POLICIA SERBE AKUZOHET PER FSHEHJE TE PROVAVE

Nje zyrtar i policise ka thene ne Hage se shefat e strukturave te policise kane bashkepunuar me ministra te qeverise per te fshehur ekzistencen e varreve masive.

POLICIA SERBE AKUZOHET PER FSHEHJE TE PROVAVE

Nje zyrtar i policise ka thene ne Hage se shefat e strukturave te policise kane bashkepunuar me ministra te qeverise per te fshehur ekzistencen e varreve masive.

Wednesday, 11 September, 2002

Nje zyrtar i policise Serbe ka thene para gjykates se ish shefa te policise te lidhur ngushte me Sllobodan Millosheviq kane qene pergjegjes per varret masive te Shqiptareve te Kosoves te cilat jane zbuluar ne Serbi.


Pavaresisht ketyre thenieve nuk ka ende asnje shenje qe te tregoje se Beogradi po e ngre ceshtjen e pergjegjesive te policise ne krimet e kryera ne Kosove.


Caslav Boroviq, ka thene para gjykates me 4 Shtator se zyrtare te larte te policise i kane urdheruar ate te gjeje nje vend te pershtatshem per te varrosur rreth 80 burra, grad he femije te vrare ne konfliktin e vitit 1999.


Deklarimi i bere nga Boroviq eshte i pari i cili konfirmon dyshimet rreth perfshirjes se ish shefave te policise Serbe ne krime lufte dhe ne perpjekjet qe kane pasuar per ti fshehur ato.


Deri me tani, asnje procedure penale nuk eshte hapur ndaj asnje zyrtari te tanishem apo ish zyrtari te policise, dhe as nuk duket te kete ndonje shenje per ndryshimin e kesaj politike.


Perkundrazi, disa police te kohes se Millosheviqit duket se gezojne edhe mbrojtjen e autoriteteve te reja Serbe, dhe disa gezojne ende poste te larta drejtuese.


Gjate luftes ne Kosove ne Prill 1999, disa peshkatare vendas kane zbuluar prane qytetit te Kladovos, ne Serbine lindore, nje kamion frigoriferik, i cili kishte ne brendesi rreth 80 trupa te Shqiptareve te Kosoves, brenda ne lumin Danub.


Sipas Boroviq, ish shefi i policise se Bor i ka urdheruar qe kamioni te shkaterrohet ndersa trupat jane derguar ne nje fushe stervitore te policise prane Batajnica, prane Beogradit, per tu varrosur. Urdherat per kete kane ardhur nga ish ministri i brendeshem Vlajko Stojiljkoviq, dhe ish shefi i sigurise publike, Vlastimir Gjorgjeviq, ka thene ai.


Varri masiv eshte zbuluar ne Maj 2001, disa muaj pas renies se regjimit te Millosheviqit. Deri me tani jane zhvarrosur 439 trupa - te cilat mendohet se jane te Shqiptareve te Kosoves te vrare nga trupat Serbe gjate luftimeve te vitit 1999 - nga Batajnica dhe nga disa vende te tjera si Petrovo Selo dhe liqeni Perucac.


Sipas burimeve te gjyqesorit Serb, ne Batajnica kane filluar germime per zhvarrosjen e trupave te tjere. Rreth 30 trupa jane zhvarrosur qe prej zbulimit te varreve te para ne Qershor.


Deshmi te merpareshme te dhena nga nje tjeter zyrtar i policise, Dragan Karleusa, kane treguar se varret masive kane qene rezultat i operacioneve te "spastrimit" ne Kosove.


Karleusa ka thene se urdherat kane pasuar nje takim ne muajin Mars 1999 ndermjet Millosheviq, Stojiljkoviq dhe Rade Markoviq, ish shef i Sherbimit Sekret Serb, RDB. Gjorgjeviq eshte ngarkuar per te zbatuar kete plan.


Vetem nje numer i vogel i trupave te zhvarrosur jane identifikuar deri me tani. Sipas se perditeshmes se Beogradit, Politika, nente nga trupat jane te Shqiptareve te Kosoves nga Suhareka. Te njejtat burime nga sistemi gjyqesor Serb thone se aresyeja kryesore per kete vonese eshte se gjykatat nuk mund te paguajne per analizat e shtrenjta te AND-se, e cila eshte e vetmja menyre e besueshme per te identifikuar viktimat.


Vitin e kaluar, qeveria Serbe ka caktuar nje shume prej 75,000 euro per zhvarrosjen dhe identifikimin e trupave. Por kjo shume ka mjaftuar vetem per mbulimin e kostos se zhvarrosjes dhe rrogat e punetoreve. Llogaritet se vetem per nje analize te AND-se kerkohen rreth 3,500 euro.


Nje laborator i ri modern per analizat e AND-se eshte hapur te Marten me 10 Shtator, ne Beograd, pikerisht per kryerjen e ketyre analizave. Fondet per ngritjen e laboratorit jane dhene nga qeverite e Britanise se Madhe dhe SHBA si edhe nga Komisioni Nderkombetar per Personat e Humbur ne ish Jugosllavi, ICMP.


Ne ndryshim nga procesi i identifikimit, i cili eshte ngadalesuar nga mungesa e fondeve, veprimet per kapjen dhe denimin e atyre te cilet kane kryer keto krime nuk kane filluar ende.


Zevendes prokurori i rrethit te Beogradit, Milan Sarajliq, ka thene per IWPR-ne disa muaj me pare se ata nuk kane ngritur padi ndaj njerezve pergjegjes per vrasjet sepse policia deri me tani nuk ka dhene asnje emer per ndonje te dyshuar. Burime nga sistemi gjyqesor Serb thone se kjo eshte nje "perpjekje e hapur per pengimin e drejtesise".


Analiste ne Beograd mendojne se autoritetet po mbrojne ne kete menyre oficere te larte te policise te cilet kane marre pjese ne konfliktin e Kosoves, sepse ata jane rreshtuar perkrah tyre gjate rrezimit te Millosheviqit.


Lista e veteraneve te Kosoves te cilet ende zoterojne poste te larta fillon me Sreten Lukiq, shef i sigurimit publik - posti i dyte ne hierarkine e policise - i cili ka drejtuar te gjitha forcat e policise ne luften e vitit 1999. Ndihmesi i Lukiq, Boshko Juha, i cili eshte vrare se fundi, ka drejtuar brigaden e policise te Beogradit, e cila ka qene e perfshire ne konflikt.


Disa ish shefa te policise - te cilet i kane mbetur besnik Millosheviqit gjate grushtit te shtetit - jane ndjekur penalisht, por jo per ato qe kane bere ne Kosove.


Per shembull, Rade Markoviq, eshte ne burg per shkelje te autoritetit dhe organizim te nje perpjekjeje per te vrare anetare te opozites Serbe.


Deklarata e Boroviq ne gjykate mund te kete konfirmuar shume dyshime, por sjellja e autoriteteve Serbe jep pak shprese se kjo ceshtje do te zgjidhet ndonjehere.


Balkans, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists