POLICIA MERR PËRSIPËR KONTROLLIN E KUFIRIT NË SERBI
Serbia shënon edhe një përpjekje për të përbushur standardet e BE-së, por pikëpytjet rreth këtij vendimi mbesin.
POLICIA MERR PËRSIPËR KONTROLLIN E KUFIRIT NË SERBI
Serbia shënon edhe një përpjekje për të përbushur standardet e BE-së, por pikëpytjet rreth këtij vendimi mbesin.
Policia serbe kanë filluar marrjen e kontrollit të kufirit në vend nga armata, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit me standardet e BE-së si dhe përforcimin e fushatës kundër kontrabandimit dhe trafikimit të njerëzve.
Por disa analistë kanë ngritur dyshime rreth këtij vendimi, duke nënvizuar se policia nuk është mirë e financuar dhe është e prirur për korruptim dhe se nuk kanë profesionalizmin që ka dëmtuar edhe njësitet ushtarake të pozicionuara përgjatë kufirit.
Serbia është vendi i fundit në Evropë ku ushtria ende mbron kufirin. Praktika e kohës komuniste vazhdoj gjatë qeverisjes së Millosheviqit. Papërvoja, morali i ulët dhe kurrupcioni në armatë ishin indikatorë se kufiri i Serbisë ishte një ndër kufinjtë më të hapur të Ballkanit, ku kontrabandimi i drogës dhe trafikimi i njerëzve ishte shumë i përhapur. Njësiti i posaformuar i policisë kufitare serbe filloj marrjen e kontrollit të kufirit me Serbi nga Ushtria e Serbisë dhe Malit të Zi, VSCG, javën e kaluar.
Operacioni do të zgjerohet në muajt e ardhshëm për të përfshirë edhe shtetet e tjera fqinje.
Serbia ndanë kufirin me Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Bosnen dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë.
Territori i Kosovës, i cili është nën sovranitetin serb (por jo nën kontroll), kufizohet me Shqipërinë. Demilitarizimi i kufirit dhe krijimi i policisë kufitare është një nga parakushtet bazike që Beogradi duhet të përmbush në rrugë drejt anëtarësimit në BE.
Ekziston nevojë urgjentë për tu ballafaquar në mënyrë më efikase krimet kufitare, derisa Serbia është shëndërruar në vendkalim kryesor për shumë trafikues ilegal të gjërave dhe njerëzve nga Lindja e Afërt dhe Azia në Evropën perëndimore.
Ky hap nuk përfshinë vetëm vendosjen e zyrtarëve por gjithashtu implementimin e një sistemi kompjuterik për kontrollimin e vendkalimeve kufitare, të njohur si Menaxhimi i Integruar i Kufirit, IBM.
Ky sistem lejon kalimin më efikas dhe të thjeshtë të njerëzve dhe të gjërave tjera duke ndaluar aktivitetet kriminele.
Krijimi i policisë kufitare dhe sistemi i ri kontrollues është i komplikueshëm dhe i shtrenjtë, prandaj edhe Beogradi kërkojë ndihmë ndërkombëtare.
OSBE-ja ishte aktive në koordinimin e aktiviteteve të bashkësisë ndërkombëtare me ministrinë e brendshme të Serbisë. Zyrtarët e OSBE-së thonë se janë të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit me policinë serbe, strategjinë e tyre të reformave dhe përpjekjet e përkushtuara në krijimin e një shërbimi të ri.
“Ata kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe kanë punuar në mënyrë efikase,” Alessandra manuguera, udhëheqësja e Projektit për Kontroll të Kufive të OSBE-së, i tha IWPR-së. “Brenda shtatë muajve unë kam parë zhvillime të mrekullueshme.”
Manugera shtoj se ende kishte shumë punë për tu bërë. Sistemi i ri do të thotë shumë më shumë se sa ndërrimi i uniformave.
Vendkalimet e vjetra janë në gjendje të dobët, me mjete të vjetra dhe shpesh në mungesë të mjeteve të komunikimit ndërmjet zyrtarëve kufitarë. Por ndryshimet kërkojnë fonde të cilat Beogradi nuk mund ti mbledh me forcat vetanake, prandaj qeveria po mbështetet në ndihma financiare nga qeveritë e huaja dhe organizatat ndërkombëtare.
Donatori më i madh deri më tani është Agjensia Evropiane për Rindërtim, EAR – institucioni i ngarkuar nga Brukseli me menaxhimin e programit ndihmës të BE-së për Serbi dhe Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. “Ne ende do të duhet të mbështetemi në metoda të vjetra tradicionale dhe përvojë, por kjo nuk mund të vazhdoj përgjithmonë. Neve na nevojitet një forcë moderne e policisë kufitare. Unë vetëm shpresoj se bashkësia ndërkombëtare do të mbështesë këtë projekt, pasi që ne nuk kemi fonde të mjaftueshme,“ një zyrtar i lartë i policisë kufitare serbe i tha IWPR-së.
Derisa OSBE-ja thotë se është e kënaqur me pregaditjet e ministrisë së brendshme, të gjitha këto plane varen nga fondet. Nëse ndihmat financiare ndërkombëtare nuk do të sigurohen, atëherë policia mund të dështoj sikurse armata në luftimin e kontrabandës, thonë analistët.
Policia kufitare gjithashtu mund të vuaj nga problemet e njejta sikurse armata pasi që anëtarët e njejtë të njësiteve të shuara ushtarake do të rekrutohen në këtë forcë të re.
Ish ushtarët do të kalojnë nëpër trajnim special, por disa vëzhgues vëjnë në dyshim logjikën e lejimit të trupave të cilët kanë dështuar më parë në ndalimin e kontrabandës, por nën autoritet tjetër.
Për tu siguruar se policët e rinjë të cilët i bashkangjiten forcës së re nuk do të rrezikohen nga korrupcioni i kohës së Millosheviqit, ata do të kalojnë nëpër trajnim special. Për më shumë, OSBE-ja thotë se natyra e integruar i sistemit kufitar do të vështirësoj mashtrimet.
Analistët thonë se kjo është mirë, por nëse Beogradi nuk do të jetë në gjendje të paguaj paga të përshtatshme për rekrutë ata do të bien më lehtë nën ndikim të korrupcionit si në rastin e ushtrisë.
Daniel Sunter është bashkpunëtor i rregullt për IWPR.