PIKAT ILEGALE TE DEPOZITIMIT TE PLEHRAVE DEMTOJNE ZONAT RURALE TE BOSNJES

Nje plan veprimi ka per synim te eleminoje pikat e paligjeshme te grumbullimit te plehrave te cilat po helmojne zonat rurale te vendit.

PIKAT ILEGALE TE DEPOZITIMIT TE PLEHRAVE DEMTOJNE ZONAT RURALE TE BOSNJES

Nje plan veprimi ka per synim te eleminoje pikat e paligjeshme te grumbullimit te plehrave te cilat po helmojne zonat rurale te vendit.

Tuesday, 6 September, 2005

Me vetem dy kazane plehrash dhe asnje pike grumbullimi lokale per plehrat, fshati dikur teper i bukur i Kacuni ne Bosnjen qendrore tani po lundron mbi plehra.


Ndersa kompania lokale e pastrimit te plehrave nuk ka vepruar gjate tre vjeteve te kaluara, fshataret mund ti hedhin plehrat e tyre vetem perpara shtepive apo ne lumin Kozica i cili kalon permes fshatit.


"Une peshkoja atje, por ne lum nuk ka me peshk - vetem qese plehrash, pjese makinash dhe shishe," thote Bescir Agib me nje pamje te merzitur, duke pare nga dritarja ne drejtim te lumit tanime te ndotur.


"Dikur e perdornim ujin e lumit per ta pire - por tani duhet te ruaj me kujdes femijet e mi qe as te mos lahen ne lume".


Agib thote per IWPR se plehrat e fshatit hidhen kudo dhe shpesh digjen ne rruge, duke shkaktuar nje re te dendur tymi e cila mbeshtjell cdo gje. Gruaja e tij ankohet se ajo nuk mund te ndere me rrobat e lara ne ballkon. "Ka shume tym dhe ere te keqe," shpjegon ajo.


Kacuni, i cili shtrihet rreth 30 km ne perendim te Sarajevos, eshte rasti tipik i problemit me te cilin perballen kompanite publike ne Bosnje pas shkaterrimit dhe kaosit qe ka pasuar perfundimin e luftes.


Luginat dhe pllajat dikur te bukura ne Bosnje Herzegovine tani jane te mbuluara nga pikat e paligjeshme te hedhjes se plehrave, te cilat po i shkaktojne probleme te medha autoriteteve te vendit.


Kompanite e sherbimeve publike mbijetojne fale mbledhjes se pagesave mujore per te financuar punen e tyre. Ne qytetet e medha si Sarajevo, Banja Luka apo Mostar, pagesat sigurojne sherbimet baze, por ne zona me te vogla - si Kacuni - keto pagesa nuk sigurojne shumat e mjaftueshme per te mbuluar koston e heqjes se plehrave, furnizimit me uje dhe pastrimit te rrugeve, dhe jo me pastaj per te investuar per pajisje te reja.


Qendra e Promovimit te Shoqerise Civile ne Bosnje Herzegovine, CSPC, pranon se ndersa pastrimi i plehrave ne qytetet e medha kryhet mire, ne zonat rurale gjendja eshte teper e rende.


Analistja per ambjentin e SCPS Larisa Grujiq thote per IWPR se pikat e paligjeshme te grumbullimit te plehrave po shkaktojne tanime ndotjen e burimeve ujore nentokesore te ketyre zonave.


Megjithese ne Bosnje nuk ekzistojne te dhena te sakta per sasite e plehrave te prodhuara, CSPC llogarit se sasi teper te medha plehrash jane grumbulluar gjate luftes se Bosnjes, perfshire materiale farmaceutike nga dergesat e shumta me ndihma humanitare. Por vendi nuk ka mjetet dhe industrine e nevojeshme per shkaterrimin e sigurte te ketyre mbetjeve te rrezikeshme.


Aktivisti ambjentalist Mustafa Omanoviq ka thene per IWPR se rreth 35 ton ilace dhe medikamente kane hyre ne vend gjate luftes, por se vetem tete perqind e ketyre kane qene te sigurta per tu perdorur ne spitale. "Pjesa tjeter ka qene e skaduar, keshtu qe eshte hedhur ne disa pika per grumbullimin e plehrave," ka thene ai.


Ndersa ne Republika Srpska, RS, eshte miratuar vitin e kaluar nje ligj per mbrojtjen e ambjentit, ruajtjen e natyres dhe menaxhimin e plehrave, ai nuk ka filluar te zbatohet ende plotesisht.


Por ne Federate ende nuk ekziston nje ligj i tille - duke bere qe ajo te jete e vetmja pjese e Europes e cila nuk ka nje ligj per mbrojtjen e ambjentit. Autoritetet kane pergatitur disa ligje ne vitin 1998, por zbatimi i tyre eshte ndeshur me shume pengesa burokratike.


Ministrite nga dy entitete, nderkohe, kane rene dakort te pranojne nje Plan Veprimi Kombetar per Mbrojtjen e Ambjentit ne Bosnje Herzegovine, NEAP - i cili eshte pergatitur nga nje komitet koordinues i perbere nga analiste te ambjentit nga RS dhe Federata, dhe eshte miratuar nga Komisioni Europian dhe Banka Boterore.


Bashkekryetari Borislav Jaksiq ka thene se nje plan mbare kombetar eshte teper i rendesishem nese duam vertete te mbrojme ambjentin, duke shtuar se "Bosnje Herzegovina eshte e mbushur me plehra, sepse ajo ka vetem nje pike te rregullt per perpunimin e plehrave - ne Sarajevo".


Programi NEAP do te mbuloje dhjete zona te vecanta aktiviteti, perfshire edhe menaxhimin e mbetjeve te ngurta, dhe mbajtjen nen kontroll te cilesise se ujit dhe ajrit. Plani i veprimit gjithashtu parashikon transformimin e pikave te grumbullimit rajonal ne pika sanitare per grumbullimin dhe menaxhimin e plehrave.


Pothuajse 120 milion euro do te nevojiten per zbatimin e projektit NEAP. Per shkak te fondeve te pakta ne buxhetin e shtetit, te dyja entitetet kane vendosur te zbatojne strategjine ne tre faza.


Komisioni Europian dhe Banka Boterore kane dhene dhjete milion euro per fazen e pare te planit te veprimit, e cila do te filloje te zbatohet ne vitin 2007.


Megjithate, ndersa zbatimi i sukseseshem do te varet nga mbeshtetja e strukturave qeveritare ne te dyja enteitetet dhe nivelin shteteror, vete njerezit ne Bosnje mund te japin nje kontribut te ndjeshem duke i dhene fund hedhjes se plehrave ne lumenjte dhe fushat e vendit.


Srdjan Papiq eshte nje gazetar i pavarur ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists