjeshme.


Ne Kroaci dhe Maqedoni, kerkesa e SHBA per te nenshkruar nje marreveshje kane shkaktuar nje debat te ashper, ku koalicionet qeveritare te dobta po ndjehen te detyruara te zgjedhin ndermjet SHBA dhe Europes. Megjithate, synimi i deklaruar i politikes Amerikane ne Ballkan eshte inkurajimi i integrimit Europian te rajonit. Duke bere presion mbi keto shtete te vogla per te miratuar traktate dypaleshe prej te cilave ato do te mund te clirohen pasi te anetaresohen ne NATO, dhe prej te cilave ato do te duhet te terhiqen kur te anetaresohen ne BE, Uashingtoni po shkakton nje instabilitet te panevojeshem dhe po demton edhe vete strategjine e tij afatgjate.


Zyrtaret Amerikane dhe Europian duhet te zgjidhin kete ceshtje ne takimin e ardheshem ndermjet SHBA dhe BE, te percaktuar per me 27 Qershor. SHBA duhet te deklaroje se vendet e Europes juglindore do te mund te perfitojne nga ASPA per shkak te sigurise kombetare. Dhe Brukseli do te duhet te deklaroje se cdo marreveshje dypaleshe e cila eshte nenshkruar deri me tani nuk do te konsiderohet kunder ketyre vendeve te cilat sidoqofte jane vetem pak vite larg prej anetaresimit ne BE.


Te dyja palet duhet te premtojne vendosmerine e tyre per te gjetur nje zgjidhje per kete ceshtje ne menyre direkte, dhe jo per t'ia lene kete zgjedhje Zagrebit apo Shkupit. Historia ka treguar se asgje nuk sjell me teper mungese stabiliteti ne rajon se sa mungesa e unitetit ndermjet fuqive te medha. Mosmarreveshjet ndermjet BE dhe SHBA per ceshtjen e ICC jane reale, por ato nuk duhet te lejohen te shkaktojne nje largim nga synimi i perbashket i tyre per te stabilizuar Ballkanin.


Nicholas Whyte eshte Drejtori i Programit te Grupit Nderkombetar te Krizave ne Europe.


As coronavirus sweeps the globe, IWPR’s network of local reporters, activists and analysts are examining the economic, social and political impact of this era-defining pandemic.

VIEW FOCUS PAGE >